E enjte, 28.03.2024, 01:19 PM (GMT)

Kulturë

Kabil Bushati: Zhvillimi i arsimit të mesëm në Shkodër

E merkure, 04.02.2015, 07:14 PM


Zhvillimi i arsimit të mesëm në Shkodër, monografi nga Prof.Dr. Njazi Kazazi

Nga Kabil Bushati

Kohët e fundit doli nga shtypi dhe u vu në qarkullim libri “Zhvillimi i arsimit të mesëm në Shkodër” (nga fillimet e tij deri në vitet ’20 të shekullit XX),  shkruar nga Prf.Dr. Njazi Kazazi. Ky libër,  i19-ti në botimet e autorit, ësh/të një punim serioz që tenton të ndriçojë sadopak historinë e traditës së arsimit të mesëm në  hapsirën shkodrane dhe të japë një ndihmesë modeste në njohjen e kesaj tradite të vlefshme.Monografia përmban pesë kapituj kryesor përveç përfundimeve dhe bibliografive.

Në kapitulklin e parë njihemi me shkollat private të drejtuara nga klerikët e besimeve të ndryshme dhe nga të huajt.Kështu janë shkollat turke dhe medresetë, Kolegji Saverjan i jezuitëve dhe Kolegji Papnor. Shqiptarët edhe pas mërgimit  i ruajtën me fanatizëm traditat e tyre në fushën e arsimit shqip.Kështu më 1502, shkodranët që u shpërngulën në Venedik nggritën shkollën për bijtë e tyre që u quajt”Scuola degli albanesi”, me mësues Marin Beçikemin dhe Leonik Tomeun, të dy emra që flasin shumë në historinë tonë për kulturën e tyre humaniste. Kjo shkollë ishte jo vetëm për zejet e ndryshme, por edhe për dije bashkohore.Mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe, por njëkohësisht mësohej edhe gjuha greke dhe latine.

Të befason fakti dhe është shumë domethënëse e dhëna që gjatë shekjvet XV-XVI Shqipëria ka pasur 9 profesorë universiteti në Itali dhe Dalmaci.

Më 1698, në qytetin e Shkodrës na rezulton në bazë të dhënave të deritanishme hapi shkollë filllore Filip Shkodrani.Po kështu më 1745 hapi një shkollë shqipe në lagjen Tophanë Jakë Kolë Kamsi.Në vitin 1830 hapi shkollë me 50 nxenës në Serreq Gegë Kodheli (i quajtur me nofkën Bushiqi meqë ishte tepër i shëmdoshe dhe barkmadh), ku sejcili nxënës paguante nga 2-4 grosh në muaj.E kështu vijojnë me radhë shkollat e Gaspër Benussit, Jakë Tushit, Gjon Shkrumit dhe e italjanit Signor(Shor) Markja.Në Shkodër u arrit që në vitin 1862 të hapet një qendër arsimore për vajza nga Kushe Micja dhe Tereza Bërdica dhe më pas edhe shkolla për vajza e Tina Nikës.Këtu verejmë se sa me kujdes e profesionalizëm i ka mbledhur nepër arkiva shkollat dhe mesuesit profesor Njaziu.Nuk i ka shpetuar asgjë vemëndjes së tij.

Fillimet e shkollës fretnore i gjejmë në vitet 1854-55, athere kur ipeshkvi I Shkodres veproi për të realizuar një evendiment të tillë të rëndësishëm.Kështu u përshtat një shtëpi me dy dhoma në mahallën Gjuhadol, të falur prej atyre njerëzve bamirës katolik.Më 1877 çelet në qytetin e Shkodrës Kolegja Saverjane e Jezuitëve që në vitin 1888 pa frikë mund të quhej një gjimnaz i vertetë.Gjatë jetës së tij ka pasur profile të ndryshmereale, teknike, tregtare, normale, por gjithmonë në epiqender kishte tiparet e gjimnazit klasik.

Që në kohën e Bushatlijvet u hap në Shkodër nga Mehmet Pashë Bushati (Plaku) rreth viteve 1760-70 Mederseja në Lagjen Qafë dhe më vonë pranë Xhamisë së Madhe në Pazar që iu vu emir Medreseja e Pazarit.Më pas kemi mejtpin Ruzhdije Asqerije tek furra e Bejlikut.Shume djem shkodran që mbruan ketë shkollë I vijuan studimet e larta në Stamboll..

Veçanërisht këto shkolla kulmojnë pas Shpalljes së Pavarësisë.Në vitin 1917 u çel liceu i Korçës, më 1923 u hap gjimnazi i Gjirokastrës, më 1924 shkolla tregtare e Vlorës dhe më 1925 u hap gjimnazi i Tiranes.Në këtë kuadër përfshihen edhe shkollat e mesme të rrethit Shkodrës për të cilën bën fjalë kjo monografi.

Gjimnazi “Illyricum” u ravijzua mbi bazën e shkollës fretnore, e cila në vtin shkollor 1920 kishte personel mësim-dhënës: qytetësja 1 drejtor dhe tre mesues, ndërsa fillorja kishte në gjirin e saj 1 drejtor dhe gjashtë mësues.Kohëzgjatja e gjimnazit në fillimet e tij  ishte shtatë vite dhe më vonë në tetë vjet.Po kështu kemi edhe shkollën Normale të Motrave Stigmatine.Edhe programet mesimore janë shqyrtuar me kujdes nga autori i monografisë.

Në historinë e arsimit të mesëm në Shkodër një vend të rëndësishëm zë edhe shkolla Normale.Në zonën e pushtimit austro-hungarez, në Shkodër,  në gusht të vitit 1916,  u krijua Drejtoria e Përgjithëshme e Arsimit, e cila kryente funksionet e organit më të lartë arsimor.Është interesant fakti se në vitin 1917, u derguan në Austri 60 djem shqiptarë dhe 13 vajza, të cilat do të kryenin shkollat pedagogjike.Po ketë vit nis mesimi edhe në shkollën Normale.Në vitin 1922 do të hapej në Shkodër Gjimnazi i Shtetit., për të cilin është shkruajtur shumë.Për këtë gjimnaz janë berë me dhjetra artikuj dhe studime nga gazetarë dhe studiues të ndryshëm, janë bërë me dhjetra kronika dhe telekronika.Të bie në sy fakti se qysh at’herë  u paraqit kërkesa pëqr futjen në planin mësimor të lëndës së  “gjuhës latine”, duke vënë në dukje se është lënda e parë e gjithë kesaj kategorie shkollash.

Padër Gjergj Fishta, në fjalën e përgatitur për të mbajtur në Parlament në vitin 1922 jepte këto shifra:”nga 1120 mesues gjithsej janë pa diplomë 465, me diplomë 67 dhe pjesa tjetër prej 698 mesuesish janë mesonjës besimi. Pra niveli pedagogjik i mesuesvet edhe në ato vite  linte për të dëshruar dhe ishte shqetësim i madh për drejtuesit e at’hershëm të arsimit.Për rritjen e nivelit të mësuesvet ishte preokopacion i vazhdueshëm.

Kështu Luigj Gurakuqi flet për 60 nxënës që do të shkojnë jasht shtetit sipas kësaj ndarjeje:30 do të shkojnë në shkollat normale, 10 do të bënin gjimnaz klasik që të pregatiten për akultete dhe 20 do të bënëim shkollat e mesme të llojeve të ndryshme.

Në këtë kohë nisi botimi i organeve  pedagogjike si Shkolla e re, ”Kumtari arsimor”, ”Revista pedagogjike shqip”, ”Mesuesi”, ”Agimi” etj.Veç artikujvet teorik, perkthime nga pedagog të huaj, vendin kryesor e zinin orët e mesimit të zberthyera metodikisht për lëndë të ndryshme.Njëkohësisht pranë shkollave filluan të ngrihen edhe bibliotekat.Një ndihmesë të madhe dhanë edhe shtypshkronjat e Shkodrës, ajo e franceskaneve dhe e jezuitëvet.

Në radhët e kësaj monografije një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe përparimin e arsimit kombëtar kanë luajtur pa dyshim  mesuesit që kanë dhënë mesim në këto shkolla.Autori i këtij libri ka bërë një punë të lavdrueshme në evidentimin e të gjithë atyre mësuesve që punuan pa u lodhur në përhapjen mesimit shqip.Ata ishin atdhetarë dhe mesues të vërtetë e të pa lodhur.Te tille jane Ismail Anamali, Gaspër Mikeli, Kolë Margjini etj.

Një vend të vacant në këtë libër zë edhe bibliografia që është ndarë në dy pjesë, si botime të veçanta dhe si artikuj të periodikut të para dhe pas çlirimit.Të gjitha janë të vendisura sipas rendit alfabetik.Duke përfunduar më duhet të theksoj se autori i librit Prof.Dr.Njazi Kazazi ka bërë një punim serioz dhe profesional pedagogjik.Duke e falenderuar profesorin në fjalë i uroj atij që edhe në të ardhmen të na japë punime të tilla dinjitoze.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora