E marte, 23.04.2024, 11:42 AM (GMT+1)

Mendime

Ramadan Bozhlani: Kryeministër, shpagueje besimin

E hene, 02.02.2015, 07:45 PM


ZOTRI KRYEMINISTER SHPAGUAJE BESIMIN E POPULLIT

Nga Ramadan Bozhlani

Mu në çastet më të rënda të popullit kur me dhimbje  filluan të shkëputen nga përqafimi qeniet më të shtrenjëta të tij, e që në portofolet e tyre mbanin parat e shtëpive të shitura e disa parat e huazuara  për të marr rrugën e torturushme të emigrimit, një stuhi e rrufeshme buroj nga goja e minstrit serb Jabllanoviç e cila e përshkoj tejpërtej qenien tonë kombëare përmes frazës barbare për nënat nga të cilat ishin ushqyer me gjirin e tyre dëshmoret e kombit dhe ata që u zhdukën pa gjurmë : ju jeni egërsira!

Dhembshuria e kishte gjunjëzuar popullin, i cili me gjysëm force mezi u ngrit për t'ju bashkangjitur protestave me synim të shfronsimit  të ministrit që pati qëndrim çnjerzor dhe të padurushëm ndaj nënave të dëshmoreve.

Populli e duroj mjerimin dhe varfërimin por një fyerje  të tillë poshtruese nga një minister serb që paguhet me parat e tyre nuk e përbiu dot.

Me parulla në duar filluan t'i mbushin rrugët e qyteteve duke brohoritur: jashtë Jabllanovi. Protestat paqësore nuk u ndjen nga pushtetaret dhe kjo mosndjesi e orjentoj popullin të revoltuar drejt objektit qeveritar.

Për herë të parë në historin e pas luftës turma e popullit gëzon simpatin dhe mbeshtetjen morale të shumë politikanëve, historianëve, profesorëve, shkrimtarëve, poetëve, ushtarëve dhe shoqatave joqeveritare të prirur nga Albin Kurti.

Predikimet e kryeministrit dhe të zëvendëskryeministrit për t'i dhën ngjyrim politik turmës së derdhur në qendër të kryeqytetit tingëllojn tepër naive dhe e pa pranuara nga logjika e shëndosh,  dhe këtë mund ta vërtetoni përmes shkarkimit të Jabllanoviçit dhe turma sprapset qetësisht.

Por kjo diplomaci djallëzore për ta devijuar synimin kryesor të turmës së përbër nga pleqët, burrat, grat dhe të rinjët është skajshmërisht mizore, dhe përdoret si preteks për ta justifikuar qëndrimin qyqar.

Më barbare se sa vetë fyerja e ministrit tingelloj deklarata e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit: ne nuk dorzohemi!

Kjo deklarat përndezi zemrimin e popullit sepse u injorua vullneti i tij sovran përball shkarkimit të Jabllanoviçit.

Lapsi i historisë çdo guri që u drejtua në objektin qeveritar, çdo incident dhe çdo plag që u hap në popull dhe në forcat e siguris ia ngarkon ndërgjegjjes së kryepërgjegjësit politik, ai që duhej të ishte kryevizionari dhe parandaluesi i çdo incidenti dhe ta zgjidhte këtë nyje me një formul të thjesht: shkarkimi i Jabllanoviçit.

Isa Mustafa pavarësisht se mbi supe mban mallkimin e tradhëtisë së kualicionit përsëri shikohej me një besim dhe me një simpati nga shumica e popullit sepse kishte shfronsuar paraardhësin e tij i cili administroj Kosovën përgjat tetë viteve të fundit e që si rrjedhoj e instalimit të së keqës, korrupsionit, favorizimit të individëve dhe grupeve e në veqanti të gjashtmujorshit famkeq të paralizës institucionale sot më shumë se 50.000 banor u çbanuan nga atdheu dhe vazhdon emigrimi. Sot Hashim Thaqi është ministër i jashtëm e po ashtu edhe zëvendëskryeministër por shihet si figura më e pa besushme sepse rezultati i punës së  tij është emigrimi. Ndërsa Isa Mustafa ende pa i mbushur njëqind ditët e qeverisjes u çvesh nga rrobat e besimit vetëm për hirë të mos shkarkimit të Jabllanoviçit e që e zymtësoj imazhin e Kosovës sepse ai ishte shkaku kryesor i turmës së zemruar.

Populli e ka fuqin ta përmbys e gjithë ekzekutivin i dashur kryministër, andaj bazohu në vullnetin e popullit dhe shkarko Jabllanoviçin dhe çdo shtet  demokratik do ta justifikon veprimin.

Zotri kryeministër shpaguaja besimin e popullit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora