E merkure, 24.04.2024, 12:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Fjalët pakësohen

E hene, 02.02.2015, 07:41 PM


FJALËT PAKËSOHEN

 

Trevargsh

 

NGA QAZIM SHEHU

 

+++

Sa flas për ty

Fjalët zgjedh,

Ato pakësohen…

+++

Kokërrin breshëri mbi çati,

Çatia dridhet

Si ballë nga mendimet.

+++

Flatrat e mëngjesit

Iu rrëmbyen një pulëbardhe

Deti qante…

+++

Bërryl i rrugës

Është bërë për ndalesë,

Ti i bie mes për mes.

+++

Tunde bishtin,

Bishtin dhe gishtin,

Ranë dhëmbët e çarqeve.

+++

Nuk jam unë që të kërkoj

Është shpirti im,

Dyzohem me tërbim

+++

Me dorë prek qiellin

Në këtë mal,

Lartësinë ul në mall…

+++

Një qen angullin

Për dhimbjen , hapësira

Dot s`e mbledh…

+++

Arra të Kostenjës

Në zhurin e malit,

Ëndërr ulliri.

+++

Kurora ëndrrash.

Nuk gjen asnjë ballë

Fitimtari…

+++

Stinë e lulëzuar

Pranverë,

E njenjta fjalë përherë…

+++

Stërkala dallgësh

Erdhën tek sytë e tu

Freskonin mendimin.

+++

Hare mishi

Në fërkime

Etjesh intime

+++

Ferra dhe ferra

Ferra nëpër këmbë

Gjëmbaçë s`ka..

+++

Ballazi qëndron

Suksesi

S`ta jep çelsin.

+++

Helm i mashtrimit

U ngrit në ajër

Shtëpi në tym.

+++

Vagëllim i mbrëmjes

Si tek Lasgushi

Dridhet në push gushëkuqi.

+++

Zjarr i hënës

Dridhet hapësirës

Dritaret digjen.

+++

Fryj, moj erë,

Blegëro stuhi,

Shfry kundërndjesi…

+++

E dobët mbetet zemra

Duke thirrur çastin

Që nuk vjen…

+++

Ngjyrë e lëkurës

Ngjyer në ëndrra

Enkas për brenga.

+++

Kundroj qiellin,

Kupë të përmbysur

Për mëkatet e tokës.

+++

Kritiku letrar

I bleu fjalët,

Botën zbukurojnë të marrët.

+++

Hijet e agimit

S`i jepen ditës

Me syrin pëlcitës.

+++

Përulësi e qëndrueshme

E masës poshtë,

Gaz pushtetari në aortë…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora