Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Nëse protestat eskalojnë

| E diele, 01.02.2015, 05:53 PM |


NËSE PROTESTAT ESKALOJNË, QEVERISJEN E DOBËT E PROTESTOJNË

Nga Dedë Preqi

Humba e ndjenjës së subjektit njerëzorë në çdo shoqëri demokratike dhe njerëzore eskalon për një qëllim të caktuar, kur njeriu e përjeton vehtën si mjet, apo lodër e fatit të vet në shoqëri. Prandaj, protestat janë zëri i popullit dhe pakënaqësia e tyre ndaj të padrejtave, apo ndryshimit të një gjendje, që mund të ç’faqët  në çdo shoqëri njerëzore, sidomos aty ku dominon poezita jo e mirëfilltë. Edhe pse sot në shoqëritë demokratike, opozita duhet të jetë pjesëmarrëse kyqe në vendimet e qeverisë, në shumë vende të botës demokratike, poashtu edhe në shtetin e ri të  Kosovës, vendimet i merr numri i ulësve në Parlament, që do të thotë se, shpeshherë këto vendime të numrave bien ndesh dhe shkakëtojnë pakënaqësi në anën tjetër të opozitës, sidomos në aprovimet e ligjeve dhe nenëve ligjore, në fuksion të Institucioneve të shtetit.

Një ndjenjë e pakëndshme sot e ka kapluar popullin e Kosovës, dhe kjo ndjenjë bëhët edhe më e tensionuar në kohën e fundit, sidomos me protestat që udhëheqën nga Vetëvendosja, AAK, dhe Nisma, të cilët me të drejtë, apo pa të drejtë protestojnë, duke çfaqur pakënaqësitë e tyre, që ka ngulur këmbë qeveria, mos realizimin e vetëm dy pikave, shkarkimin e Jabllanoviqit dhe aprovimin e ligjit për Trepqën. Përderisa protestat vazhdojnë, autoritetët qeveritare nën udhëheqjen e kryeministrit të vendit, duhet të mirren në konsideratë kërkesat e popullit, apo dialogu në mes poezitës dhe opozitës duhet të jetë i hapur po aq edhe vendime të menjëhershme, sepse zëri i popullatës është më i rëndësishëm se interesat e pushtetit dhe ato politike të çdo vedi.

Në shqetësimet e protestave të rastit po merr pjesë një masë e konsiderueshme e popullit të Kosovës, në mesin e të cilëve ka plot të vjetër dhe të rinjë,  të cilët protestojnë sepse nuk janë të kënyqur me jetën dhe kushtet e krijuara nga një qeverisje e tillë në shtetin e Kosovës. Nuk është i kënaqur fëmija, nuk është i kënaqur nxënësi, nuk është i kënaqur studenti, nuk është i kënaqur punëtori, nuk është i kënaqur pacienti, nuk është i kënaqur asnjë fytyrë e këtij populli, por të kënaqurit janë vetëm korruptorët qeveritarë dhe familjet e tyre.  Dhe akumullimi i revoltës së tyre që prtotestojnë, edhe pse një pjesë e tyre nuk del haptas në protesta, ata protestojnë në heshtje me zemër nga pakënaqësitë e tyre me jetën, prandaj ky vlim i mllefëve duhet të shpërthejë në një mënyrë…

Qeverisja e mëhershme dhe kjo aktuale në start të saj, nuk tregojnë vizione të qarta, që të krijojnë bindje dhe besim për një jetë më të mirë ndaj këtij populli, i cili në shenjë pakënaqësie dhe revolte, e shpreh mllefin e vet me protesta dhe në mënyra të tjera. Kemi plot përvoja të hidhura nga qeverisja e kaluar e mbushur me korrupsion dhe krim të organizuar, por edhe kualicioni në mes dy partive të mëdha të PDK-së, dhe LDK-së, nuk është më shumë, vetëm se një fasadë politike, e cila  aspak nuk ka ndryshime nga udhëheqjet e mëhershme, duke parë se në qeverisje janë njerëzit e njejtë, që nuk mund të ndryshojnë vizionet e tyre, pos ato që kishin më herët. Prandaj, të befasuar dhe shumë të dëshpëruar, kur shohim njerëzit nëpër stacione të autobusave në tërë  Kosovën, ku mbushën për çdo mbrëmje plot autobusa me njerëz që ikin nga ky vend, ikin dhe shkojnë në vende tjera të perëndimit, ku fati i tyre nuk është i qartë, duke kërkuar një jetë më të mirë.

Nuk është befasuese se këto protesta mund të eskalojnë dhe përfundojnë në mënyrë të padëshirueshme, për derisa dëshmojnë edhe skenat e kaluara, dhe nxitja e tyre mund të rritët, kur qeveria nuk ndërmerr masa preventive, në një mënyrë të mundshme për të zbutë situatën, duke krijuar sa do pak kushte më të mira, që revolta e tyre mos të eskalojnë në një mënyrë të dhunshme. E parë nga kjo pikpamje, reagimet nga ana e kryeministrit dhe qeverisë janë të vonuara dhe nuk janë të matura, sepse një kryeministër i vendit dhe kryetari, apo kryetarja e shtetit, nuk ndërmarrin një vendim të prerë, atëherë kur shohin një çrregullim në shtetin e tyre, kush do të thotë se fajet dhe mëkatët nuk bien në kurriz të qeverisë, të cilat e kanë një kosto të madhe materiale dhe politike.

Edhe pse kushtet- janë siq janë: pasojat rrjedhin vazhdueeshëm kur mungesa  e komunikimit të qeverisë me opozitën është shumë prezente, dhe komplekset e ndryshme nga kushtet jo normale, apo të mjerueshme e popullatës kosovare, që mund të japin të kuptosh qartë gjendjen e një populli, të cilët detyrohen të reagojnë, apo të protestojnë në mënyra të ndryshme, por edhe të pa dëshirueshme. Nuk do të thotë se këta faktorë janë jo realë, apo kanë një qëllim të caktuar, sikur që thotë vetë qeveria dhe kryeministri, se këto protesta nuk kanë qëllim tjetër, vetëm kanë përqëllimin e  përmbysjen e qeverisë, kjo nuk është kontestuese, nëse një qeveri nuk është e aftë, apo nuk është në gjendje ti plotësojë në maksimum kushtet e një populli, për një jetë më të mirë, por edhe nëse e kanë atë qëllim të caktuar, kjo është një e drejtë popullore, nëse populli nuk është i kënaqur me një qeverisje të tillë.

Kosova dhe shteti i saj kanë mjaftë punë të tjera për ta rregulluar dhe përmirësuar gjendjen ekonomike, sociale dhe politike të këtij vendi, prandaj këtë vend shumë gjëra të pa nevojshme po e kthejnë mbrapa, dhe humbja e kohës e ka efektin e vet, që këtij vendi po i kushton më të madhe. Dhe,  nëse besimi i popullatës e humbë shpresën për të ardhmën e vet, atëherë edhe të pa priturat e kanë efektin e vet dëshprues dhe destabilizues të një vendi, apo konkretisht të Kosovës, për të cilën bëhët fjalë. Pyetjet që kanë të bëjnë me shkakun e protestave, apo të pakënaqësisë popullore, kurrë nuk mund të përgjigjën dhe definohen me përgjegje jo të matura, sepse kanë të bëjnë me ballafaqimet dhe kuptimin e jetës së një populli, i cili ka një histori të gjatë dhe të vazhdueshme të  vuajtjeve, të cilat nuk kanë të sosur edhe kësaj dite.

Këtë herë, fati i popullit të Kosovës, mvarët nga vetë shoqëria dhe populli shumicë i Kosovës, i cili mund të kërkohet që vetë ta gëdhend fatin e vet, duke vepruar dhe çmuar vlerat e veta universale dhe ato kombëtare. Në fakt,  një gjë duhet të mbetët e qartë se, rinija nuk pret, atëherë kur politika i drejton dhe i rregullon qoshet e veta, por është qështja që ti bëjmë të kuptojnë se jeta ende pret diçka nga ata në të ardhmën e tyre. Dhe ndikimi i menjëhershëm i sjelljes së qeverisë së Kosovës, jo vetëm në këtë rast, por në rastet tjera, në krye me kryetaren e shtetit dhe kryeministrin e vendit, është më shumë efektive se sa ndikimi i fjalëve të kota, të cilat për arsye të jashtme dhe të tjera, gjejnë arsytim, duke ditur se jehona e brendshme është më e arsyeshme dhe më e fuqishme.