Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibrani: Rikujtohen vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka

| E diele, 01.02.2015, 11:44 AM |


Rikujtohen vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka në mënyrë  denjitoze në Gjermani!

Shkruan: Asllan Dibrani

Para  33 viteve  17 Janari ishte dita ma famëkeqe  për shqiptaret, me qe ranë heroikisht nga dora mizore  e Udbës jugosllave vëllezërit Gërvalla  dhe Kadri Zeka. Kjo ditë, edhe se u vranë këta tre  heronj u shndërrua në një ditë  historike   që lindi tre martirë që çdo vit përkujtohen nga  bashkatdhetarët , po edhe ma gjerë,tri figura që nuk do të vdesin kurrë.

Ky aktivitet  i përkujtimit të këtyre martirëve vazhdoj disa vite deri sa u zhvarrosen  nga këtu në Shtutgart për t'i rivarrosur në Kosovë . Fatkeqësisht  idealet e tyre u zbehen kur vet politika aktuale dhe partitë politike i ndanë në Kosovë apo edhe  faktorët tjerë. Këta tre burra të kombit që ranë për idealet e kombit bashkërisht nuk kane merituar një  ndarje pas vdekjes!?... Ata është dashur të  varrosen në varrezat e kombit nëse pretendojmë të jemi të tillë si komb  dhe t'i vlerësojmë   figurat qe ranë për atdheun  e tyre!?Vetëm në Kosovë dhe tek shqiptarët  ka heronj me ngjyra dhe përkujtohen ndaras duke ju humbur edhe vlerat e pa shembullta  tek popujt tjerë...

Një takim i tillë u mbajt edhe me 17 janar 2015 nga SHKSH „Kadri Zeka“  në Nürtingen, në bashkëpunim edhe më KKSH „Bardhosh Gërvalla“ në Ludwigsburg, për nderë të 33- vjetorit të rënies së këtyre 3 heronjve të Kosovës. Në  sallën Stadthalle të Kirchheim- Teck-ut të Gjermanisë, u organizua Akademi Përkujtimore dhe profesionale  e cila plotësonte të gjitha kushtet për mbajtjen e një akademie të mirëfilltë duke i përkujtuar me himnin kombëtar dhe me një minutë heshtje  këta heronj, por edhe tjerët.

Në këtë aktivitet morën pjesë shumë personalitete, intelektual e veprimtarë të përzgjedhur të Mërgatës tonë, nga të gjitha subjektet politike, pa dallim bindjeve të tyre ishin  bashkërisht,  bashkëveprimtarë të heronjve, poetë,  shkrimtarë, oficerë e ushtarë të UÇK-së, reporter lufte, ish të burgosur politik, përfaqësues të Shoqatave, klubeve e shoqërive, si dhe veprimtarë të tjerë të çështjes tonë kombëtare, dhe krejt këta bashkërisht madhështonin këtë Akademi me një unitet që mund të mbetet edhe shembull ma i mirë se në çdo vit paraprak qe edhe kishte ndarje manifestimi.

Përpos disa bashkëveprimtarëve të këtyre heronjve e dëshmorëve, që diskutuan, murrën pjesë dhe diskutuan edhe Konsulli i Republikës së Kosovës me seli në Shtutgrad z.Faket Kajtazi, ndërsa nga Kosova enkas për këtë Akademi kishte ardhur edhe nipi i heroit të Kosovës, Kadri Zekës, z. Zenun Pajaziti, Deputet i Parlamentit të Kosovës. Zenuni, falënderoj z.Xhafer Leci për ftesën që i kishte bërë ai , atij qyshe në verën e vitit të kaluar, në Gjilan, për pjesëmarrje në këtë Akademi Përkujtimore…Zenuni falënderoj të pranishmit  e këtij aktiviteti për pjesëmarrjen dhe nderimin që po ua bënin ata heronjve, si edhe Shoqatën Kadri Zeka për punën e mirë që kanë bërë ata gjatë këtyre viteve…

Në kuadër të këtij aktiviteti u përkujtuan edhe 2 heronjtë  të Kosovës, Enver Hadri e Musa Hoti, si dhe dëshmori, ende i pashpallur hero! Vehbi Ibrahimi.

Në këtë aktivitete ishin mbledhur mbi 400 pjesëmarrës me një program  të shkëlqyer, i pasur, me valle nga trojet tona, ku vallëzonte grupi „Scanderbeg“ nga Freiburg-u,  rapsod, poet e poete me recitime nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, LKSHM…

-Ky program  u përcoll  përmes video-projektorit që shoqëronin mbishkrimet dhe fotot përkrah diskutuesve.  Organizatorët- kryesia e SHKSH- së „Kadri Zeka”,  kishin përgatitur ushqime tradicionale të kuzhinave tona, dhe te servuara për pjesëmarrësit e takimit .

Në kuadër të këtij aktiviteti po sjellim fjalën e rastit që  u mbajt nga nikoqiri, z.Xhafer Leci, Kryetar Nderi i Shoqatës „Kadri Zeka“kushtuar kësaj Akademie.

Fjalë Rasti për heronjtë dhe dëshmorët e mërgatës!

Shoqata Kulturore Shqiptare “Kadri Zeka”, në bashkëpunim me Klubin Kulturor “Bardhosh Gërvalla”, sot na ka  mbledhur këtu në Kirchheim/Teck të Gjermanisë, për të nderuar dhe përkujtuar ata që dhanë vlerat e guximit në mbrojtje të kombit  të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës. Për të nderuar Heronjtë dhe dëshmorët tanë të cilët punuan pa hezitim, organizuan protesta e demonstrata, nëpër metropolet dhe qendrat e rëndësishme evropiane, për internacionalizimin, çlirimin dhe bashkimin kombëtar për  bërjen e Shqipërisë Etnike- Natyrale.

Përkujtimi ynë i përbashkët në këtë Akademi, me pjesëmarrjen e shumë

bashkëveprimtarëve të tyre, sado pak përmbushë borxhin ndaj vëllezërve tanë që na prinin dhe na udhëzonin aso kohe, neve mërgimtarëve, se për çlirimin e tokave tona nga  okupatorët shekullor, duhet të sakrifikojmë duke punuar deri në flijim tonë, që brezat e rijnë të gëzojnë lirinë e atdheut. Një pjesë e synimeve tona të përbashkëta  sot është realizuar me çlirimin e Kosovës .

Edhe ne mërgimtarët si pjesë përbërëse e shtyllës kombëtare jemi përpjekur vazhdimisht dhe kemi dhënë kontributin tonë në forma të ndryshme.

Këtu në Perëndim, kundër shqiptarëve atentatet dhe vrasjet nga UDB-ja Jugosllave kanë historikun nga viti 1981 ,po edhe ma herët . Me 14 maj 1981, në Frankfurt të Gjermanisë, qe plagosur rënd Rasim Zenelaj, i cili mbeti përherë i palëvizshëm.

Ndërsa, viktima e parë e terrorit serb ishte vrasja e Vehbi Ibrahimit, dhe plagosja e gruas së tij, me 10 tetor 1981, në Bruksel të Belgjikës,

Kurse më 17 janar 1982 në Hilbronn - Untergruppenbach të Gjermanisë, nga sigurimi dhe bashkëpunëtorët  serbosllav, u vranë vëllazëritë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka. Sigurimi  jugosllav, vazhdon me vrasjet radhës:

Me 25 janar 1990, në Bruksel të Belgjikës, vritet, Enver Hadri, për të vazhduar edhe me vrasjen, gjegjësisht, mbytjen e Musa Hotit, me 16 janar 2004, po ashtu në Bruksel.

Mërgata jonë ka pasur dhe ka edhe shumë veprimtarë të gjallë, që kanë punuar me përkushtim për çlirimin e vendit dhe populli tonë, të cilët kanë pasur fatin t´u shpëtojnë përndjekjeve për zhdukjen e tyre fizike nga ish bashkëpunëtorët e sigurimit sekret të  UDB-ës.

Dimensioni i dëshmorëve dhe heronjve tanë, ishte i madh. Ata ishin të denjë dhe besnik ndaj atdheut tonë të përbashkët, për atë bashkëveprimtarët dhe populli shumicë u besoi dhe kurrë nuk e tradhtoi idealin e tyre.

Mërgata jonë, në shenjë respekti e mirënjohje, gjithmonë të lartpërmendurve u bëri nderimin me homazhe për çdo vit tek varrezat e tyre në Stuttgart e Bruksel.

Vepra e lavdishme e atyre 6 martirëve të lartpërmendur, pavarësisht bindjeve të tyre ideologjike, ishte burim i sakrificës dhe mobilizimit të shqiptarëve në radhët e UÇK-së, për çlirimin tonë kombëtar prej pushtimit të Serbisë.

Mërgata jonë, atëbotë jo mjaft e arsimuar, kishte shumë nevojë për veprimtarë dhe intelektual të devotshëm të çështje tonë kombëtare, siç ishin Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Enver Hadri, Bardhosh Gërvalla, Vehbi Ibrahimi e Musa Hoti, të cilët në Kosovë kishin lënë familjet, të afërmit, bashkëveprimtarët, dhe kolegët e tyre të shkollës dhe punës.

Për ata 6-të martirë të Kosovës, të cilët ish UDB-ja Jugosllave ua kishte frikën,   janë shkruar shumë  shkrime e  libra.  Po përmendi vetëm disa nga autorët në mërgatë, siç janë: Emin Fazlija,me librin: "Doktori i Maleve të Lira të Drenicës Dardane",  Faridin Tafallari, me librin: " Terror, Dhimbje, Qëndresë ", Halit Elshani, me librin: në dy vëllime: "Çeta e Brukselit", Reshat Sahitaj, me librin: Monografikë “Musa Hoti- shënime, përjetime, kujtime dokumente”,  Antologjia  e autorëve Hasan Qyqalla dhe Neki Lulaj “Trinomi i lirisë”, kushtuar 30 vjetorit të vrasjës së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Lavdi e mirënjohje e përjetshme heronjve dhe dëshmorëve të kombit e përfundoj fjalimin zoti

Xhafer Leci.