Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nexhipi: Evidentimi i disa figurave

| E diele, 01.02.2015, 06:00 PM |


Rast: Zgjedhja e kryeministrit me origjinë shqiptare në Greqi

Evidentimi i vetëm  disa  figurave  të tjera,

  gjakut të tij, me histori interesante

(sipas rendit  alfabetik)

Nga Reshat Nexhipi

Andrea Maluri, i shpallur  hero i Revolucionit grek. Zemra e tij është ruajtur në një kuti argjenti në Ministrinë Detare Greke.

Bubulina (Dhaskarina). Me anijen e saj të madhe, me emrin historik ,,Agamemnon,, luftoi si heroinë kundër forcave osmane në mbrojtje të Greqisë, prandaj, në histori ka mbetur si “Zhan D Arka shqiptare e Greqisë”..

Dhimitër Vullgari, kryeministër, bëri bashkimin e 7 ishujve të Greqisë.

Jakov Tombazi, komandant i flotës, i cili me vëllaun e vet, kishin në dispozicion katër anije, të cilat i përdorën në dobi të kryengritjes greke, 1821, me vetëfinansim. Midis atyre anijeve, njëra ishte aq e shpejtë sa që turqit e quanin “shejta gjemisi”.

Jani Bukura,  ndërtoi teatrin e parë prej guri të Greqisë së Re në Athinë.

Julian Bulku, koreograf i cili kishte marrë përsipër  performancën e përfaqësimit të Greqisë  në Eurovision 2008.

Karolas Papulas, kryetar  i Greqisë, ideoi në fillim të viteve 1980 heqjen e ligjit  të gjendjes së Luftës  me  Shqipërinë, por ky ligj nuk u miratua  ng Kuvendi i Greqisë.

Kiço Xhavella,kryeministër, agjutant i  mbretit grek-Otonit,si dhe  i shpallur hero i Greqisë.

Konstantin Konari. Tregoi aq trimëri të madhe në revolucionin grek sa që Lamartini e quajti gjysmë perëndi. U shpall për hero të Revolucionit grek.

Konstantin Miçopulos, themelues i Muzeut gjeologjik mineral te Universiteti i Athinës etj.

Llazar Kundurioti. Ky, aqë tepër ka bërë për çlirimin e Greqisë, sa që në histori ka mbetur si “Baba i kombit grek”, kurse me rastin e vdekjes, qeveria kishte shpallur zi prej disa ditësh.

Odiseu. Në histori është i njohur si hero legjendar, i krahasuar me Akilin e Trojës, si dhe për gjysmëperëndi.

Teodor Kolokotroni, ishte për një lufte të përbash

kët shqiptaro-greke kundër pushtuesëve osmanë, si dhe për një shtet të përbashkët midis këtyre dy vendeve.

Teodor Pangallos, president, themelues  i Akademi së së Shkencave të Athinës. Hoqi kufirin midis Greqisë dhe Shqipërisë, me ç’rast shumë djem shqiptarë studiuan falas në shkollat e Athinës.

Vasil Tole, kompozitor, hapi garat olimpike në Athi. Opera e tij u egzekutua dy herë, në qershor 2004 në vendin e Olimpit të lashtë.

PS.Vangjel Zhapa, milioner i shquar nga ana e gjirokastrës, i shpërngulur në Rumani, gjatë vitit 1859 inicoi dhe sponzoroi Lojrat e para olimpike moderne, Universitetin dhe Akademinë e Athinës, pallatin e mrekullueshëm “Zappian” në hyrje të  Athinës, i njohur si ,,Stoli ari,, etj.

 

Në vend të përfundimit: Disa vlerësime interesante

 Duke iu referuar kontributit të lartpërmendur, si dhe vlerësimeve që emri Greqisë dhe kryeqendrës së saj janë me rrënjë të fjalëve shqipe, gjë që vlen edhe për   12 perënditë,,greke,, Lufta e Trojës dhe herojt e saj, janë të racës shqiptare, shumë shkencëtarë të huaj dhe tanët, kanë konstatuar këtë që vijon.

Aristid Kola: Greqia një kohë quhej edhe Shqipëria e Re.

Robert D’Angely: “E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip”, debatet në Asamblenë Kombëtare në Naupli, para se të vinte mbreti gjerman Oton I, më 1832, dhe gjatë një dhjetëvjeçarit, bëheshin në gjuhën shqipe, kurse rendi i ditës hartohej në greqisht.

Lamartini: Greqia duhet të cilësohet si Shqipëri. Medi Frashëri: “Gjaku i ri shqiptar rilindi Greqinë e Re” etj.

Ps.Posa mbarova fjalinë e fundit, rastësisht u paraqit në telefon  një i njohuri im, i cili, kur i tregova titullin e shkrimit, lidhur me kryeministrin grek, si me shaka, më tha: ,,Aktualisht, në Ballkan, kemi katër kryeministra,dy nga të cilët janë pro komunistë të erdhur në krye përmes  demagogjisë me premtime megalomane dhe tre kryetarë shteti, të shtatë nga raca jonë, katër  puro-shqiptarë dhe tre me origjinë shqiptare,,. Refuzoi të jetë  konkret, duke u justifiku ar, citoj: ,,Mos i bëjmë lexuesit parazitë, le të vrasin ca edhe ata mendjen,, dhe, mbylli telefonin, duke më lënë edhe mua në pozitën e tyre për të  elaboruar konkludimin e tij, për ndonjë absurd, por për të tjerë   interesant.