E merkure, 24.04.2024, 07:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Mësuesja e Roganës

E premte, 30.01.2015, 08:47 PM


MËSUESJA E ROGANËS

Ese nga Rrustem Geci

Jam e përkushtuar në edukimin dhe mësimdhënien sa më cilësore tek nxënësit, shprehet mësuesja Belgize Hyseni-Kryeziu. Për 15 vjet të punës sime dhe të angazhimit tim në Shkollë Fillore „Metush Krasniqi“ në Roganë, kujtoj se kam bërë atë që duhet bërë. Nxënësit e mi e kanë nxënë kuptimin e ligjërimit, kuptimin e gjuhës dhe shkrimit, dhe kuptimin e vlerave historike dhe kuturore të popullit tonë. Dituritë e thella janë vlera të kohës sonë. Zhvillimet teknologjike në arsim japin shumë mundësi të marrjes së diturive. Nxënësit e mi, thotë Belgizare Hyseni-Kryeziu, e flasin dhe e shkruajnë drejt e bukur, gjuhën e letërsisë, identitetin suprem  të qenies sonë.

Belgizare Hyseni-Kryeziu u lind në fshatin Breznicë në vitin 1974, nga prindërit; babai Hyseni, dhe nëna Elmazja. Belgizare Hyseni-Kryeziu shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan, ndërsa Fakultetin e Mësuesisë në Universitetin e Kosovës, në Prishtinë. Jeta e mësues, këngëtares së talentuar, spikeres dhe moderatores së shkëlqyer, Belgizare Kryeziut, është plotë beteja pune dhe suksesi. Dashuria për shkollën, dashuria për atdheun, dashuria për kulturën e popullit tonë, mësuesen e Roganes, Belgizare Kryeziun, e bëjnë vërtet mësuese të dalluar, dhe të rrespektuar.

Jeta ime me nxënës është bota ku unë krijoj. Thellësitë dhe gjerësitë e diturisë janë të pafund. Fal gjuhës së letërsisë nxënësit e mi, shprehet mësuesja Belgizare Hyseni- Kryeziu, mund të marrin dijet më cilësore për moshën. Për 15 vjet punë që jam mësuese në Roganë, çdo çast me nxënësit unë e përjetoj si çast të parë. Jam krenare për punën që bëj. Shkolla fillore „Metush Krasniqi“ ka 368 nxënës, dhe 35 arsimtarë. Me këtë shkollë e kam jeten time të mësues. Plotë e kam kraharorin me liri, plotë kam kraharorin me Kosovë. Në shkollë këtu ku punojë kemi një atmosferë të mirë kolegialiteti, ku unë ndjehem jashtëzakonisht e nderuar. E ndiejë veten të gëzuar, që shumë nga nxënësit e mi, sot janë studentë nëpër Universitetet e Kosovës. Liria e Kosovës më thotë Belgizare Hyseni-Kryeziu, është mundësi e madhe në arsimin tonë bashkëkohor.

E kaluara jonë nuk krahasohet me të sotmen. Unë shkollën e mesme e kam kryer në Shtëpitë-Shkollë. Kushtet e mësimit atë kohë kanë qenë nën rrethim policor. Por, fal atdhedashurisë të mësuesve për shkollën, dhe vullnetit të nxënësve për më shumë dije, ia kaluam edhe armikut edhe historisë. Mësuesi i Kosovës sot ka planprogramet e Kosovës së lirë, dhe  ligjëron historinë dhe kulturën e popullit tonë me të gjitha vlerat dhe cilësitë e kohës.

Unë jam e diplomuar për pedagoge, por, letërsinë, këngën popullore, dhe folklorike, etnikumin e vendit tim, e kam për zemër, dhe e lëvroj me shumë dëshirë. Jam një çik kurnace dhe pak e druajtur në dëshirat e mia për këngën dhe poezinë. Në Luftën e UÇPBM- së, e tërë familja ime, në Breznicë,  ishte krah dhe pjesëmarrëse me kryengritësit  e Luginës. Në kohën që po jetojmë, tregon mësuesja e Roganës, Belgizare Hyseni- Kryeziu, nuk jam pa ëndërr. Unë i takoj dy shekujve, atij që iku, dhe këtij që jam. Profesioni i mësueses më pëlqen shumë, dhe këtë punë e bëj me pasion.

Në sferën e familjes më thotë Belgize Hyseni-Kryeziu jam e kënaqur; kam dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Bashkëshorti im, Gazmend Kryeziu me profesion është Magjistër i Farmacisë, ai më ndihmon shumë, në krijimin e hapësirës për punë. Unë dhe Gazmendi punojmë pandërprerë me fëmijët. E ardhmëja na do të  ditur. Bija ime, Enisën, dhe biri im, Etniku, janë nxënës të mirë. Fëmijët e mi shprehet Belgizare Hyseni-Kryeziu, përveç mësimeve që marrin në shkollë, ata kanë „marrëdhënie“ të mirë edhe me bibliotekën në shtëpi.

Rogana, ku unë jetoj dhe punoj, më pëlqen shumë. Kushtet për jetë po edhe për punë ( në kushte fshati ) janë të kënaqshme. Rogana nga këdvështrimi im lirik, ka një pamje të pjatës së zgjeruar. Në Roganë, me pak investime mund të krijohen shumë vende për çlodhje, rekreacion, dhe aktivitete sportive. Në kohën e lirë ose mbrëmjeve, vargje të pashkruara ndjekin jetën time të pakënduar.

Në krijimet e mia në poezi fjala mbetet e para. Rogana është fshat i arsimuar dhe me qytetari të formuar. Rogana aktualisht ka  6 doktorë të shkencave, 15 magjistra, 13 shkrimtarë, mjekë, inxhinjerë, farmacistë, profesorë të profesioneve të ndryshme, kompozitorë, pikorë, skulptor, sportistë kombëtar dhe ndërkombëtar, me medale të parë, të dytë, të tretë, pilot, gjeneral, dhe kuadro nga të gjitha profesionet. Në Roganë ka rreth 100 qytetarë me diplomë Universiteti. Fshati Roganë ka  3 mijë banor. E kaluara e Roganës është ende e pashkruar. Në Roganë sot kemi rreth 230 biznese. Ndërtimi i shkollës së re që ka filluar pak muj më parë, është një ëndërr ma shumë për Roganën. Rogana me pamje të pjatës së zgjeruar, është si ( Unazë ) për 11 fshatra të Komunës së Dardanës dhe Komunës së Bujanocit?. Gjatë një shekulli luftë kundër armikut serb, Rogana i dha lirisë së Kosovës, 75 dëshmorë.

Në kohën e lirë, jo rrallë, në mua troket muza, që t´ia hapi dritaren për ndonjë varg të çastit. Në këtë jetë kështu s´i është, dashurisë të gjithë i përkulemi. Jeta i do sukseset dhe kremtimet e saj. Unë lexoj vazhdimisht letërsi dhe shkencë më thotë Belgizare Hyseni-Kryeziu. Jeta në letër, dhe shkronjat e gjuhës në libra, prej kohësh ma kanë marrë gjumin. Sonte mund të shkuaj në fletoren tim; Jam lodhur nga gushtat e zemërimit / dhe nga inatet dashakeqe të pasqyrave/ vetëm vetes pa pasqyre mund  t´ia hapi zemrën / dhe hijeve me hënë dhe yje…



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora