Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Diella

| E premte, 30.01.2015, 06:30 PM |


Kohë e largët më rri afër

 

( cikël me poezi)

 

Nga   Përparim Hysi

 

Këto vargje

 

Këto vargje i kam shkruar në vitin  dymijë e tre
Dhe, në po i përcjell sot, do ta shihni vet pse?
Sado janë shkruar larg, më duken si afër
Asgjë s'ka ndryshuar ( flas veç për të varfër)

 

Të varfër, të ndershëm, të mbushur me shpresa
Që në ditë me diell, iu vra djersa
Liderët ndërrohen: premtojnë mrekullira
Më kot zotohen: zgjatohet "rrëpira".

Dal dhe ngadalë, as po  rritet "djali"

Ja tek del "shënjti" ( faj ka veç djalli)
Vijnë para zgjedhësve me thesin me premtime

Njëzet e pesë vjet: vetëm zhgënjime!

 

30 janar 2015

 

ÇEKU I "BARDHË?!!!"

Kur shpirtin e kishim të tharë
Tamam: SAHARA!
Na u zgjat "Çeku i Bardhë"
Dhe qeshëm  ha-ha!

 

E pamë si oaz ku njomnim buzët e etura
Po "oazi" u tha, si shpresat e vdekura
Dhe, sa zgjatëm buzët mbi këtë "oaz"
Befas, oazi u zhndrrua në mirazh...

 

Vrasja e djersës

 

Nuk ka më pikëlluese se sa vrasja e djersës
Të dhëmb shpirti siç të dhëmb nga një plagë e hapur
Kështu ka ndodhur, qysh pas nëntëdhjetës
Prishëm gjithçka sikur djajtë na kishin kapur.

 

Se, gjasme, kaq lehtë sa i prishnim, do t'i ribënim
Skenaristët e prishjes me premtime mbushur
Tani rrimë e shohim. Zëmë e bëjmë pishmënin
E vramë me duarët tona, mjerisht çdo gjë të bukur.

 

Se ja: ç'po prishim? Po është bërë në diktaturë
( Bëmë sikur e harruam, që u derdh gjak e djersë)

Shih, pa shih: një sy qorr e një vesh shurdh
Skenaristët e prishjes: në "qoshe" duke dhënë "licencë"

 

Plaga rri hapur. E qelbi rrjedh e rrjedh
Tranzicioni zgjat metastazat mbi trupin me plagë
Askush s'e pranon fajin. S'e vesh kush atë "xhaketë"
Ç'politikanë të pështirë! Eh, sa bastardë!

Dhe dalin para popullit veç kur ka votime
Skërrmitin e mallkojnë veç kundërshtarin
Ngjasojnë me kurbatkat( bli: shoshën time!)
Po njerëzit e ndershëm ua njohin surratin.

Nuk venë në votime (açik që nuk i duan)
Shpurat si shpura: ulërijnë pë liderë
Bëjnë premtime: gjasme për popullin vuajnë
Nuk shohin të ndershmit që bythën u kanë kthyer.

KJo është nota që ju meritoni
( Nuk kini pse çirreni: fajin  e ka "kushi?!")
Këtë notë  me zero e shumëzoni
Nga skena politike, është mirë që të mbusheni.

 

Kapardinat  e bardha

Nuk e di pse "disa"   u veshën ma kapardina të bardha
Ata  që na prinin tubimeve për demokraci
Apo ndoshta ushqenin shpresat tona të "mardhura"
Që, mjerisht, mbetën pa u realizuar dhe tani.

 

Si nuk e kuptuan se  veshja është veç një iluzion
Si çdo iluzion është perceptim i deformuar
Kurse ne, tek kjo veshje, pamë një aluzion
U kapëm pas këtij aluzioni dhe asgjë nuk kemi fituar.

 

Pronat

 

Sikur prona të kish shkuar tek pronari,
Ose në fakt dhe, ku s'mundej, kompensim
Në Shqipëri çdo gjë do vinte së  mbari
Dhe jo kështu: Veç "vidhimë".

Se bëmë pronar, ata që nuk kishin pronë
Pronarët e vërtetë: mbetën me gisht në gojë.
Kush qe "Herkul", zaptoi një "rajon"
E  ka me "hipotekë", të "skuqë" me bojë.

Pse të ndodhë kështu? Unë, pronari, pyes.
Pse prona që i takon, mos t'i shkojë të zotit?
Sherre e gjyqe: për faqe të zezë!
Balanca  anon: andej nga të "fortit".

 

Paralliu

 

Unë atij: më vjen rëndë që t'i them: mirëmëngjes!
Se e di mirë: se si u pasurua në këtë kohë të ndyrë.
E them  troç: është marr me gjithçka të zezë
Dhe pasuria e tij ka një erë të pështirë.

Por ja: nuk mendon kështu dikush në pushtet
Dikush? Pushtetari, pra që duhet të jetë i pastër rubin
E shoh me paralliun: pozon ku darkë apo drekë
Dhe tash, për të dy, e  shtoj neverinë.

Se, kur ortakëri bën pushteti me"punën e zezë"
Atëherë, shoqëria, me të vërtetë rrezikohet
Ajo "ortakëri" e pistë, urrjetjen keq ma ndez
Dhe mëria, siç e shihni, tani dyfishohet.

 

* janë shkruar  në janar-shkurt 2003, në Florida. I sjell për lexuesin për të bërë vlerësimin. E kanë humbur a jo vlerën?

 

Tiranë, 30 janar 2015

 

 

___________________

 

"Koka e Shqiptarit"  *

 

(cikël me poezi)

 

Nga   Përparim    Hysi

 

"Koka e Shqiptarit"

 

"Koka e Shqiptarit" është  në Mbrostar-Urë
Ky emër i ka mbetur,sa larg ka qëkur
Lavdia në breza ka ardhur gojë më gojë
Në  shkruaj  këta rreshta, për të do t'ju tregoj.

 

E rrethuan mbrostarakun,- thonë,- tek  kjo kodër
Dhe u bë goxha luftë (tregojnë: nuk qe  e vogël)
- Dorëzohu,-i thërrisnin. Je shpallur fermanli!
Po tërr s'ia bëri syu. - S'dorëzohem,- thosh ai.

 

U nis kohorta që ta zinte atë gjallë
S'dorëzohem,- thosh ai,-se  jam  në Mbrostar.

U vra atje (mes tymit e zjarrit)

Pa mbeti nofka:"Koka e Shqiptarit"

 

Mu  te "Koka e Shqiptarit"

 

Mu te "Koka e Shqiptarit" në një kodër dominuese
Vështroj fushat e Mbrostarit të qendisur me dorënuse
"Dorë e nuses" janë  fshatarët  që punojnë tokat  e tyre
Nuk presin nga "shtetarët nga një ndihmë prej "mrekullie"

 

Zë më ngopet mua syri, tek shoh fushat gjelbërim
Lezetohet krejt "sehiri", zë e rihet shpirti im.
Janë punëtorë bashkëfshatarët,  nuk presin kocka  nga qielli

Ka ndonjë që është "dorëtharë" (për  ata më mbyt helmi)

 

E kanë lënë tokën ndjerrë, e kanë kthyer në shkretëtirë
Zënë e ngrohen në diell, tek i  shoh, nuk ndjehem mirë
Është një tokë aq pjellore, sa  të nxjerrë me faqe të bardhë

Por janë me "gishtadore" ( është e kotë, më tej ta zgjat)

 

Kodrat mbushur me ullinj ( nën ullinj mbushur me vila)

Unë ngazëllej si fëmijë ( mu në shpirt këndojnë bilbila)

Dinë të rrojnë bashkëfshatarët (shkoni i shihnI: si në Zvicërr!)

Nuk hyj tek gënjeshtarët; Në Mbrostar nuk ka më dimër.

 

Dhe në  anën tjetër  është Petova

 

Nga  perëndimi  është Petova, fshati ku më ka rënë koka
Kur hedh  sytë, u hutova: m'u duk e madhe sa bota
Nuk ka ikur kush nga fshati, por janë shtuar plot shtëpi
Pa më shtohet mua malli, pak "lotojnë" sytë mi.

 

Me sy fshatin e pushtoj e më mbetin sytë larg
Çfarë më para të kujtoj (vijnë kutjimet varg e varg)
Nuk kam lënë arë pa shkelur dhe kam bërë plot zarare
Ngashërehem si i "velur" nga ca mbresa miturare.

 

Plot shtëpi janë bërë të reja dhe moderne si Evropë
Me kujtime plot "hejbeja",  zemra dridhet si një zog
Dridhet zemra nga gëzimi, shpirti më  bëhet  behar
Kur më sheh kaq mirë syri, unë rinohem, bëhem djalë.

 

* Koka e Shqiptarit është kodër domnuese në Mbrostar-Ura të Fierit

 

Tiranë, 28 janar  2015

________________

Diella

 

Tregim

 

Nga   Përparim   Hysi

 

Me Artur Bubullimën kishim  mbaruar shkollën  e mesme. Ishim emëruar në punë si mësues, në fshatra të ndryshëm dhe, sado në dy rrethe fqinjë, mbanim vetëm letërkëmbim. Flisnim për punën dhe, të thuash të drejtën, xhëku lëshoheshin hergjele dhe si ata kuajtë pa kapistër, zinim dhe kullotnim në çairet e botës. Epo djemuri hesapi dhe, ende, nuk dinim  se jeta nuk është shesh me lule. Tek sjell në mend, kalimthi, seç mbroçkullisnim me njëri-tjetrin, më bie një grimë buzëqeshje: sikur të kisha mundësi t'ju sillja pasazhe nga ato letrat tona, pa dyshim, që do skuqej dhe Taraskini nga Taraskoni (gjuetar që kish bërë kërdinë në shkretëtirë) dhe unë e Arturi në atë "gjuetinë" tjetër. Epo rrushi i papjekur, ndaj nuk hahet. Na kish gjetur një punë: njëri hidh e tjetri prit. Hidh e prit, po kur thonë nga anët tona " vete katruvja për ujë, por një ditë erdhi pa veshë". Se kështu, si katruves i ndodhi dhe mikut tim, Arturit. Them i ndodhi Arturit, po unë bukën nuk e kam ngrënë thatë. Po gjërat kanë sira. Dhe sot do flas për Arturin.

 

*    *    *

Në fshatin ku qe emëruar, Arturi, pas orëve të mësimit, merrej dhe me vatrën e kulturës në fshat. Fshati kish një dhomë  ku ishte vendosur një radio me vajguri (akoma nuk kishte drita në fshat) dhe aty, tek kjo dhomë  që qe,sa tri dhoma të zakonshme, mblidheshin kooperativistët. O dëgjonin radion, o loznin  ndonjë domino apo shah dhe, kushdo  që donte të lexonte, mund të tërhiqte një libër me të drejtë kthimi. Pra qe si një bibliotekë. Arturi e bënte këtë punë vullnetarisht dhe si jabanxhi që ishte në fshat, kalonte një pjesë të madhe të kohës së lirë atje. Ishte i fundit që largohej dhe, si i ri që qe, ndihesh komod për kohën e lirë. "Ngop sytë", më shkruante. Po unë nuk e haja kollaj atë kokërr ulliri dhe shpoja me bodecin tim të rëndë:- Vetëm sytë apo... Kështu shkruaja në vija të trasha,se kot nuk thonë: miqësia ngjan pa bëhet. Pra, me Arturin qemë shumë shokë, se trapisnim në të njëjtën rrugë. Nuk kish gëzim më të madh se sa kur mbrrinte letra nga ai. Mos kujtoni se shkruanim shkurtër. Jo, Të paktën katër faqe fletore dhe të gjitha me "heroizma" që,  gjykuar me një sy prej të urti sot, nuk ka Don KIshot që të na i kalonte. Ai të tijat dhe unë të mijat.  Si puna e asaj këngës: haa-ha krushqit! Ha-ha nusja!

 

*   *   *

Ndodhi që letërkëmbimi ynë u ndërpre. Unë u shqetësova dhe, sa mbaroi java e mësimit, i hipa makinës dhe sosa në fshatin e Arturit. Sa hyra  në fshat, pyeta për mikun tim. Ai që pyeta, zbriti nga biçikleta dhe më sqaroi:- E kanë marr në burg,- më tha. Aha,- vazhdoi,- është "mera" e madhe ajo e tij dhe nuk "zaptohet" kollaj. Sado që ky i panjohur më foli me "rrotulla", vetëm fjala burg, m'i ngriti flokët gjemb dhe u mbusha me mornica.

Eh, mor Turi,- ngashëreva. Ç' mera "paske zaptuar" dhe të paskan marr brenda! Natyrisht, sado i shqetësuar që qeshë, nuk u largova pa zbërthyer atë rebusin e atij fshatarit me biçikletë. Qeshë mes dy zjarresh:  dhimbja për mikun dhe, nga ana  tjetër, frika për shkakun e vërtetë të burgut. U solla lart e poshtë dhe, tek do kthehesha për në shtëpi, hasa në një njeri të mirë. Ai më hoqi një pjesë të sëkëlldisë. Aha, për atë dhaskalin,e ke fjalën,- zuri të më tregonte ai. Digjo, nashtithi, xhixhan tija. Unë u bëra sy e veshë. Ore,- më tha,- ke dëgjuar ti gjëkafshë pse zihen qentë? Tani sikur po e humbisja pusullën, se edhe ky, sado  më i moshuar se i pari, përsëri po më fliste me rrotulla. Bëra sikur hyra në "ujërat" e tij dhe duke pohuar me kokë,e lashë të vazhdonte. Ti më thuaj se e ke mik dhaskalin. Epo mirë, mik ta kesh se nuk bëri  kiametin,de. Kokoroç ai miku yt dhe nuk mbahej fare. Unë jam "druri" i vjetër dhe më ka parë shumë syri. Epo ça t'i vijmë anës? U sevdallis me një çupë dhe ra brenda.

Po pse,-ndërhyra unë,- ajo çupa mos qe me yll në ballë dhe i mori erzin ky miku im,sa ta marrin brenda. Po jo, mor çun, nuk ma ngjan se është kështu vetëm. E do, të do dhe bitiset ajo punë. Po me këtë dhaskalin tënë, qe ndryshe puna. Ndërsa po thoshte këto fjalë, u mat të nxirrte kutinë e duhanit, por unë nxitova dhe i zgjata një "Partizan".
"Druri i vjetër" njëherë nguroi, por unë ngulmova dhe, për ta ndezur pak muhabetin, i thashë:- Kobure kanë të tërë, po të vret kush e nxjerr i pari? U mund  nga "qokaime" dhe vazhdoi. I kish zënë pritë Diellës dhe në një "fshehuri" po e puthte. Ma tha këtë emër "Diell", sikur unë ta dija kush qe. Po mirë,- ndërhyra unë,- ndoshta dhe kjo, Diella, e ka dashur?! Epo aty ta kam sevdanë dhe una. Diella po puthej, or mik, por ke parë sikur ta kish prurë shejtani, na proftas aty, befas, i vëllai, Peçoja. Ou,- bërtiti qyja,- moj Diellë ç'është ky turp që na bën si familje? Ai, miku yt, ra si miu në çarg. I mbushi a nuk i mbushi poturet, nuk e di dhe nuk e kam zanat të gavnjej una, por sa për Diellën, po të ftej deri në një.

Peço,- brriti qo. Më zuri me zor!!!

Me zooor,- ulëriu Peçoja. Mirë, i dha dum: ti, Diellë, nisu  për  në shtëpi, se me këtë kam punë vet. Kur tha kështu, edhe mua po më binin djersë të ftohta. Miku, pa e prishur terezinë, tek tymoste, vazhdoi. Peçoja as që e zuri mikun tënd me dorë, po drejt e tek i plotfuqishmi. Ky, i fundit, thirri dhe Diellën. Bëri proces -verbalin dhe drejt e në apsanë. Tani e more  vesh. Dale, ka dhe më. Sot është e shtun ndajnate. Të hënën, miku yt, del në gjyq. Atje ndahet shapi nga sheqeri. E falnderova "drurin evjetër" dhe, sikur vet të isha në apsanë, mednoja për mikun tim. E vendosa. Nuk do shkoja në mësim të hënën, po drejt  e në sallën e gjyqit. Nuk isha i zoti ta ndihmoja mikun tim, por, të paktën, duke më parë atje, ta kuptonte që isha me të.

 

*     *    *

Kisha mbrritur me kohë në qytetin e tij dhe, sa u hap gjykata, pashë shpalljen. Emri i mikut tim në shpallje akuzohej si tentativë për seks me përdhunë. Bobo!- mendova. Dielli ngroh dynjanë, po Diella ta bëka kurrizin më të butë se barku. Kur erdhi ora, hyra në sallë dhe, ndërsa miku im fytyrën e mbante ulur, unë i dola ballas si për t'i thënë se nuk je vetëm.

Kur filloi gjyqi, sytë mbaja andej nga do shfaqej Diella. I pari u mor në pyetje miku im, i cili ngulmoi se e donte dhe qe gati që ta merrte për grua. Peçoja dhe ata të tijët, lëshuan një mërmërimë që shprehet jo vetëm urrejtje, por dhe të etur për hakmarrje .

Dhe ja tek u thirr Diella Ndoni! Ajo u rrëfye ballas me mikun tim. Unë harrova se ç'e priste mikun tim, por në një vështrim, kalimthi, thashë:- Për këtë  lloj "Dielli", hallall e bëj burgun. Ky qe veç një çast, se mezi prisja akuzën ndaj mikut tim.

- Pa na trego pak,- foli prokurori,- si të kish zënë pusi ky njeri i çthurur dhe ç'ndodhi më tej?

- Asgjë nuk ka ndodhur,- foli ajo. Unë e dua Arturin dhe e akuzova pa të drejtë nga frika e timvëllai, Peços.

Siiiiiiiii,- ndërhyri gjykatësi. Ju kini dalë vet në takim dhe nuk ju ka  zënë me zor.

-Po, zoti gjykatës,- tha me guxim Diella. Unë gati po fluturiaj nga gëzimi. Diella qenka diell. Arturi