E marte, 30.11.2021, 06:36 AM (GMT)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Komani është krejt pasuri

E premte, 30.01.2015, 08:55 PM


SHTYLLAT PËR RRYMË  DHE GJYKIMI I PATSCH PËR KULTURËN NË VERI

Nga Gëzim Llojdia*

1.

Në disa këndvështrime,  Komani është krejt pasuri. Rryma nga hidrot, liqeni ujorë  dhe më tej endet nëntoka si pasuri e lashtësisë. Ditët e fundit lindi edhe polemika.

Shtyllat për rrymën nëpër luginë. 4 gjithsejtë  me këto të dhëna: (AP17-AP20)dhe thuhet se kanë 50 m lartësi. A duhet të kapërcejnë këtë sit arkeologjik  telat ?Fusha elektromagnetike  do ti bjere sipër sitit arkeologjik. Një pasuri  e jetës arbërore ku diagrami i rrahjeve të zemrës  së këtij siti duhet të këputet , nga  linja e rrymës.

A shikohet mundësia e ndonjë devijimi. Ndërkaq vetëm qëllimin e  dimë. Linja 400 kV duhet bërë, mirëpo a nuk duhet bërë pa prishur sitin arkeologjik, konkretisht zonën B.

Thirrja. Mos është britma e njerëzve,  që si zë  gjumi për këtë pasuri. Thirrja mos është, që pavetëdijshëm u lëshon shpirti, dhimbje për mos rrënimin definitiv të një qendre të madhe në të ardhme, një park?Formula që përsëritet nga zyrtarët është :zona e mbrojtur me ligj,  që në vitin 1963,  është vetëm Kalaja e Dalmacës dhe nekropoli – tregon se cila është zona që nuk duhet prekur dhe cila është ajo që me përkufizim,  lejon ndërhyrje. . , mirëpo potencial arkeologjik  besoj se shtrihet dhe në zonën B. Nëse aty hynë linja, pra shtrihen telat dhe vendosin shtyllat , ajo shprehen specialistë të energjetikës,  pengon  zhvillimet mbi sit me metoda moderne. Nëse përmbi këtë sit përshkojnë telat.  Në të vërtetë një vargëzim dantesk do të përbënte ngjyrën e saj :Lasciate ogni speranza voi chentrate”. d. m. th , ju që hyni këtu lani duart nga çdo shpresë. Mirëpo e shqiptarizuar do të mund të thuhet :ju që shkoni këtu në këtë zonë, lani duart nga ardhmëria e tij. Ende fshehur edhe nën   dëborën e kësaj toke. Në errësirën e nëntokës ka thesare të jetës arbërore.

Një lutje do të ishte mirë për zyrtarët:Ngrehuni nga kjo ëndërr. Nesër, ç’do të ndodh? Arkeologët presin nga nëntoka e Komanit. Si pritja, si  ardhja e mëmës. Lotë-gëryer. Në kohë të kohës. Në rrugë të hënës. Në rrugën e mugëtirës. Argjendi i hënës, shtrohej. S’rrëzonte vetëm hirin. Me sytë e përlotur. Ne me e pabesinë, me këmbët e veta në greminë. Pra nesër do të jetë vonë kur. E vdekur,  në dimër. Shkretinë. E baltosur krejt udha. Rrugët  u mbyllën. Udhëtimet u fshinë. Sytë të ngrirë. Shkëmbinj të vdekur. Diamante fshehur. Zgavra të kafkës. Stalagmite në hapësirë. Duke menduar shumëzimin në stinë. Me mugullim sythesh. Pikëllim muzgu me trishtim. Për atë Zot nuk duhet të ngjas kështu. Shqyrtimi më i saktë, është  Kultura e Komanit duhet të rrojë ,  është materia  e jetës arbërore. Frymëmarrja e jetës arbërore.

2.

Apo është,  ajo çfarë shumë njerëz besnikë kanë besuar,  që ajo të jetë për shekuj me radhë: Nëntoka jonë -një mrekulli? Është mese e natyrshme,  mese e vërtetë ,  që disa studiues dhe shumë historianë mendojnë se nëntoka jonë është krejt vendpasurish  nga vendbanimet e hershme ilire- arbërore?

Kështu gjykoi edhe Patsch. Në verën e vitit 1923. Profesori i Universitetit të Vjenës Karl Patsch,  një ndër historianët ,  që ka njohur dhe vizituar disa nga qendrat arkeologjike shqiptare. Në atë vit është gjendur në Tiranë dhe sipas gazetës :”Shtypi” ,  ka kontribuar mjaftë për organizmin e muzeut kombëtar. Duke ju referuar kësaj ngjarje siç ishte ngritja  e muzeut kombëtar ,  Patsch ka dhënë për reporterin   e gazetës një intervistë. Historiani i njohur sjell fakte dhe dokumente të reja për historinë e këtij vendi. Patsch shprehet për të kaluarën e lashtë dhe shumë të ndryshme. Gazeta :”Shtypi” e  Diel 3 qershor 1923. Muzeu kombëtar. Karl Patsch e ka vizituar vendin tonë shumë më herët. Ai ka shkruar edhe libra. Bisedim me  Z. Karl Patsch , thotë ky medium.

-Z. Doktor Karl Patsch profesor i Universitetit të Vjenës,  që gjindet përkohësisht ndër ne për organizmin e muzeut , sado që është tepër i zënë me punë e mundohet nate e dite na bëni nderin të na dëftonte  në një bisedim të gjatë, programet e Muzeut Kombëtar.

Profesor Patsch me atë mirësi që i dallon njerëzit e naltë,  na thanë ndërmjet të tjerave.

Ja edhe referimi i Dr Karl Patsch :Shenjat e Lumnisë në Veri:Shqipëria ka pas kohë të kalueme , shumë të lashtë e shumë të ndryshme. Shenjat e kësaj janë ruajt edhe sot shifen nadej këtej mbi tokë , nën tokë , sikurse na tregojnë shumë gjetje të cmueshme. Krejt rrethi i Shkodrës dhe ana e lindjes së liqenit  të saj ka vorre e kështjella prej kohës thrako-iliriane. Shumë më për kulturën janë gjetjet  afër qytezës Kalaja e Dalmacisë. Shka mund të gjenden ndër vorre na tregojnë rrënimet e banuara prej Dom Ndre Mjedes të këtij miku të kuptueshëm vjetërsish.

Në kështjellën e Shkodrës janë gjet copa muresh prej kohës kur këtu sundojshin mbretërit ilirë e më vonë romakët. Muret e reja të kështjellës me prygjet e tyre janë prej kohës së Venedikut e kanë qëndruar kundër luftimeve të osmanëve në shekullin XV. Grykat e puseve që gjinden sot në disa shtëpia private të qytetit  janë prej kësaj kohe. Pasurinë e kishave të Shkosrqa së atëhershme e dëshmojnë rrënimet e sotme ashtu edhe Kisha e Madhe e  kështjellat dhe kishët e Zojës së Shën Vlashit në kështjellë.

Si në Shkodër ashtu edhe ndër viset e tjera shofim shenjat e kulturës  së Shqipërisë si rrënimet e kishave në shekujt byzantin,  romak,  e gotik. Një kuvend Bendiktinësh shumë i rëndësishëm kje Shën Sergit afër Bunës ,  ku gjindej një vend tregtie shumë në zë me tregtarë prej të gjitha anët e botës .

Sot na dëshmojnë këtë madhëri vetëm disa rrënime muresh në katundin e Shirqit , këto rrënime  kanë kaq rëndësi të madhe , sidomos shkrimet gjinden ndër to sa që Qeveria Shqiptare  do të shpenzonte shumë e sa më parë të mirrte masat e duhura për rojten e tyre , përpara se ti përpijë Buna.

Në Lesh ku vdiq e u vorrue Skënderbeu,  shifen ende sot  rrënimet e mureve të qytetit të cilat në një kohë rrethojshin qytetin grek e mbi qytet  Mali i Shelbuemit , janë gjetur themelet e Arkolissos ku Dionisi i Sirakuzës kishte kryevendin e sundimit të tij  në Adriatik. Kah veriu i Lezhës në fushën e Giadrit afër katundit Vig,  shef rrënimet enjë kështjelle romake. Kah jugu i Lezhës At Shtjefën Gjecovi  një rrëmimtar i vlefshëm vjetërsish  gjeti një vend të kohës  romake ku qiti në shesh prej vorresh armë,  e sende. Stolisje shumë ,  thotë K. Pasch,  në verën e vitit 1923.

3.

Mirëpo Dr. Prof. Neritan Ceka në librin:” Ilirët”,   saktëson se përse quhet Koman  dhe jo vetëm kaq, por autori citon edhe zbuluesit e huaj të kësaj kulture. Quhet e Komanit, thotë N. Ceka,  për shkak se kjo kulturë u zbulua për herë të parë afër fshatit Koman të Pukës,  në vitin 1892,  nga konsulli francez në Shkodër,  Degrand dhe pikërisht në një varrezë në vendin e quajtur Kalaja e Dalmacës. Degrand gjeti në varrezë një numër të madh sendesh zbukurimi dhe armësh; dhe gabimisht kujtoi se kishte ndeshur në një vendbanim pellazgësh.

Duke vijuar me përshkrimin e Cekës gjejmë se :Më pas,  arkeologë dhe studiues të tjerë,  si P. Treger dhe konsulli austriak në Shkodër T. Ippen i cilësuan varret si ilire dhe vunë në dukje ngjashmërinë e objekteve me gjetje në varreza të tjera në Bosnjë,  por edhe me sende zbukurimi të malësorëve të zonës. Italiani Ugolini i bëri një analizë më të imtë materialit dhe dalloi aty objekte me origjinë kelte,  me origjinë bizantine dhe origjinë romake; por edhe të tjera me origjinë “barbare”. Më pas,  arkeologu gjerman H. Bulle gjeti objekte të ngjashme në një varrezë në Afjona të Korfuzit. Pas Luftës II Botërore,  arkeologu shqiptar Hasan Ceka mbrojti tezën se varreza e Komanit i përkiste mesjetës,  dhe bartësit e asaj kulture nuk ishin ilirë,  por arbër. Më pas,  kjo tezë u çua përpara nga Skënder Anamali dhe të tjerë arkeologë shqiptarë.

. . . . .

E gjithë kjo kulturë arbërore nëse fokusohemi  te pasojat,  do të ketë  të atillë. Paralajmëruesit,  janë specialistë dhe anëtarë të një forumi  po thonë gjithçka , por zakonisht zyrtarët edhe ata thonë  në një kuptim tjetër, bëhet llaf  për vendosje shtyllash e telash. Duke qenë e atillë, është krejt ndryshe. Nëse zhvendoset larg zonës B ngase dihet që edhe zonat B kanë potenciale të fshehura, pra nëse  nuk cenohet ky sinor  atëherë  ky projekt  është  i  gjithi  mirë ne jemi për të thënë sikurse të gjithë shpresojnë të realizohet si projekt dhe   se ata që ndjekan ecurinë e tij  jashtë hapësirës së zonës B, përtej hapësirës   të sitit  arkeologjik mbi një numër të ditëve apo javëve për ta përfunduar … por pastaj  nëse ky  projekt bënë diçka shkatërruese  konkretisht të një kulture të hershme , që na identifikon  të gjithë këto, trillime vetëm nuk janë. . . Pra,  çfarëdo qoftë ky projekt  vlen të përmendet se  duhet ndërtuar,  por pa  shënuar vijën e tij përmbi sit,  ndonëse shenjat paralajmëruese janë për të kundërtën  dhe se zyrtarët ende nuk bëjnë përmendje  të pasojave që mund të ngjajnë.

*Autori ka drejtuar parqet arkeologjike te Vlorës



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora