E enjte, 25.04.2024, 03:01 PM (GMT+1)

Editorial

Lush Palokaj: Adhurues i zotrave grekë

E premte, 30.01.2015, 08:45 PM


ADHURUES I ZOTRAVE GREKE

(Aleksandri i Madh pinjoll i fares Ilire)

Nga Lush Palokaj

Në kohët e lashta besehej se trimat lindin me vendimin e zotrave dhe nga femirija zbuloheshin se nga fati janë të percaktuar për atë pozitë. Udheheqesit gjenial dalloheshin me guar të çmuar në amblemët e atdheun të popullit të tyre. Shpesh duke qenë edhe ushtar edhe pushtetar ata ishin jo vetem zbulues të shkathtësisë moderne luftarake por edhe organizator të shtetit në luftë kur ajo më se shumti varej nga fuqia ushtarake. Shume komandues armatash dhe pushtues kanë mbetur jo vetem simbol kohe në të cilën kanë jetuar por edhe mesues gjeneratash  sepse si njerëz i një shpirti të fuqishem, me vetëbesimin e tyre të plotë kanë ndermarrë hapa kyç në zgjedhjën e situatave të vështira.
Kur mbreti i Maqedonisë Filipi i II-të pas betejës ne Heroneje në vitin 338 para Krishtit i tha pasardhesit të tij: " Bir., kërko për një mbreteri më të madhe, Maqedonija për ty është shum e vogël", as ëderruar nuk e ka se atë po i ja thot një trimi të arshëm, priesit ushtarak më të famshmit në historinë e civilizimit. Aleksander të cilit emer më vonë i shtohët epiteti "i Madh" e ka zavendesuar të atin si udhëheqës kur ka qenë 16 vjeçar. Në fron erdhi në moshën 20 vjeçare të jetës se tij kurse jetoj vetem 33 vite. Për 13 vjet pushtimi i la njerëzimit një epokë të re, helenizmin edhe pse vet nuk ishte helen, e cila përcakton një perftyrim botës plot një milenjum në të ardhmën. Sipas domethënjës antike të heroizmit, qe jetë e shkurtër por e pasur me përmbushje. Aleksandri i Madh ka qenë adhurues i zotrave të cilët e therrisnin në rinine e tij fuqiplotë, kur vertetë  ka qenë i mbushur me suksese e fitore. Ka nënshtruar çdo pëllëmbë toksore ku ka shkelur. Duke e trasheguar të atin, unitetin grek kundër Persisë, dhe terë këtë lashtësi të fuqishme të lindjës se mesme mbretrore arriti ta gjunjëzoi. Pos tjerash ka treguar aq talent të rrallë saqë edhe rivali i tij Dari i Tretë i lutej zotrave që Aleksandrin t'a sjellin në karrikën e fronit. Pasiqë në këtë menyrë hapi rrugën drejt Azis, udhëheqësi i ri ushtarak pushtoi Indinë misterioze ekzotike në lindje kurse në perendim siujdhesën e Ballkanit. Në beteja gjithmonë fitues, vet duke u prij i pari shokëve në luftë dhe kjo arsya që e donin aq shume duke e përcjellë më në fund edhe në botën tjetër.
Megjithatë meritat më të mëdha që e dalloin Aleksandrin në ambicjët e tij politike dhe zhvillimin e shume talenteve shteterore nuk i ka pasë i ati edhe pse pushtues, por e ëma, Olimpija. Pushtetdashëse kurrë nuk ja ka falë burrit i cili perveq saj i donte edhe femrat tjera. Në shpirtë e prekur në krenarinë e saj kur një gjë e tillë u falej  vetem mashkujve. Olimpija me të birin e saj Aleksandrin largohët nga  shtepija e saj familjare në Peli dhe ka gjete qetësinë në qytetin Mijezi. Aty që nga femirija i biri i saj ka marrë edukatën e përkujdesur. Mesues e ka pasë Aristotelin njërin ndër filozofet më të medhenjë të të gjitha kohrave. Prej tij vazhdimisht ka pervetësue respektin ndaj shkencave dhe vetdijën për mbisundimin e kulturës greke. I shkolluar, plot shpirt, i kujdesshem ndaj nënës dhe mesuesit, i orientuar nga vjetersia dhe mençuria, pushtuesi i ardhëshem i botës ka mësuar të respektoj në mbreteri edhe mbretin armik. Me atë depertim të filozofisë greke  dhe luftës maqedone në mënyrën më të mirë i është dhenë forma e karakterit te Aleksandrit, duke e zhvilluar shpirtin dhe deshirën në njesinë e harmonizimit në përgjithësi. Nga kjo paraqitja e Aleksandrit, pushtuesit të madh sqarohët shkelqimi i rinisë se tij romantike, miqësis ideale dhe disponimit në luftë. Ai gjithmonë ka mbetur shoku me i mirë i shokëve të tij në luftë duke e zgjedhur rrugën më të veshtirë. Bashk me ta ka vuajtur të mirën dhe të keqen. Në një rast kur ia kanë sjellur ujin aq i eqtuar e ka derdhë duke e ditur se nuk ka ujë për të gjithë, në menyrë që ai se pari të pësoi. Nuk ka jetuar në shkelqimët me parada mbretrore edhe pse ka mundë t'i bej. Nuk ka qenë shtazarak as hedonist ndonësë pafalshmeria dhe ashpersia e njohur e tij i ka ardhë në shprehje kur ka qene i dehur të cilën e ka organizuar pas fitorëve në luftra të ashpra. Ka qenë në gjendje edhe mikut t'ja sjellë vdekjën nese gjatë të pirit ai ka ngacmuar dhe pas këtyre sjelljeve gjatë e ka munduar vuajtja dhe pendimi.
Në krahasim me shume pushtues para dhe pas tij Aleksandri i Madh nuk ka qenë kapadahij apo bandit i pagdhendur. Në vendet e pushtuara ka ndertuar qytete të reja nën frymën e kulturës greke të cilat i  merrte si kulminacion të civilizimit. Në këtë menyrë Aleksandria në Egjipti që bërë qendër e kulturës boterore por edhe ushtrinë e tij e kanë percjellë shkenctarë, poet e shkrimtarë.  Kanë shenuar se si pas luftrave të pergjakshme me 326 para k. me fiset malore në Penxhab në Indi ka arritur që pushtetarin e Perus ta kthej në mik.
Aleksandri i Madh para sulmit në Persi pasurinë e tij ua ka dhenë qytetarëve. Me pushtimin e Persisë, nga një plaçke të madhe ua ka nda shokeve kurse per veti ndali pjesën më të vogël. Më këtë u tregonte shokëve të luftës se luftetaret e vertetë luftojnë më pak për pasuri e më shum për famë dhe se me fitoret nuk guxohët të trashegohën instinktet materiale.  Pse historianët ende i mundon pyetja: pse Aleksandri pas fitorës me persianët e ka kallur pallatin e  mbretit në Prespol? Sipas historianit grek Plutarhit ai e ka bërë atë për deshirën e një kurtizane, derisa hulumtimët e reja thone se me atë ka dashtë t'i tregoi armikut se ai tashme është zot në Lindjën e Afert dhe derisa kalljët e turpshme të tempujve të cilët më parë i bënë Persianët gjatë sulmeve në Greqi nuk janë harruar.
Ramja e këtij udhëheqesi të madh kujdesshem ka qenë planifikuar. Ai se pari me 335 para k. i ka  pajtuar popujt e armiqësuar të gadishullir ballkanik, getët tribalët dhe ilirët dhe kur me lajmin e rrejshem se ka vdekur. Në Dunav eshtë quar ne kryengritje Greqia e ndihmuar nga ari persian dhe me fjalimet e flakta të Demostenit e shkatrruan qendrën e kryengritjës në Tebë. Kanë shpetuar pa u dëmtuar tempujt dhe shtepia e poetit , Pindarit. Banorët u derguan në roberi. Vitin e ardheshem me 334, Aleksandri me Athinën e cila ju kishte bashkangjitur ka qenë i gatshëm për një fushatë në Azinë e Vogël. Në ushtrinë e tij kishte trupa të Greqisë aleatë dhe popuj të Ballkanit. Berthamën dhë urdherdhënsin si edhe sulmin drejt kraheve të armikut e kanë mbajtë trupat maqedone. Fuqia dhe suksesi i ushtrisë se Aleksandrit është varur nga tre përberës: I pari ka qenë kuadri i shkelqyeshëm i oficerëve i përbërë nga fisët maqedone ngusht të lidhur me mbretin; pastaj njësia homogjene kombëtare të trupave kyq, derisa perbërësi i tretë ka qenë disciplina a ashper. Organizimi i ushtrisë se tij kurrë nuk ka qenë i njejt, varej prej natyrës se armikut dhe menyrën e tij në luftë, kurse me kohë armatimi i rëndë i leshonte vendin trupave me armatim të lehtë dhe trupave të ashtuquajtur me renditje të shperndarë.
Ndonëse Aleksandri ka ndrruar taktikën e luftimit nga beteja në betejë, dihej se secilën vet do te si i pari ne lufte duke udhëhequr krahun e djathtë kalorsiak të mbyllur. Ky është shkaku se ai disa here ka qenë plagosur dhe mjekët e shkelqyeshëm grek shume shpesh e kanë shpetuar edhe nga rastët e paevitueshme të vdekjës. Mënyra e të luftuarit ja ka sjellur famën më të madhe të të gjite kohrave si udhëheqës kalorsiak.
Fushatat që i ka zbatuar ushtria e Aleksandrit janë të nivelit më madheshtor. Prej stinës se veres e deri në vjeshtën e vitit 335 në Gadishullin Ballkani për 180 ditë ka kaluar 1530 kilometra; nga pranvera e vitit 331 deri në korrik të vitit 330, nga Mefisti permes Gaugamelës, Babilonit, Suazes, Perespolit, Egbatanës, Ragajës dhe Shahraduas, për 480 ditë ka kaluar 4600 kilimetra. Për 13 vite mbretërije si pries ushtrije Aleksandri me ushtrinë e tij ne marshim ka kaluar gjithësejt 20.000 kilometra.
( nga ato shenime ne gjuhen amerikane qe me kane mbetur ne mendjen aty ketu duke lexuar per Aleksandrin e Madh)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora