E premte, 19.04.2024, 11:10 PM (GMT+1)

Editorial

Engjëll I. Berisha: Eksploatimi i njeriut nga njeriu

E premte, 30.01.2015, 09:44 PM


EKSPLOATIMI I NJERIUT NGA NJERIU

Shkruan: Engjëll I. Berisha

Kur vetëdija është e ligsht, morali bie si derivacion në dorë të një kategorie, e cila më pastaj, lehtë i transformon raportet njerëzore, në kompartimente nxitëse. Ky edhe bëhet një paralajmërim metamorfozë e fuqisë refuzuese. Tek ne kjo nuk është diçka e re. Debati vjen krejt i deformuar, nga nëntoka, në atë masë, sa grupet fillojnë ta hanë veten.

Derisa grupet fillojnë ta hanë veten, dikush po lufton për “Tokën e shenjtë” dikush për “Demokracinë”, për “Pushtetomaninë”, për ideologjitë, e për tërë botën, e më së paku për tokën tonë. Ushtritë e botës janë te ne, në Kosovë, për ta mbrojtur tokën tonë, e ne jemi duke e mbrojtur tokën e të tjerëve. Pse jo, derisa jemi të sigurt se dikush po na mbron...!?, Por jo vetëm për tokën e të tjerëve, por ne bëjmë punë edhe për politikën e të tjerëve. Në Kosovë ka zyra vrojtuese të “UN-it”, fuqi vepruese të “BE-së”, ushtri të sofistifikuar të “NATO-s”, ka agjenci vrojtuese dhe shërbime nga i gjithë rajoni. Ka pushtet të Serbisë, pushtet të Kosovës dhe ndërkombëtarëve. Kaq shumë pushtete, e kaq shumë rebelime. Kaq shumë pasuri nëntokësore, e kaq shumë varfëri. Të gjitha këto shërbime për një grusht shqiptarë. Një grusht shqiptarë, gati me të gjitha kancelaritë e botës këtu, pa iu dhënë të drejtë lëvizjeje në shtetet e tyre. Para viteve 1999, ishim prodhues të paqes. Tani po bëhemi prodhues të luftëtarëve. Dikush po lufton në emër të Allahut, kundër të tjerëve. Edhe pse në tokën e huaj, ata mbrojnë një ideal të ngulitur. Këtë ideal ia ka krijuar, apo shkaktuar dikush që ka qenë më i zoti se identiteti i tij personal. Ka qenë me i fortë se edukimi i shkollës së krijuar tek ne. Tani, ata, shumë prej tyre, janë luftëtarë deri në vdekje. Edhe pse e ndërrojnë emrin, mbesin me gjak shqiptari, se, nuk ndërrohet dot gjenetika, ndërron vetëm mendja. Këta luftëtarë janë në totalin e tyre, motivi për ta mbrojtur Allahun, e kalon gjenetikën.

Dikush, po lufton në emër të demokracisë, të asaj demokracie që e ka lexuar, pa e jetuar dhe pa ia ditur lezetin, sepse, nuk patëm rast ta ndërrojmë të paktën një gjeneratë me këtë shtrirje. Dhe, këta luftëtarë janë më të zëshëm, sepse, kanë mësuar se demokracia të jep shumëçka, dhe ata nuk po marrin më shumë se ajrin dhe pakëz bukë të lirë. Këta luftëtarë janë në hipnozën e kohës, koha ecë më shpejt se njeriu. Këta quhen luftëtarë të demokracisë, më të pranuarit kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.

Nuk e di a kishte të drejtë Frojdi kur tha “Pengesa më e madhe në të cilën hasë qytetërimi,është agresiviteti konstitucional kundër tjetrit”.

Dikush, po lufton në emër të pushtetit, i fituar me votë, pa marrë parasysh mënyrën. Janë në maje të pasurive të Kosovës, dhe ia dinë edhe lezetin, edhe mjeshtrin. Të tjerët u thonë pushtues të shtetit, e ata janë struktura të instaluara, pushtetarë që iu referohen numrave në Parlament, iu përgjigjen platformës së tyre, pa e bërë fort dert me të tjerë. Kjo kategori prohibicion eksploaton në emër të autoritetit.

Kategoria e fundit që prodhon luftëtarë të mbijetesës, janë disa, madje shumë, rini, të pa punë, studentë, njerëz të pa shpresë. Kjo kategori quhen të “dështuar” dhe kush u ka “faj” këtyre. Ai që i bën për veti, ka më së shumti luftëtarë.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora