Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hasan dhe Lajde Blakaj: N´derë të kullës

| E enjte, 29.01.2015, 08:33 PM |


Hasan dhe Lajde Blakaj

 

N´derë të kullës thërret një zë

 

Kushtuar Zeqir Lushaj

 

Por si fllad që sjell pranvera

Por si këngë që këndon bilbili

Shokë malësor nga dherat tjera

I pret në sofër Bacë Zeqiri

 

E din Zeqa  ç´është kurbeti

Jetoj  vet në Amerikë

Kur t´vjen vëllai, nga përtej deti

N´jetë më e lumtura,  është kjo ditë.

 

Buza të dridhet  nga gëzimi

Shtrëngon fort vëllain n´krahror

Sytë t´përloten nga mallëngjimi

Kur takon trungun arbëror

 

Mirë se erdhët  ju të  uruar

Thotë Zeqiri ky burrë i Grisë

Fjalë të ëmbla e pa pretuar

I futë xhezvet n´oxhak të shtëpisë

 

Një urim me i gotë raki

Kështu gjithmonë ka pasë lezet

Për  t´gjithë ju e për Shqipëri

T´urojmë bashkë e më shëndet

 

Nuk t´pashë kurrë e as s´të takova

Shkrimet tuaja  lexojmë n´largësi

Vargje të dashura nga ju lexova

Më fjalë të ëmbla e më plot ndjesi

 

Mos u shofsha pa u taku

Një ditë vere nxehtë më diell

Mos o zot ty më të harru

T`rrimë  pranë Drinit nen t´katërtin qiell

 

Kemi  vite që jemi në mërgim

Kam frik shumë, që nuk dimë më të pritë

Më mirë,  t´na pres  baba im

Ndoshta  shpëtojmë, pa u koritë.

Te Ura e XH. Uashingtonit NJ & NY.  (Foto: Ejona Vatoci-Nela)

Stockholm 27 janar 2015