E enjte, 25.04.2024, 07:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Senad Guraziu: Kostume shqiptare në New York

E enjte, 29.01.2015, 07:39 PM


Kostume shqiptare - The Metropolitan Museum of Art (New York)

S. Guraziu - AP Blog, J 2015

Nga katalogu prej afro gjysmë milioni gjërash... muzeumi Metropolitan i Nju Jorkut në koleksionin e vet i ka dhe 107 artefakte nga gjeo-lokacioni "Albania" (siç ata i kanë klasifikuar). Nuk janë shumë pra... por ja që ka dhe diç nga Albania, kryesisht aso "etnologjike". Edhe pse për shumë gjërash thuhet ose / ose, nuk janë të sigurtë sa i përket kulturës dhe prejardhjes, psh. thonë "albanian or montenegrin", pastaj për ndonjë tjetër  "probably albanian"... :)

Nuk mund të shihen (dmth. nga vizitorët e muzeut) sepse nuk janë të ekspozuara gjëkundi, por kjo pjesë e vogël e "punërave" shqiptare bën pjesë në katalogun mahnitës të Metropolitan prej afro gjysmë milioni... saktësisht 403.995 artikujve, nga i cili numër 162.698 i "takojnë" Evropës si gjeo-lokacion, dhe tutje ku bëjnë pjesë pra dhe këto 107 gjërash "shqiptare"...

Sa për vete, kam ndoshta 10 vite që e "studioj" madhështoren e Metropolitan, edhe po t'ishte "access granted" me qasje nga fronti e nga sfondi, nga kulmi e nga bodrumi... kot, më duhen ndoshta dhe 10-20 vite të tjera për ta patur sadopak idenë e asaj madhështie, vërtet siç ata vetë e thonë, "amazing" :)

...bashkëngjitur art. 36 nga 107 sa janë gjithsej, disa prej tyre kanë më shumë foto, siç është rasti me këtë nr. 36 - - per të kërkuar dhe që të shfaqen të gjitha, kliko:

http://www.metmuseum.org/collection/the-collection-online/search?ft=*&where=Albania



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora