E marte, 23.04.2024, 12:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Letër grrithëse

E enjte, 29.01.2015, 08:36 PM


Letër grrithëse

Nga Blerim Rrecaj

Dita fillon me zgjimin. Ditë e zgjim në i thënçin. Duke braktisur shtratin. Ora mund të jetë nëntë, dhjetë, më herët, më vonë. Hap derën, e para pragut merr tri letra. Njëra është fatura e rrymës. Tjetra letër reklamuese e njërit prej supermarketeve të mëdhenj. Një letër tjetër informuese nga komuna për regjistrimin e pronës. Faturën e lëmë diku në ndonjë dollap dhe vazhdojmë me komentimin e saj. E me dy letrat tjera bëj dy aeroplanë dhe loja me ta fillon. Kushedi se kush mund të nxjerr jashtë mureve, një zile a një thirrje telefonike  a një ftesë nga facebooku. Vazhdojmë me ecje, a ndeja të (pa)planifikuara si pjesëtarë të këtij mozaiku që pos tjerash me dy fjalë mund ta quajmë: tollovi kaotike. Fjalë, fjalë, vetëm fjalë çfryese e psherëtima vullkanike. Me pak fjalë neveria është e gjallë e po lulëzon si kurrë më parë . Orë të tëra  nëpër kafene, pranë ekraneve të televizioneve, kompjuterëve, telefonëve, herë herë sytë në ndonjë gazetë a libër. Copra ngjarjesh, ankimesh, lajmesh, kronikash, serialesh, thëniesh, fotosh e motosh qarkullojnë kokave e qenieve tona dhe gjaku na është përzier me to. I përdorim ndejë pas ndeje, bisedë pas bisede…Ç’të bësh e ç’të bëjmë? Mbase ky është roli i spektatorëve që s’kanë gjë në dorë përpos asaj që iu ofrohet. Sytë përtej dritareve shohin një grumbull pensionistësh para degës së një banke…Eh, ç’pritje të gjata burokratike…Vjen përsëri një kohë kur shqyrton mundësinë për t’ia dërguar një letër vetvetes. Kjo mund të bëhet lehtë nëse ke dy adresa në email. Mund ta shkruani dhe në letër dhe ta lexoni me zë a pa të. Dhe çohesh e merr një copë të tepruar letër grrithëse në shpajz  dhe kësaj cope letre i jep edhe kuptim figurativ…

Dhe ditët rrjedhin, jeta vazhdon, ikje autobusësh nga Kosova, lëvizje, fjalë,  protesta. Realiteti hedh valle. Kërkohet shteg për kaosin, shteg për status quonë…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora