E enjte, 28.03.2024, 12:48 PM (GMT)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Pse nuk i vizitove minatorët?!

E enjte, 29.01.2015, 07:16 PM


PSE NUK I VIZITOVE MINATORËT?!

KU  I  KE    SHOKËT  E LUFTËS, O  ish. KRYEMINSTER    I  REPUBLIKËS S Ë  KOSOVËS   z. HASHIM  THAQI

Nga Ramiz Dërmaku

Po,  z. Ish. Kryeministër i Republikës së Kosovës , siq  pate deklaruar më parë, se ndaj Kolonel Tahir Zemajt, do të luftoj si ndaj shkaut. Tani u bindëm se vërtetë e realizuat premtimin sepse luftuat ndaj popullit tuaj edhe më keqë se sa ndaj shkaut.

Kur i kujtoj ditët e shkurtit të vitit 1989 , ditët ngujimitë tetëditësh në thellësin e nëntokës, në zemrën e gjigantit tonë kosovar TREPÇA më vie të qajë dhe ne të njejtën kohë të mburremi për trimërin, guximin e vendosmërin dhe dashurinë që treguan minatorët në mbrojtje të lirisë,të të drejtave dhe të idealit kombëtar.Ato momente sa ishin rënqethëse aq edhe krenare për qëndrimin dhe sakrificën që bënë minatorët , duke e qarë thellësinë e nëntokës për të siguruar me dinjitet dhe djersë kafshatën e gojës. Minatorët kosovar kaluan kilometra  të tëra në këmbë dhe ngritën zërin e protestës në Prishtinë, Golesh, Trepçë, Strezovcë, - Dardanë.., gjithëkund në Kosovë“, etj, dhe në të njejtën kohë i treguan politikës hegjemoniste serbe, se ne vetë vendosim për fatin tonë kombëtar. Kur njeriu i kujton këto, ngjarje, kujtoni ditën kur ata flijuan edhe shëndetin e tyre për ta informuar opinionin, kombëtarë dhe ate ndërkombëtar me gjendjen shumë të vështirë që mbretronte në Kosovë. Po si i harrove ato ngjarje .., o Hashim Thaqi.., po si harrove të gjitha ato sakrifica, që përjetuan minatorët ( mua edhe sot po më mbushën  syt me lotë dhe trupin ma kaplojn dridhje e dhimbje). Sot të pyes o.., Hashim Thaqi ? Si nuk të erdhi turp, që nuk i viziotove  minatorët,.., po si nuk të shkoj mendja  TY.., po si nuk të treguan këshilltarët tuaj, se duhet vizituar minatorët.., Jo vetëm me i vizituar por edhe me i përkrahur dhe me u thanë, se;

Trepça ka qenë, është dhe gjithmonë do të jetë e jona, derisa të jetoj edhe një shqipëtar  në te.

Le që nuk i ndihmove materialisht familjet e  ushtarëve e të UCK-ës, të cilët flijuan jetën për Lirinë e Kosovës por kurrë nuk ua hape derën e ti shikosh se në ç fare kushte ata jetojnë..,jetojnë .., si po ju lejon  ndërgjegja që edhe me ata që dje keni “luftuarë së bashku“, sot nuk flisni. Po ata shokë  tu,  për ta ruajtur karriken po i burgosni. Siq po shihet ju sot, jo që i keni harruar  ata shokë, por çka është edhe më keq, ju nuk flisni me ta. Shtrohet pyetja se a jemi ne kosovarët (shqiptarët e Kosovës) e viteve të 90-dhjeta, apo jo?!; Po ku je o ish. Kryeminister i Republikës së Kosovës, e tani Ministër i Puneve të Jashtme, dhe zëvendës i kryeministrit të Kosovës z. Isa Mustafa ( Putini ) .Të dy jeni pasuruar deri në pakufi. Njëri me eurot e mërgimtarëve tanë nga fondi i 3%-shit e ju nga Fondi “ Vendlindja ju thërret“ , dhe burimi tjetër vjedhja nga fondi i  Qeveisë. ,Ju jo që e keni vjedhë pasurinë  e Kosovës, por edhe jeni bërë i rrezikshëm ndaj të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga  JU. Me shtimin e dhunës e presionit nga regjimi kriminel serb, ne bëheshim më të fortë, më unikë, dhe bënim orvatje që problemet ti zgjidhnim ne mënyrë demokratike. Kur të gjitha institucionet, entet, shkollat, Univerzitetet, uzinat, minierat, ranë në duart e pushtetit serbë, kur“drejtësin“ e ndanin masat e dhunshëme çdo kund. Bisedat informative ndaj popullit shqiptarë në Kosovë shtoheshin për çdo ditë, shqiptarët pra edhe minatorët largoheshin nga vendet e punës me dhunë. Shumë shpeshë ushtrohej dhunë e shfrenuar ndaj shqiptarëve por edhe ndaj minatorëve. Dhe minatorët që dikur ishin simbol krenarie e kombit sot në Kosovë po përjetojnë ditët më të vështira. Derisa dje na rrahte e maltretonte shkau .., të gjithë thonim po ikim prej shkaut.., e  sot prej kujt po ikim., o Hashim Thaqi?!.Dje iknim nga shkau e sot po ikim nga rrenat, shpifjet dhe korrupsioni që i ka kapluar (s’pari JU Hashim Thaqi e pastaj të tjerët. qe po lul“zon në everinë Është koha e fundit që Instuticionet e shtetit të Kosovës, Presidenti,Qeveria, subjektet politike, akademitë, intelektualët që sa më parë të marrin një qëndrim të prerë për përmirësimin e kushteve materiale si dhe riaktivizimin e plotë të kombinatit Trepça, dhe  minierave tjera. Inkuadrimin e fëmijëve të minatorëve të cilët e lanë jetën në temelet e nëntokës së Kosovës. Është për tu kritikuar neglizhenca e Institucioneve të shtetit të Kosovës ; Presidencës, Qeverisë, Parrlamentit të Kosovës … .Shtrohet pyetja ? Edhe sa kohë duhet pritur Institucionet e Republikës së  Kosovës që ti marrin ne duart e veta kompetencat nga EULEX-i..Po ta shikosh policinë e Kosovës se si rrahë protestuesit, se si me kerrbaq dore u bie në kokë protestuesëve, mbetesh i pa tekst. Po  pasi policia jone paska arritur atë nivel të lartë dhe qenka e aftë ti rezistoj çdo policije.., pse o Hashim Thaqi, nuk reaguan ata, kur para syve ua vrane shokun e tyre Enver Zymberin. Në asnjë shtet në botë

dhe me asnjë ligj nuk lejohet të rrahet ne mënyrë shtazarake punëtori,studenti,etj. !Është për tu habitur se si policët tanë e përdornin forcën edhe ndajn të miturve. Pasi ua lidhnin duartë protestueseve polica jonë  akoma edhe me tepër ushtronte dhunë ndaj protestuesëve me duar të lidhura. Është rrënqethëse dhe dhembëse kur njeriu shehë me syt e tij se si rrahen të miturit, se si nga koka e tyre derdhej gjaku, policia jonë akoma krenohej. Po ku ishte Kryetarja jonë, Po ku ishe ti o Hashim Thaqi, pok u ishte faqeziu Kryeparrlamentari Kadri Veseli,pok u ishte ISSSSSSSSSAAAAAA Mussstttaaafffaaa-Putini, po ku ishin ministrat.., po ku ishte z.Adem Demaqi. Po pse me kohë nuk dualën para protestuesëve ata qe duhej dilnin.., po pse nuk dhanë dorëheqje ata që duhet ipnin. Sjelljet dhe organeve kompetente të Republikës së KOSOVëS; të cilët  nuk delnin para protestuesëve janë të habitshme dhe e pa justifikueshme mungesa apo qëndrimi i Institucioneve tona ndaj ndihmimit apo zbutjes së problemeve shëndetësore e jetësore me të cilat po ndeshen sot ;minatorët, rinia, familjet e dëshmoreve, etj. Sot është detyrë imediate e Qverisë së Republikës së Kosovës , tani  shteti i Kosovës, që sa më parë tu dalë në ndihmë minatorëve të cilët dje sot dhe çdo herë do të jenë KRENARIA  jonë. Qeveria e Republikës së Kosovës si duket jo që i ka harruar minatorët por deri më tani asgjë konkrete nuk ka ndërrmarrë për ta.  Po ti o Hashim Thaqi.., ku je tani ? !. Për ju o Hashim Thaqi është më mirë ti ndihmoni ; familjet e dëshmorëve, ti vizitoni Fëmijët  e tyre, se si e kanë gjendjen. Po si nuk të erdhi turp, që rrogat e arsimtarëve ti rrisni.., ndersa ato të familjeve të dëshmorëve jo që nuk i rritet por asë nuk I vizituat kurrë. Ju nuk po ju premton koha… me I vizitu minatorët, e po shkoni Po e viozitoni Ali Ahmetin. sepse ke pune.., U vra polici në Mitrovicë .., Enver .., Hasani, në krye të detyrë pra duke e mbrojtur pragun e derës.., ju në vend se se ta bashkoni popullin rrethë Qeveris.., ju edhe më tepër e ndatë dhe e përqatë popullin. Ti o kryeministër a mendon se e keqja edhe nese falet ajo nuk harrohet. Ne JU pyesim  ? Ku i ke shokët ..,e luftës; Jakup Krasniqin, Fatmir Limaj.., et.,j etj.  Ju shkonit në vizita tek serbët, dhe i ngrisnit gotat.., e rakisë. Ndersa kurrë nuk e patë të arsyeshme ti vizitoni minatorët dhe ti shpërbleni për kontributin e tyre që dhanë për Koovën.  Ju, jo që nuk i vizituat mintorët por  kurrë nuk I ndihmuat, materialishte.., sepse spo ju premton koha duke u marre me probleme ugurzeza.  Po ti, O  Hashim Thaqi,ju thoje luftëtarëve.., se do të luftoj me Kolonelin Tahir Zemaj .., sikur me shkaun ( edhe pse siq po flitet ju nuk keni marre pjese kurre ne luftë). Dhe vërtetë luftove ndaj popullit tëndë sikur me shkaun. S’të vie  turp sot..,të na mbash ligjerata për demokracine kur  akoma nuk e di vetë Çka është Demokracia. Po sikur të zbatoje rregullat e demokracisë dhe  po ta doje Atdheun, me zemër dhe shpirtë nuk do të ndodhej QEVERIA juaj në mesin  e shteteve më të korruptuara në Botë.  Po sikur njohësh mirë historinë tonë kombëtare ( Ju por edhe këshilltarët tuaj, si i harruat minatorët ?. Njerëzit e Qeverisë e në mesin e tyre edhe  Dr. shkencash, rektor Univerziteti, ministra, të korruptuar deri në pa kufi, siq ishte Dr. MUj Rugova, i cili me t hollat e mërgatës  thollat e vjedhura …, posë që janë pasuruar tej mase ata viteve të fundit po blejnë shtëpi në Gjermani ( me çmime astronomike)E unë mbi 20 vite punë me tërë familjen nuk po mund të blejë !. Ku  je  o Hashim Thaqi, që deri dje .., sa  ishe në opozitë thoje..,  po çka nuk thoje.., shumë lehtë është ti premtosh popullit se do ta bëjmë këtë .., e do ta bëjmë atë.. Dhe,  Po, ju“ kurrë  nuk i realizuat“ premtimet e juaja.  Të gjithë ata që i ke afër vetes,  jo që janë të korruptuar.., por ata po luajnë me t’holla.., ndersa pjesa tjetër pra konkretishtë minatorët po hjekin të zitë e ullirit. Po ju përkujtojë z. ish. Kryeministër se një bari i deleve ..,  kishte bërtitur ;“Më ra ujku ndër dele“, dhe fshatarët duke i besuar atij, të gjithë shkuan tek bariu. Kur panë se ai i ka gënjyer u kthyen të revoltuar në shtëpi. Herën e dytë vërtetë ujku i kishte ra kopesë së deleve, dhe ai bërtiti.., kërkoi ndihmë.., por askush nuk i doli në ndihmë. Për mua mbetët akoma e pa kuptueshme se si ju, si. Ish. kryeministër i Republikës së Kosovës, si kryetar partije, si“luftëtarë“ i UÇK-ës, sot i akuzoni  kolegët tuaj: Ju  për ta ruajtur “postin“ Jo që nuk i mbronë kolegët tuaj të“ luftës“;por edhe i akuzon..,  Kryeparrlamentarin  z. Jakup KRASNIQI; Komandatin Fatmir LIMAJ ,( po flitet se këtë të fundit e keni dërguar ju në burgë). Prandaj sot populli i ka qelë sytë.., dhe e ka parë.., se premtimet e dhëna nuk i keni realizuar , prandaj, mos mendoni se edhe ne këto “zgjedhje“ do të fitoni ju dhe partia juaj ( Partia Komuniste). Dje  populli i Kosovës protestoi para Kek-ut, e së shpejti do të protestoj edhe para Qeverisë suaj dhe do të kërkoj përgjegjësi nga JU.  Por një ditë kur populli ta humb durimin, kur një ditë ta humb shpresën .., nuk e dij se ku do të shkoni dhe çka do ti thoni popullit e  minatorëve…, një fjalë e urtë  e popullit thotë: Më mirë sot se dikur është vonë.., shumë vonë. Mbetem në shpresë se kjo letër do ta zgjon ndërgjegjën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Parlamentit të Kosovës, dhe Institucioneve tjera kompetente.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora