E enjte, 28.03.2024, 11:42 AM (GMT)

Editorial

Lush Palokaj: Pse nuk mbrohet Bozhoviqi

E merkure, 28.01.2015, 07:40 PM


PSE NUK MBROHET BOZHOVIQI?!

(UDB-ashet ne parlament e qeveri)

Nga Lush Palokaj

Bojan Bozhoviqi nje gazetar nga veriu i Kosoves tani nuk mbrohet. Ne fillim gazetar per B92 te Beogradit, me vone per BBC e Britanise se Madhe, mandej per Klan-Kosoven e me ne fund paska qene ne sherbim te intelegjnces Kosovare.

Para dy muajsh i ftuar ne Rubikon per nje inerviste rrefen tmerrin dhe vandalizmin qe kishte pesuar neper bugjet e shtetit serb. Trishtim ishte ajo sjellje shtazarake e policise dhe intelexhences serbe qe ai e tregonte. Pa pike meshire duke e rrahur e llomitur, s'i kishin lene bri ngjit, i pa aftesuar totalisht, ai gazetare i cili kerkonte qe kosovaret t'a mbrojne sepse eshte ne shenjester per likuidim nga ana e serbeve. E mjerushme dukej pamja e tij fizike, e arsya se ka bashkpunue me shqiptare. Mire me kujtohen informatat e tij ne mediat shqiptare. Shume real ne shpjegimin e ngjarjeve pa marre parasysh per kend ka informuar, ashtu sic duhet te jete nje gazetare. Por fatkeqesisht edhepse fjalen e lire apo realitetin sot nuk duhet ndeshkuar, kjo ne shtetin serb nuk respektohet kur ne pyetje eshte shteti i tyre.

Para disa ditesh lexova ne mediat shqiptare se Bozhoviqi qenka ne rrezik per t'a zhdukur, por tani ai del me nje dijeni tjeter shume te rendesishme. Ai din se kush ka tradhtuar qofte nga serbet apo shqiptaret. Dine per ata qe kane qene ne UCK por si bashkepunetore te UDB-es serbe. Din se kush jane vrasesit e policit shqiptar ne veri. Din se kush prej KFORIT ka bashkepunuar me serb e nuk ka lejuar te zbulohen vrasesit. Din per cdo gje qe duhet ineresuar shteti i matrapazeve ne udheheqesi te Kosoves, por heshtin.

Nuk eshte vetem Bazhoviqi i pari qe eshte ne dijeni se kush ka tradhtuar nga kosovaret. Te njejten gje e paten thene edhe dy te tjere me emer shqiptare, hane e dane bashkpuntore te UDB-es serbe. Mehmet Loci dhe nje tjetrit te cilit ja kam harruar emrin, qe te dy nga Peja. Ne nje interviste televizive gjithashtu paten thene se i njofin te gjithe ata shqiptare qe kane bashkepunuar me UDB-en, te cilet edhe sot bashkepunojne e jane ne pozita te larta si ne qeveri ashtu edhe ne Parlamentin e Kosoves. Madje e din edhe per nje ushtar te vrare te UCK-es si bashkepunetor i UDB-es e sot i kendohen kenga lavdije. Ai i cili e quan veten shqiptare ne kuptimin e plote te fjales duhet te jete fort i brengosur pse heshtet ndaj ketyre tradhtareve. Si lejohet nje person ne qeverine e Kosoves i cili edhe sot eshte bashkepunetor i UDB-es serbe? Si  lejohet te nderohet nje ushtare ne UCK i cili i ka sherbye armikut? Shtrohet pyetja pse ky mos interesim per t'i ftuar mu ne foltoren parlamentit duke drejtuar gishtin drejt atyre tradhtareve te ulur ne organin me te larte te shtetit dhe ne Qeveri. Me bindjen time te plote se nga te dy partite sot ne pushtet, si ne LDK ashtu dhe ne PDK ka te zhytur thelle ne krimin me te madh - tradhtine kombetare. Heshtja eshte fomula me e ndyte e ketyre helaqeve me te ardhura personale me te medha dhe vetura me te shtrejta ne gjysemshtetin me te varfur ne trollin evropian. Jam i sigurte se Bozhoviqi me shume eshte i rrezikuar per likuidim nga shqiptaret se sa nga serbet. Madje ne nje rast kur policet serb e kishin shtrire per vdekje, ua shane shtetin serb duke thene se shteti i tij eshte Kosova e jo Serbia. Eshte serb me kombesi e tani ka mbetur qellimisht i braktisur nga shqiptaret. Nuk e di se a u ka ra ne sy deklarata e Bozhoviqit prinderve te Enver Zymberit policit te vrare ne veri mu atehere kur Kosova deshtoi si shtet ne mbrojtje te kufive te saj. Ata duhet te paret te shkojne te udheheqesit shtetror per te kerkuar mbrojtjen e tij per te ardh te e verteta se kush jane vrasesit e te birit te tyre ne veri. Asnje vrasje nuk eshte zbuluar e as nuk eshte tentuar te zbulohet nga qeveria e kaluar. SHIK-u ka ekzistuar, gjeja se paska "arritur te hy edhe ne dhomat me sekrete te Millosheviqit me aftesite e tyre", e ne anen tjeter nuk din se kush i ka vrare qytetaret e saj ne Kosove. Kete genjeshter nuk e ha as foshnja dy vjeqare. Lajmrohen njerezi te cilet din per vrasjet dhe spiunet. Eshte Bozhoviqi ai qe di te gjitha dhe ata dy bashkepuntore te UDB-es e askush nuk i fton per t'i treguar tradhtaret sepse dikush prej qeverie apo parlamenti eshte ne mesin e tyre. Vetem disa te UCK-es njehere i kam degjuar dhe kerkonin qe Mehmet Loci te deklarohet haptas me emra per tradhtaret qe paskan qene ne mesin e tyre. Nuk insistuan dhe shume shpej u harruar ajo ceshtje dhe qeveritaret tersisht te shurdhet. Askush nga shteti i Kosoves nuk shkoi ne Qeverine e shtetit ame qe zyrtarisht te kerkoi zbulimin e vrasjes se Ilir Konushevcit dhe sa di une aty ka pase dore UDB-a serbe ne bashkepunim me ndonje shqipfoles bashkepunetor qe sot sillet ne pushtet apo parlament si "patrioti me i madh". Si eshte e mundshme qe Muj Krasniqi bie ne kurth, ne cdo ane i rethuar nga forcat barbare serbe, i vetmi shpetim, lufte deri ne fishekun e fundit dhe me tere bashkeluftaret bie heroikisht per idealin shekullor te kerkuar nga kosovaret - lirine nga kthetrat e shtetit serb. Logjika e shendosh ne kete rast thot se fjala ketu eshte per nje tradhti te madhe e cila nuk falet, e heshtin sepse tradhtari ndoshta sot sillet i lire ne qeveri apo parlament sic e pat thene Mehmet Loci. Mundohen ta heshtin por "kjo eshte nje heshtje qe flet" sic ka thene nje shkrimtar i joni. Heshtje qe ta bluan shpirtin e s'te le te qete por me shprese se ajo heshtje shume shpejte do te jehoj me nje ze te larte - vdekje tadhtareve.

Historia na ka mesuar se shqiptaret jane treguar servilet me te medhenje te secilit armik qe ka shkele ne teritorin e tyre pas vdekjes se legjendes tone kombetare Gjegj Kastriotit. Sa, e sa vezir e pashallare shqiptare dalin ne anen e Turqise. Asnje republike ne teritorin e ish Jugosllavise nuk ka pase numer me te madh bashkepuntoresh te UDB-es se sa Krahina Autonome e Kosoves. Por sot ne nje fare menyre te pavarur, a ka me zi se dikush bashkepunon me ate shtet e i kyqur ne qeverine e Kosoves? Sa gjaku eshte derdhur per ta arritur kete qellim? Per nje Jabllanoviq shkelmiten me mija protestues, kush udheheq ne kete shtet Serbia apo Kosova? Koalicioni i LDK-es me PDK-en eshte tradhtia me e madhe ndaj Rugoves ne keto 20 vitetet fundi dhe vorrosja i tij per te dyten here. Te pershtatshem dhe te gatshem per te biseduar me Serbine - nuk ka partner me te mire dhe ndoshta veriu prone e Serbise. Nje lider partie qe bene nje tradhti te tille, a i besohet udheheqja e shtetit. Kurre me nuk mendoj qe t'ja jap voten kesaj partie. Per cdo lavdate per 8 deputetet e distancuar nga kjo tradhti. Carte u pa se shumica servil, vetem per interesa personale. Madje shume jam i zhgenjyer ne Haki Rugoven i cili pa rezereve e perkrahi Mustafen, madje i nervozuar per diitancimin e disa deputeteve.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora