E enjte, 28.03.2024, 11:06 PM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Prespa dhe Manastiri

E marte, 27.01.2015, 07:26 PM


Prespa dhe Manastiri, në optikën e udhëpërshkruesëve të  huaj

(,,Këto dy treva, kanë diçka specifike që, nuk i ka asnjë vend tjetër  në Ballkan. Veçanti e  Prespës është  emancipimi  bektashian, kurse   Manastiri veçohet  si vendlindje e Alfabetit,, ka shkruar një i huaj para rreth 100 vjet)

Nga Reshat Nexhipi

Sqarim i shkurtë

Përshtypjet e tij i kisha lexuar edhe më parë, por më kishin dalë nga mendja. Duke klikuar këto ditë në internet, rastësisht pata mundësi t i lexoj përsëri, gjë që, më inspiroj, të paraqitem me  këtë shkrim, i cili, në realitet, është pjesë e një  interviste ime e para disa viteve, lidhur me librin im, me titull, ,,Prespa dhe Manastiri nëpër shekuj,, në të cilin, përveç vlerësimeve të posa theksuara, si nëntitull, ka edhe  plot të tjera, si nga i njëjti autor, si dhe nga udhëpër

shkruesë të  tjerë që kanë vizituar këto dy treva ,,ndër më bukurat dhe  me histori më interesante se çdo  vend tjetër që kam vizituar gjer më sot,,-shkruan njëri prej tyre. Në vijim paraqes një pjesë të intervistës në fjalë, duke u fokusuar vetëm në ato momente të librit që kanë të bëjnë  me titullin e këti shkrimi.

Pse  shkruajtë këtë libër dhe pse dy vendet i  vendosët në të njëjtin titull? Ishte pyetja e parë e gazetarit

,,Me origjinë jam nga Prespa, por fati bëri që të jetoj dhe veproj në Manastir, prandaj dhe, është normale që, si historian, duhej më parë të di të kaluarën e vendeve të mia, pra të bashkëvendasve dhe bashkëatdhetarëve të mij, pastaj të merrem me historinë e të tjerëve, kurse sa i takon pyetjes të dytë, këto dy vende gjinden afër në afërsi, të ndarë vetëm me Pelisterin piktores, prandaj dhe gjatë  historisë, duke filluar nga pellazgët e gjer më sot,120 shekuj me rradhë, kanë patur të njëjtin fat, me përjashtim të viteve 1941-43, kur Prespa ishte kryesisht nën Italinë, kurse Manastiri nën Bullgarinë,, i them gazetarit dhe shtoj, pak si me shaka  ,,Kjo nuk do të thotë se jam lokalist, nëse në  pyetjen që më bëtë, fshihet diçka e tillë,,.

Cilat janë veçoritë  ose specifikat e Prespës , që e dallojnë nga trevat e tjera ? ishte pyetja e dytë e gazetarit

,,Ka plot, por, në respekt të titullit, do fokusohem vetëm në disa prej tyre, të thëna pra nga udhëpërshkruesit e  huaj por duke i interpretuar  në mënyrën ime mbresat  e tyre. Do filloj  me liqenin e Prespës i cili e lidh këtë vend  me Shqipërinë dhe Greqinë, furnizon liqenin e  Ohrit, kurse   përmes Drinit, edhe  Shqipërinë. Në lindje, Prespa, ka Pelisterin me dy liqejt e tij natyral, të njohur në popull si ,,Sytë e Pelisterit,, -thekson një udhëpërshkrues  dhe shton se  nga maja e këti mali, kur është koha e kthjelltë, përmes dylbive, duket edhe Olimpi historik në Greqi, kurse Liqeni i Prespës, malet e Shqipërisë dhe Sarajet e Nijazibeut në perëndim si dhe fusha e Pellagoninisë (pellazgëve) Heraklea e linkestëve ilirë, objekti i Kongresit të Alfabetit, në lindje, duken si në pëllëmbën e dorës. Një nga udhëpërshkruesit, si veçanti  të Prespës  apostrofon  Sarajet madhështore të  Nijazibeut në Resnjë, sepse janë të vetme në botë, etj. Pra, ky objekt, liqeni dhe  Pelisteri, sipas udhëpërshkruesit në fjalë, e bëjnë të veçantë Prespën- i them gazetarit lidhur me pyetjen e tij.

Po nga ngjarjet historike në Prespë, cilat do t i kishit veçuar? ishte pyetja tjetër e gazetarit.

,,Ka plot, por, me qenë se për to kam shkruar edhe më parë, sa pa hiç, do përmend sundimin e Ali pashë Tepelenës, që pati pasoja pozitive në forcimin e vetëdijes kombë

tare të shqiptarëve të kësaj ane, Hyrjetin e vitit 1908, filluar nga ana Nijazibeut të Resnjës, i njohur si ,,Mbret i Prespës,, Zonën e lirë  balliste të Musa Kranjit, më 1943 etj. Përmenda edhe  Nazar Mehmetin i cili, si mërgimtar në Amerikë, ka dhënë miliona dollarësh për çështjen kombëtare dhe përmes të cilit  emri i Prespës dëgjohet në të katër anët e botës ku jetojnë bashkëatdhetarët e tij etj.,,

Ju, në librin Tuaj, si veçanti për Prespën, e quani  edhe praninë e  bektashizmit. Si e argumentoni  këtë? pyet gazetari.

,,Po, është e vërtetë kjo, sepse që shqiptarët e kësaj ane dallohen me emancipimin e tyre, në krahasim me ata të vendeve të tjera në Maqedoni, Kosovë dhe më gjerë,  është fakt i pamohueshëm dhe se për këtë kontribut të madh  kanë patur familjet bektashiane, për shkak tëmarrë

dhëniet të  tyre fisnore dhe miqësore me ato të  Kolonjës, si dhe frymëzimit të tyre nga filozofia e Naim Frashërit, i them gazetarit, duke cituar vlerësimet e  udhëpërshkruesëve të huaj të para një shekulli, të cilët  flasin në superrlativ për sektin në fjalë. Dhe, kur përmenda Naimin, nuk munda të mos e kujtoj gazetarin me fjalët e tij për mua  super edukative dhe më të preferuara gjer më sot:,,Gjithë njerëzit që janë, vëllezër janë të tërë, një mëmë një at kanë, nga një baltë janë bërë.

Mirëpo, përveç familjeve bektashiane,  kontribut më të madh  në drejtim të emancipimit dhe forcimit të ndjenjave kombëtare kanë dhënë  mësuesët nga Shqipëria, në kohën Italo-shqiptare, të viteve 1942-43, kur për të parën herë u ngrit flamurui kuq e zi i Skenderbeut, u hapën shkolla shqipe etj.Përmenda edhe kontributin e Konsullatës  shqiptare  në Manastir, e cila i  kishte lidhje me disa shqiptarë të Prespës  duke i furnizuar  me libra të cilat i shpërndanin nëpër familjet etj. Kur përmenda Manastirin, gazeta

ri shtroi pyetjen

Pse Manastirin, në librin Tuaj,  e veçoni nga qytetet e tjera?

Meqenëse për këtë kam shkruar disa herë, anashkalova pe

riudhën pellazgo-ilire, Bardhylin etj., duke  theksuar faktin që  në Manastir, brenda 2 viteve, 1908-1910, ndodhë tre ngjarje mbarëkombëtare: Dy kongrese dhe shtypshkronja universale shqiptare, në 13 gjuhë të ndryshme,  gjë që nuk e ke në asnjë qytet tjetër jo vetëm shqiptar por edhe më gjerë në Ballkan dhe jo vetëm. Si veçanti theksova edhe familjen Qiriaze, si një ndër më të shquarat shqiptare në tërë historinë e kombit tonë, pas asaj të vëllezërve Frashër, edhe pse  nga ajo kanë dalë vetëm tre personalite historike, kurse nga kjo e Manastirit-pesë, tre meshkuj dhe dy femra, kush më  patriot dhe më i shkolluar  se tjetri dhe të cilët kontribuan pa masë për  tre veprat e lartpërmendura, siç ishte edhe Kongresi i  Alfabetit i cili emrin e Manastirit  e bëri të pavdekshëm, gjë, që,  siç kam shkruar edhe më parë, nuk mund të thuhet për asnjë ngjarje tjetër në historinë e popullit shqiptar.

Në një vend të librit Tuaj thoni që emri i Prespës dhe Manastirit, nuk do harrohen kurrë,edhe sikur, siç shpreheni Ju, të zhduket çdo gjë nga faqe e dheut.  Si e argumentoni këtë?, ishte  pyetja e  gazetarit.

,,Lidhur me këtë të fundit, do t iu përgjigjem më pas,, i them gazetarit dhe për të mos i përsëritur të njëjtat gjëra, të cilave pyetsi, siç duket, nuk ua vuri veshin sa duhet, sepse, e kishte mëndjen te formullimi i pyetjeve të tjera, u detyrova të dal pak nga tema duke e  ilustruar  përgjigjen me disa ngjarje historike, të cilat më binin ndërmend në moment, prandaj dhe e zgjata sa nuk duhej. Fillova: ,,Një fshat, ose qytet, mbahet mend, më gjatë ose më shkurtë, nvarësisht nga ngjarjet në të dhe nga protagonistët e tyre. Kruja dhe Lezha, fjala vjen,  mbahen mend për shkak të Skenderbeut, Frashëri, për shkak të tre kolosëve të njohur dhe Teqesë të saj si çerdhe kombëtare, Butka për shkak të Sali Butkës, Safet Butkës etj., Prizreni për shkak të Lidhjes Shqiptare të v.1878, Dibra dhe Elbasani për shkak të kongreseve dhe Normales të v.1909, Shkupi për shkak të çlirimit në v.1912, Vlora për shkak të Pavarësisë dhe të Ismail Qemalit, Mati për shkak të Ahmnet Zogut, Tetova për shkak të Fadil Sulejmanit etj.,, i them gazetarit dhe,

për të qënë edhe më i qartë, si me shaka, i thashë:  ,,Tëra ato qytete që i përmenda, duke mos përjashtuar  edhe Manastirin im dhe Prishtinën  Tuaj, një ditë, pas qindra viteve, larg qoftë, me rastin e ndonjë tërmeti, mund të fshihen nga faqja e dheut, por  Liqeni i Prespës dhe Pelis

teri i Manastirit do mbeten për gjithmonë, bashkë me to edhe emri i dy vendeve, të cilët i theksuat Ju,,  i them gazetarit,  por sa  dhe si më kuptovi, nuk e di. Pyetja e tij, më nxiti të bëj edhe nëntitullin në vijim

Në vend të përfundimit

Shumica e ngjarjeve që përshkruava më sipër, siç thashë, kanë të bëjnë me përshtypjet e udhëpërshkruesëve të mëparshëm, por kam lexuar edhe  ato të  të kësaj periudhe,siç është viti 2001, gjegjësisht  diegia e shtëpive shqiptare, masakër ky i pa parë që ka habitur  edhe vizitorët e huaj të cilët kanë lënë mbresa të thella në shkrimet e tyre.Për të mos dalë tepër nga tema, për ta do paeaqitem me shkrim tjetër kur të më jepet rasti, peandaj   kësaj rradhe do prezentoj vjershën në vijim, edhepse është publikuar edhe më parë, por, për hir të kontinuitetit  i lejova vehtes një luks të tillë, për të cilën kërkoj falje,  edhepse  e kam reduktuar dhe, kuptohet, ka plot që më parë, nuk e kanë lexuar: Në qershor, 2001, në Manastir, një krim  u bë, shtëpive shqiptare u vunë  zjarrë, për ca policë të vrarë, në Tetovë që kishin shkuar, kundër UÇK-së për të luftuar. Ndriçoi fusha e Pellagonisë,pronë e vjetër e Ilirisë, Heraklea e Bardhyl mbretit dhe  objekti i Alfabetit. Skenderbeu, duke luftuar, Naimi ,,Qerbelanë,, duke shkruar, Ismail Qemali, në Vlorë duke kuvenduar, Nëna Terezë të sëmurë duke shërruar, u përpoqën të  shpëtojnë, por kot, se i kisha  varur në mur, dhe, s lonin  dot. Ne të tjerët, që shpëtuam, në Prespën tonë qendruam. Edhe aty, na u kërcënuan, Shqipërinë na i treguan, por qëllimin s e plotësuan, çdo rrezik përballuam,vendlindjen e Alfabetit, nuk e  lëshuam...,,



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora