E premte, 03.12.2021, 10:35 AM (GMT)

Mendime

Faton Mehmeti: Nga protesta në huliganizëm

E marte, 27.01.2015, 07:22 PM


Nga protesta në huliganizëm

Shkruan: Faton MEHMETI

Viti 2015, filloi jo i mbarë për Kosovën.Rendomë janari ka qenë muaj i kobshëm për shqipëtarët, acari i javarëve mori me vehte bijët më të ndritur të këtij kombi.Përtej simbolikës sëe padëshiruar, ky muaj për koincidencë edhe në këtë vit që sapo kemi hyr në ngricat e stuhisheme të protestave. Ato u nxitën nga deklarata e ministrit  serb në qeverinë e Republikëes së Kosovës Aleksandër Jabllanovic, i cili protestën e nënava gjakovare kundër vizitës së disa pelegrinëve në kishën e Gjakovës e penguan si reagim ndaj  qeverisë serbe, e cila  nuk po i kthen në vendlindje e trupat shqipëtarëve të zhdukur, pjesa më e madhe janë pikërisht nga qyteti i Gjakovës. Protesta të cilat kërkonin shkarkimin e ministrit serb u zgjeruan nëpër të gjitha  komunat e Kosovës, për të aritur deri në protestën gjithpopullore të mbajtur në Prishtinë më 24  të këtij muaji.

Disa mijëra persona nga e gjithë Kosova protestuan në Prishtinë për të kërkuar shkarkimin e ministrit serb Aleksandar Jabllanoviç dhe mbajtjen e ndërmarrjes së Trepçës nën administrimin e Kosovës.

Pak para fillimit të protestës mbarëpopullore, e cila ishte thirrut nga    organizata "Thirrja e Nënave", me kryetare Nusrete Kumnova, si dhe Lëvizja Vetëvendosje, dhe lideri i saj Albin Kurti,shprehën revoltën e tyre se si qeveria në krye me Isa Mustafën nuk shkarkuan ministrin serb.Ky i fundit edhe për kundër se kerkoi falje për deklaratën e tij, gjithësesi kjo nuk ndikoj që kërkesat ndaj tij për dorëheqje të pushonin. Por cili ishte efekti i kësaj proteste,  dhe vallë a thua në të gjitha punët i paskeshmi në terezi , qe na mbetët vetëm Jabllanovici e keqja më e madhe ?

Fatkeqësisht, Kosova ka me mijëra e mijëra të këqija më të medha se sa Jabllanovici, i cili me pak se të gjithë duhet fajësuar.Duhet ndryshuar sistemin e mbrapshtë që është instaluar që 15 vjet,dhe se pikërisht ky sistem ka sjellur gjithë problemet me të cilat ballafaqohet sot shoqeria jonë.Problemet të vilat cdo ditë na e zën frymën sic janë : papunësia e lartë, sistemi i keq arsimor dhe shëndetësor, korrupisoni,ligji i punës që nuk zbatohet, prostitucioni, droga etj.

A janë më të rënda këto probleme apo deklarata e Jabllanovicit ?!

Jam për iden që duhet te ngritet vetëdija për protesta, që të ekzistoj shoqëria e organizuar që del në rrugë për të mbrojtur të drejtat e saj.Për të kërkuar një jetë më të mirë dhe të dinjitetshme, por asesi nuk e pranoj gjuhën e përdorimit të gurëve, si instrumentet për të arritur qëllimet.Sot më tepër së kurreë kemi nevojë të protestojmë, por nevoja e shprehjës së pakënaqësisë, ka edhe instrumenta e saj demokratik.

Edhe në protestën  më 27 janar, pra  këtë të martë, pati persëri incidente në protestën e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje, ku është qëlluar me gurë dhe sende të tjera, ndërsa policia ka ndërhyre me gaz lotsjellës.Edhe këta që thyen xhamat e ndërtesës së qeverisë në protestën e së shtunës dhe të sotëm ( e martë ) janë pjellë e qeverive që tash e 15 vjet, kanë kontribuar në ndërtimin e një sistem të mbrapshtëi cili  ka  vrarë shpresat e këtij populli për  jetë të dinjiteshme . Ndaj kjo protestë është rezultat i frustrimit të qytetarëve me gjendjen që tash e 15 vjet po mbretëron në Kosovë, gjithësesi asgjë nuk arsyeton veprimet e dhunshëm.Dhe kushdo që mendon se mund të marr pushtetim me mjete të dhunës, gabon.Vota është instrumenti i vetëm për të arritur në pushtet, por në anën tjetër qeveria Mustafa 1, duhet të punoj fortë për të zhdukur korrupsionin, për të hapur vende pune, për  cilësi në arsim dhe shëndetësi, më në fund  kthimin e syve nga populli.Ndyshe do të shohim skena të tilla, dhe shtimi i huliganëve vetëm sa do të rritet.Qeveria duhet t'i kthehet populli,Isa Mustafa këtë ia ka borxh këtij populli.

Koha do e vërtetoj nëse ai do e bëjë këtë...!!!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora