E enjte, 25.04.2024, 08:12 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Leci: Përkujtohen vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka

E marte, 27.01.2015, 08:52 PM


Akademi Përkujtimore në Kichheim-Teck për Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka

Nga Xhafer Leci, Fjala e rastit, 17.01.2015

"Shoqata Kulturore Shqiptare “Kadri Zeka”, në bashkëpunim me Klubin Kulturor “Bardhosh Gërvalla”, sot na ka mbledhur këtu, në Kirchheim/Teck të Gjermanisë, për të nderuar dhe përkujtuar ata që dhanë vlerat e guximit në mbrojtje të kombit, të lirisë, demokracisë dhe të pavarësisë së Kosovës. Për të nderuar heronjtë dhe dëshmorët tanë, të cilët punuan pa hezitim, organizuan protesta e demonstrata, nëpër metropolet dhe qendrat e rëndësishme evropiane, për internacionalizimin, çlirimin dhe bashkimin kombëtar, për bërjen e Shqipërisë Etnike- Natyrale.

Përkujtimi ynë i përbashkët në këte Akademi, me pjesëmarrjen e shumë

bashkëveprimtarëve të tyre, sadopak përmbushë borxhin ndaj vëllazërve tanë, që na prinin dhe na udhëzonin aso kohe, ne, mërgimtarëve, se për çlirimin e tokave tona nga  okupatorët shekullorë, duhet të sakrifikojmë duke punuar deri në flijim tonë, që brezat e rinj të gëzojnë lirinë e atdheut. Një pjesë e synimeve tona të përbashkëta sot është realizuar me çlirimin e Kosovës.

Edhe ne, mërgmitarët, si pjesë përbërëse e shtyllës kombëtare, jemi përpjekur vazhdimisht dhe kemi dhënë kontributin tonë në forma të ndryshme.

Këtu, në Përendim, kundër shqiptarëve atentatet dhe vrasjet nga UDB-ja jugosllave kanë historikun nga viti 1981. Me 14 maj 1981, në Frankfurt të Gjermanisë, qe plagosur rëndë Rasim Zenelaj, i cili mbeti përherë i palëvizshëm.

Ndërsa, viktima e parë e terrorit serb ishte vrasja e Vehbi Ibrahimit dhe plagosja e gruas së tij, më 10 tetor 1981, në Bruksel të Belgjikës,

Kurse, me 17 janar 1982, në Heilbronn - Untergruppenbach të Gjermanisë, nga Sigurimi dhe bashkëpunëtorët  serbosllav, u vranë vëllazërit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka. Sigurimi  jugoslav, vazhdon me vrasjet radhës:

Me 25 janar 1990, në Bruksel të Belgjikës, vritet, Enver Hadri, për të vazhduar edhe me vrasjen, gjegjësisht, mbytjen e Musa Hotit, me 16 janar 2004, po ashtu në Bruksel.

Mërgata jonë ka pasur dhe ka edhe shumë veprimtarë të gjallë, që kanë punuar me përkushtim për çlirimin e vendit dhe popullit tonë, të cilët kanë pasur fatin t´u shpëtojnë përndjekjeve për zhdukjen e tyre fizike nga ish- bashkëpunëtorët e sigurimit sekret - UDB-ës.

Dimensioni i dëshmorëve dhe heronjëve tanë, ishte i madh. Ata ishin të denjë dhe besnikë ndaj atdheut tonë të përbashkët, për atë bashkëveprimtarët dhe populli shumicë u besoi dhe kurrë nuk e tradhtoi idealin e tyre.

Mërgata jonë, në shenjë respekti e mirënjohje, gjithmonë të lartpërmendurëve u bëri nderimin me homazhe për çdo vit tek varrezat e tyre në Stuttgart e Bruksel.

Vepra e lavdishme e këtyre 6 martirëve të lartpërmendur, pavarësisht bindjeve të tyre ideologjike, ishte burim i sakrificës dhe mobilizimit të shqiptarëve në radhët e UÇK-së, për çlirimin tonë kombëtar prej pushtimit të Serbisë.

Mërgata jonë, atëbotë, jo mjaft e arsimuar, kishte shumë nevojë për veprimtarë dhe intelektualë të devotshëm të çështje tonë kombëtare, siç ishin Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Enver Hadri, Bardhosh Gërvalla, Vehbi Ibrahimi e Musa Hoti, të cilët në Kosovë kishin lënë familjet, të afërmit, bashkëveprimtarët, dhe kolegët e tyre të shkollës dhe të punës.

Për ata 6-të martirë të Kosovës, të cilët ish UDB-ja Jugosllave ua kishte frikën, janë shkruar shumë  shkrime e libra. Po përmendi vetëm disa nga autorët në mërgatë, siç janë: Emin Fazlija, me librin: "Doktori i Maleve të Lira të Drenicës Dardane";  Faridin Tafallari, me librin: "Terror, Dhimbje, Qëndresë"; Halit Elshani, me librin në dy vëllime: "Çeta e Brukselit"; Reshat Sahitaj, me librin Monografik: “Musa Hoti- shënime, përjetime, kujtime dokumente”;  Antologjia  e autorëve Hasan Qyqalla dhe Neki Lulaj: “Trinomi i lirisë”, kushtuar 30 vjetorit të vrasjës së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Lavdi e mirënjohje e përjetshme heronjëve dhe dëshmorëve të kombit!



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora