E shtune, 20.04.2024, 06:18 AM (GMT+1)

Mendime

Dërmaku: Reagim nga intervista e Hasan Qyqallës

E marte, 27.01.2015, 07:51 PM


Reagim nga intervista e Hasan Qyqallës dhënë Mustafë Krasniqit, për portalin elektronik“Kosovari Media“

Nga Ramiz Dërmaku

Siç po shihet për ne shqiptarët nuk ka ditë që të na sjellë gëzim, sepse akoma në mesin tonë ka njerëz bile edhe intelektual, të cilët për shkak të xhelozisë, urrejtjes patologjike  dhe veseve tjera, jo që nuk e thonë(shkruajnë) të vërtetën por edhe merren me dukuri tjera negative siç janë: korrupsioni, familjarizmi, bajraktarizmi si sëmurje e jona e trasheguar nga monizmi. Populli thotë: Me verbëri fizike jetohet edhe në xhungel, edhe në errësirë, por me verbëri shpirtërore nuk vlen të jetohet as    dritë.

Mendoj se nuk patëm të drejtë ne që u gëzuam aq shumë kur edhe tek ne shqiptarët arritën  proceset demokratike ? ! Sistemet plurale janë të mira vetëm për ata popuj ku vetëdija shoqërore, historike, kombëtare , arsimore, kulturale, morale .., kanë arritur një nivel të lartë të zhvillimit. Gjithnjë kam menduar se është e kotë njeriu të merret  me shpifje, trillime, gënjeshtra,duke folur gjithëmon vetëm në vetën e parë etj, etj, sepse aty humb kohë dhe lodhë trurin me bajraktaristët, matrapazët,karieristët, demagogët..., e shumë e shumë  marifetlleqe të tjera të tjera. Mirëpo në rastin konkret, një fjalë e popullit thotë; ai që hesht është fajtor, ngase ne një formë pajtohët me t’pa vërtetën, prandaj duke menduar edhe unë kështu  vendosa të humbas pak kohë ta thej heshtjën e pa dëshiruar me bindjen time personale e ta informoj  drejtë opinjonin dhe lexuesit se Intervista e kryetarit të Lidhjes së Krijuesve Shqitarë në Mërgatë – (LKSHM) z. Hasan Qyqalla, dhënë gazetarit e kolegut Mustafë Krasniqi, më ka demoralizuar shumë, sepse aty intervistuesi është tejet vetiak  dhe jepet se është edhe me i madh se Noli e Konica i djeshëm por edhe me i avansuar se Kadareja i sotëm.

Aty ku mbizotron  primitivizmi smira  inati rezultatet janë të barabarta me një ZERO të madhe .Nuk e patë thenë kot Mitrush Kuteli,: se në Kulturë ka shumë zili helm të hanë gjarpërinjët „askund nuk përmend emrat e anëtarëve aktiv dhe të atyre qe më së shumti kanë merita, është shumë keq. Sepse 1-i gënjen lexuesit dhe dy „ 2-i lëndon rëndë të gjithë anëtarët e kryesisë së LKSHM-së por edhe anëtarësinë e gjerë të saj.

Ju si kryetar i LKSHM,gjatë aktivitetit veror me mergatën a ju kujtohën gafat ne praraskenë ne ndarjen e mirënjohjeve,me dirigjimin tuaj  dinak duke e lenë vellaun tuaj në komision vlerësues ne Takimin „Malli poeti“ në Kalan e Harilaqit e shperbleni me mirënjohje, Seveme Fetiqin për të vazhduar me të njejtin avaz LSHKM-së, që më 05 gusht 2014 në Amfiteatrin e Kompleksit “Zahir PAJAZITI” në Orllan,  u mbajtë orë e madhe letrare “Promenadë poetike mërgimtare” me që kjo orë letrare kishte edhe karakterin garues, ku në pranin e140 krijuesve shqiptar nga diaspora  u ndan dhe tri çmime nga antari i komisionit vlerësues vellai i juaj  shperblehët  sërish  Seveme Fetiqi dhe  dy poet  të tjerë nga Gjermania  duke injoruar 137 poetet e tjerë nga Anglia, Austria, Zvicrra, Norvegjia, Lugina e Preshevës.Mali i zi ,Shqipëria ,Ilirida etj.Pastaj sjellja arrogante e Dan Kosumit karrshi L.Pecit dhe reagimi mbi  Rita Saliut është skandaloze dhe gjest i pa falshëm.Poetet i shkruajnë  i mbajnë mend  të gjitha këto gjëra,e me pastaj herët a vonë i publikojnë ti thojnë drejtëperdrejtë se a te vjen ty mirë ose je mësuar me gjera të tilla kjo është krejtë diçka tjetër.

Promovimi i librave në Biblotekën kombtare  ishte diktakt  me se katastrofal,sipas teje të gjithë referuesit duhëshin të lexonin turr e vrap vetëm sa për  tu shënue dikund se edhe ky aktivitet u krye pa u ndalë fare për thellim studimi.Pjesëmarrësit  ne sallë u ndanë tejet të zhgënjyer nga kjo "kulturë e lartë" e udhëheqësit të diasporës gjera që u përshperitën dhe u diskutuan me pasë perurimit të veprave.

Kujdes  z. Kryetar.se ju vret thenja e një poeti  të menqur kur thot“Poetet janë si anije që lundrojnë mbi  qiell,detra,e oqean, disa ju rrezistojnë rrymave të ashpëra e disa i fundosë koha  e rrethi“.

E  sidomos kur ai avlimend mbahej në djepin e Kulturës në Tempullin e biblotekës kombtare, .

Janë edhe shumë e shumë gjera që duhët sqarim.

E ti sot të shkruash për LKSHM-në, e mos të zesh në gojë  së paku emrat e bashkë udhëtarëve themelues ,intelektual,  e atdhetar, poet dhe veprimtar që ishit bashkë është e pa falshme  ke bërë një gabim shumë të madh.Drojë se ata një ditë do të ju lanë vetëm e kush klithë vetëm nuk është as i shoqrisë e as i vetëvetës. Kur e themi këtë lexues të nderuar duhet cekur emrin e iniciatorit dhe intelektualit, të burgosurit politik ushtarit të oreve të para të UÇK-ës z. Martin Çuni, dhe krijuesve të tjerë znj.Gonxhe Letmi Begisholli, z. Neki Lulaj, z. Shaban Cakolli, z. Asllan Dibrani, z.Pal Sokoli, z.Mustafë Shabani, e shumë e shumë të tjerë që nga formimi i LKSHM-së, jo që e mbajtën gjallë këtë prushnajë kulture por edhe e ngriten lartë emrin e saj me krijimet e tyre të vlefshme vlersim i kritikës. Këta dhe shumë të tjerë ( që unë ju kërkoj falje që nuk po ua shkruaj emrat“ e mbajtën gjallë dhe i dhanë  freski frymës  se artit për të jetuar më gjatë. Autori i asaj Interviste dhe kryetari i LKSHM-së z Hasan Qyqalla, jo që nuk e ka kryer detyrën që ia kanë besuar baskëkombasit por as atë që ja pat vënë vetitë por në disa raste kanë bërë shkelje flagrante në thënjen e së vërtetës për shkaqe që vetëm ai i dinë ? !

Kur njeriu ia shtron si detyrë vehtes të merret me çështje kulturore e kombëtare, kuptohet aq sa ka fuqi, aftësi dhe mundësi; s´pari duhet të përkulesh me respektë të plotë para veprave të pavdekshme të heronjëve e dëshmorëve të popullit shqiptar, duke i nderuar ata me pietet të madh dhe kështu respekton me ndërgjegje luftën dhe përpjekjet titanike të të gjitha gjeneratave në histori që kanë punuar (e po punojnë akoma edhe sot) për ndërtimin e një shteti demokratik. Që në fillim të këtij reagimi po ju themë se shqiptari gjithmonë I ka respektuar traditat e veta kombëtare (dhe i respekton akoma edhe sot), pa marrë parasysh sakrificat që ju kanë paraqitur gjatë punës dhe jetës së tij . Ne pjesa dërmuese e krijuesve dhe e lexuesëve jo që nuk janë të kënaqur me sjelljën dhe  intervistën tuaj por janë tejet të indinjuar me disa gjëra që i thuani  duke u thirrur gjithëmonë në vetën e parë z. Hasan Qyqalla.

Marrëzirat tuaja  dhe të  pavërtetat tuaja ,ne gjatë leximit të intervistës suaj kemi hasur ne disa gjëra jo të vërteta, ndersa i keni lënë ( apo thënë shkurtë) anash njerëzit të cilët gjatë regjimit të kaluar derdhën gjakë dhe vuajtën vite te tëra nepër kazamatet serbo sllave por nuk janë lavderuar ata i lavderon historia. Z. Hasan Qyqalla, ju edhe në intervistat tjera kurrë nuk  e keni treguar të vërtetën por keni bërë përpjekje për ta ngritur vetën, mbi retë e bardha pra thënë shkurt keni gabuar rëndë.  Unë për vehte të them hapur  se kurrë nuk do tua harroj këtë ligësi, sepse e keqja edhe nëse falet ajo ngelët nuk harrohet. Sa i përket aktiviteteve të intelektualit, gazetarit, atdhetarit dhe ushtarit të UCK-ës“ z. Martin Çuni, se sa ai i  ka kontribuar çështjes sonë le të flasin argumentet. Po njashtu në këtë rast ju keni vepruar edhe më keq që askund nuk figuron emri i Pal Sokolit, dhe sakrifikimi i familjes së tijë për lirinë e Kosovës..,Harruat ta kujtoni ballistin e fundit që është akoma gjallë Zef Sokolin  qe jeton në Brazil,kjo mendoj se do të ju bente nderë. E ju një ditë do të turpëroheni para historisë, nëse keni lënë vend për tu kërkosh falje shokëve tuaj,të cilët mendoi se as me kërkim falje nuk do ta falin gabimin. Kush jam unë qe keto ti them haptas. Shqiptari për besë ka vdekur, dhe e ka mbajtur fjalën, edhe ti përmbaju kësaj thënje dhe shkruaje atë që  duhet shkruar.I nderuari z. zoti Hasan Qyqalla është krejt diqka tjeter të thuhet.., e krejt diqka tjetër kur veprohët e punohet me dienitet.Ne duhet dalluar ata që flasin nga largësia  por duhet përkrahur e ndihmuar ata që bëjnë punë të menqura konkrete.



(Vota: 42 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora