Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Baki Ymeri: Fatime Sulejmani dhe humanizmi shqiptar

| E hene, 26.01.2015, 08:14 PM |


FATIME SULEJMANI DHE HUMANIZMI SHQIPTAR

Fatimja nuk është figurë e shquar kombëtare por është një nga princeshat më të dashura të diasporës sonë. Shpirti, zemra dhe mendja e saj i përkasin shqiptarizmit, vendlindjes,, familjes dhe krenarisë për të qenë bijë e edukuar e një kombi kreshnik. Biografia e saj është e bukur, e bujshme, e larmishme, intensive dhe atraktive. Pizzeria e familiarëve të saj në Prishtinë ishte vendtakimi i shumë dëshmorëve  që militonin për pavarësi dhe bashkim kombëtar. Gjyshi i saj, Tosun Sulejmani, në kohën e Asdrenit e siguronte ekzistëncën si ëmbëltor në Rumani. Për burrërinë dhe mikpritje e tij, ende e mbajnë mend, jo vetëm pleqtë e fshatit por edhe të gjithë rajonit të Gostivarit, e posaçërisht shqiptarët ortodoksë të Rekës.

NGA BAKI YMERI

Thonë se hijeshia i lartëson cilësitë morale, kurse pa këto cilësi, bukuria ekziston vetëm për sy, por jo edhe për zemër. Me kohë të mirë dhe me një femër të bukur, njeriu nuk ngopet kurrë. Në të vërtetë, bukuria është vetë jeta, sidomos kur jeta dinamizohet me punë, me art dhe kulturë. Po qe se kësaj ia shtojmë edhe bamirësinë, siç do të shohim në kuadrin e portretit respektiv, jeta e njeriut kaplon përmasa hyjnore. Nga vetë natyra, njeriu është artist. Pse? Sepse ai mundohet gjatë jetës, gjithmonë të sjellë bukuri, mirëkuptim, implikim dhe dashamirësi. Fatime Sulejmani (e njohur edhe përmes ish-mbiemrit Demiri), është një nga femrat më të respektuara të diasporës sonë. Biografia e saj është e bukur, e bujshme, e larmishme, intensive dhe atraktive.

Sipas publicistit Xhevat Muqaku, ajo ka dhënë kontribut lidhur me organizimin e ndihmave për vërshimet në veri të Shqipërisë (Shih artikullin “Prefektura e Lezhës priti ndihmat humanitare nga Gjermania (13.06.2010)". Në foto, Fatime Demiri përkrah çunit me kostum kombëtar. Fatimen mund ta takosh edhe tek tema "Takim pune me grupin Gastmahl në Singen". Është e treta në rradhë sipas fotografisë. Zonja Fatime çmohet dhe respektohet shumë tek bashkatdhetarët e saj në Gjermani. Ishte mjaft aktive në shoqatën e qytetit Singen “Gastmahl”, pastaj në shoqatën e gruas "Nermin Vlora". Ka dhënë kontributin e saj në mbrëmjen ku janë mbledhur donacione për të ndihmuar qytetarët e Shkodrës me rrethinë, me rastin e vërshimeve. Kontributi i saj dëshmohet edhe me rastin e promovimit të veprave të Isak Gutes. Asokohe, Fatime Demiri foli në emër të intelektualëve shqiptarë. Ajo ka marrë pjesë në Kongresin e Gruas Shqiptare që u mbajt më 2009 në Heidelberg të Gjermanisë. Ka marrë pjesë edhe në një mbrëmje bamirësie. Me atë rast, zt. Lladrovci iu drejtua qytetarëve gjermanë, bashkatëdhetarëve dhe perfaqësuesve te shumë komuniteteve që punojnë dhe jetojnë në qytetin e Singenit me fjalët të cilat i përktheu në gjuhën gjermane zonja Fatime Demiri. Kjo zonjë. madje edhe në Genevë vepron herë pas here, për të drejtat e grave shqiptare.

Shumë e bukur duket revista “Shqiptari”, na thot: “Më pëlqen se i keni dhënë jetë, frymë, gjallëri dhe dashuri.” Njerëzia, bujaria dhe humanizmi i Fatimes dëshmohet edhe përmes ndihmave që u ka ofruar shumë mergimtarëve që vinin pa viza në atë kohë kur s’kishin sigurime: “Ua bëja të mundur shërbimet dhe shërimet pa pagesë, kuptohet, me marrëveshje me personelin në Klinikën e Qendrës Intensive të spitalit Hegau në Singen (2011). Fatimja është një nënë e çmuar shqiptare që rrit dhe edukon fëmijët në diasporë, pa ndihmën e askujt. Kreu Pedagogjinë në Prishtinë kurse nga viti 2012 është master në Universitetin e Shtulit. Ka një djalë dhe një vajzë (Anida Demiri). Djali i saj, Dardani (1992) kreu gjimnazin dhe vazhdon shkollim te Deutsche Bahn, ndërsa vajza, Anida (2001), është nxënëse në klasën e gjashtë). Fatimja u lind në Raven të Gostivarit (05.07.1965), dhe vjen nga gjiri i një familjeje intelektualësh.

Vlen të theksojmë se Fatimja është e bija e Bukurije Doko (arsimtare. e lindur më 1943) dhe e Idriz Sulejmanit (arsimtar), që të dy, ish-studentë të Normales së Shkupit. I filluan studimet më 1956, në gjeneratën e parë të mësuesve të regullt me program 4 vjeçar (konform programit të Normales së Elbasanit). Në kuadrin e revistës “Shqiptari” kushtuar Zonjës Fatime, në foto është edhe Profesor Memedaliu, daja i Bukuries. Që nga viti 1960, të pandarë në trasimin e rrugëve të ardhmërisë së kësaj treve - shembuj për edukimin dhe arsimimin e bashkatdhetarëve tanë të Gostivarit, që nga Çegrani e deri në Reçan. Idris Sulejmani ishte një ndër themeluesit e shoqërise kulturo artistike “Besa” e Gostivarit, ndërsa Bukurija valltarja e parë në kuadrin e kësaj shoqërie të famshme. E gjejmë në foto me veshje kombëtare nga Reka, që dëshmon se që atëherë e mbronin trashigiminë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve kristianë që ndodheshin në kthetrat e asimilimit.

Gjatë periudhës së Mbretërisë, në kohën e Asdrenit, pra para Luftës së dytë botërore, gjyshi i saj, Tosun Sulejmani, e siguronte ekzistencën e familjes si ëmbëltor në Rumani. Pas Luftës, hapi ëmbëltoren e parë shqiptare në Titograd dhe qe i njohur me humanizmin e tij për ata qe kishin nevojë për ndihmë, si profesionale për të marrë çertifikata (Mjeshtër Ëmbëlsirash), poashtu dhe për ndihma financiare. Për burrërinë dhe mikpritjen e tij, ende e mbajnë mend Tosun Ravenin, jo vetëm pleqtë e fshatit por edhe të gjithë rajonit të Gostivarit, e posaçërisht shqiptarët ortodoksë të Rekës. Vëllau i Fatimes, Arben Benny Sulejmani, është historian pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, ligjërues i lëndës Historia e Kulturës Shqiptare. Ka marrë pjesë në manifestime ndërkombetare, në linjën Washington-Bruksel-Gjenevë, si dhe në konferenca anembanë botës, me subjekte për Paqen, Tolerancën Ndërfetare dhe Multikulturalitetin. Beni ishte prezent në ngjarjet e mëdha me Baba Mondin , në takime me Papën, Dalaj Lamën, me Sekretarin Amerikan John Kerry, me presidentë të ndryshëm nga Ballkani etj.

“Më ke hapur shpirtin dhe më ke mbuluar me gëzime!”

Prindërit e nënës së saj janë Menduhie Doko (mësuesja  e parë në fshatin Reçicë të Tetovës, pastaj Gafur Doko, jurist. Së bashku me kushëririn e tij më të vjetër, Esat Doko, studjuan në Beograd para Luftës së parë botërore. Esati u diplomua, kurse Gafuri u dasht t’i ndërpresë studimet. Punoi me Esat Dokon një kohë si jurist në Avokaturën e tij. Qe edhe mësues në Tetovë, pastaj u mor me tregëti. I kanë shkolluar 5 vajza në atë kohë. Tezja e Fatimes (Gëzime), u lind më 1948 dhe kreu disa vjet të Mjeksisë në Beograd. Tezja tjetër (Didare), e lindur më 1952, kreu  Shkencat Sociale  dhe ishte aktiviste për çështje sociale. Tezja Pembush (e lindur më 1954), është motër medicinale (specialiste për transfuzionin e gjakut). Ndërsa tezja e vogël (Naxhije) është pedagoge. Të gjithë nipërit dhe mbesat, janë me shkollim të lartë në fusha të ndryshme. Mamaja e Idrizit ishte vajza e mulla Shazës nga Forina, predikues dhe ligjërues në Medresenë e atëhershme të Tetovës. Halla e saj (Basrije Sulejmani) ishte shumë bujare dhe e guximshme. Kishte Burektoren e famshme pranë stacionit të autobusave në Strugë. Poashtu edhe axhallarët e saj ishin atdhetarë të njohur që e vazhduan traditën e Babë Tosunit. pronarë lokalesh nëpër troje të ndryshme.

Sipas rradhës, nga më i vjetri vjen Xhumajli në Gradaçac të Bosnjës, Sehadin në Bar (Tivar) të Malit të Zi, Lazimi në Omish të Splitit (Kroaci). Remziu ëmbëltore në Mostar, Lutfiu pizzeri në Dallas (SHBA).  Babai i saj (Idrizi, i lindur më 1939), kishte ëmbëltore akulloresh në Sutomore të Malit të Zi. Familjarët e saj janë pronarë të “Pizzeria Benny”, që nga viti 1987 në Prishtinë, dhe që nga viti 1992 në Gostivar. Pizzeria në Prishtinë edhe Gostivar punonte derisa mbaruan trazirat në Maqedoni. Ishte vendtakimi i shumë dëshmorëve  që militonin për pavarësi dhe bashkim kombëtar. Lavdi ju qoftë atyre që u flijuan për liri! Aty, tek të dy Pizzeritë u gërshetuan gati të gjitha rjetet sociale e politike. Aty pihej kafja e mëngjesit për mediat e shkruara dhe ato vizuale, Ishte vendi i preferuar i intelektualëve tanë. Për këtë lokal shkruajtën edhe Frankfurter Algemaine Zajtung, Zëri, Rilindja, Nedelni Telegraf, Bilds etj. Para dhe gjatë Luftës së Kosovës, ishte vendtakimi i preferuar I atyre që e donin Arsimin dhe Lirinë. Gazetari i të përditshmes Lajm, në 20 vjetorin e punës, në një intervistë, pyeti pronarin nga rrjedh? Ky sukses, iu përgjigj, vjen nga pasioni dhe dedikimi i gjithë familjes, posaçërisht i motrës së tij, Fatimes, që nuk kurseu as rininë dhe as kohën, duke e mbështetur.

Babai dhe Mamaja e saj ishin mësuesit e kohërave në Çegran dhe pastaj në Raven, deri në pension. Prindërit e mamit të saj janë: Menduhie Doko (mësuese e motshme në fshatin Reçicë të Tetovës); Gafur Doko (agjent tregtar nëpër shumë troje). I kanë shkolluar 5 vajza në atë kohë. Tezja e Fatimes (Gëzime), u lind më 1948 dhe kreu disa vjet të Mjeksisë në Beograd. Tezja tjetër (Didare), e lindur më 1952, kreu mjeksinë dhe ishte aktiviste për çështje sociale. Tezja Pembush (e lindur më 1954), është motër medicinae për transfuzionin e gjakut. Ndërsa tezja e vogël (Naxhije) është pedagoge. Mamaja e Idrizit ishte vajzë hoxhe nga Forina. Halla e saj (Basrije Sulejmani) ishte shumë bujare dhe e guximshme. Poashtu edhe axhallarët e saj. Ishin të njohur dhe të ndershëm, pronarë lokalesh nëpër troje të ndryshme. Sipas rradhës, Xhumajli në Gradaçac të Bosnjës, Sehadin në Bar (Tivar) të Malit të Zi, Lazimi në Omish të Splitit (Kroaci).

Babai i saj (Idrizi, i lindur më 1939), kishte ëmbëltore akulloresh në Sutomore të Malit të Zi, si dhe në Prishtinë. Siç thamë më lart, familjarët e saj ishin pronarë të “Pizzeria Benny” në Prishtinë dhe Gostivar. Remziu ka ëmbëltore në Mostar, Lutfiu ka pizzeri në Dallas (SHBA). Babi me mamin e saj ishin mësuesit e kohërave në Çegran dhe pastaj në Raven, deri në pension. Përfundimisht vlen të theksojmë se Fatimja nuk është figurë e shquar kombëtare por është një nga princeshat më të dashura të diasporës sonë. Shpirti, zemra dhe mendja e saj i përkasin shqiptarizmit, vendlindjes,, familjes dhe krenarisë për të qenë bijë e edukuar e një kombi kreshnik. Ky është portreti i parë për një nënë fisnike nga diaspora jonë, për të cilin na falënderon me fjalët: “Më ke hapur shpirtin dhe më ke mbuluar me gëzime!”.