Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Nëngurra: Rexhë Blakaj - figurë me peshë

| E hene, 26.01.2015, 08:33 PM |


REXHË MURAT BLAKAJ FIGURË ME PESHË NË HISTORINË E ISTOGUT NË KOHEN E LDB -SË DHE VITEVE TË NDERTIMIT TË ISTOGUT PAS KËSAJ LUFTE

Nga Selim M. Nengurra

Asht ba e zakonshme pothuej gadi si rregullë te neve shqiptaret që historia të fillojë nga vetvetjet tona dhe ajo ka jeten e moshes tonë.  Kështu neve bajmë mëkat ,  dhe vetshkatrrohemi sepse të kaluemen se pranojmë ,  nuk i pranojmë vlerat  e sajë ndersa jemi shumë te zellshem me kerkue gabime të njerzve të kohës së kalueme dhe pa vra mendjen per meritat neve nji gabim e marrim per argument dhe njerzit i etiketojmë,  i perfolim i anatemojmë,  i shajm e edhe baltosim si askush ma shumë. Kjo dukuni e jona si popull më ban ta kuptojë edhe atë thanjen popullore;.. njiqind pite per nji laknor...

Unë andrrojë që nji ditë tja dal dhe ta botojë nji libër me biografitë e personaliteteve istogase ,  të atyne që me punën dhe veprimtarinë e vetë kan ndryshue për të mirë historinë tonë të shumvujtun,  kan lan gjurmë në zhvillimin,  arsimimin ,  edukimin dhe ndertimin e jetës e mirqenjes së Istogut këti qyteti të vogël e të bukur te Podgurit që shtrihet per rranx bjeshkve të Thata që asht vend i njerzve të urt,  të kulturuem ,  puntor ,  arsimdashës dhe bujar fakt ky që me ban të ndihem mirë që kam lind afer Istogut dhe jam rrit në Istogun ebukur të Ibrahim Rugovës,  të Shaban Manaj,  të Rexhë Muratit,  të Sadri Kabashit,  Ismail Bajrës,  të Prof. Avdirrahim Gashi,  të Elez Selmanaj,  të Smajl Ali Bicaj,  Sylë Alushi,  Rexhep Shaban Kadaj etj,  etj,  personalitete të politikës dhe arsimit të Istogut bashk me fshatrat e ti pergjatë shekullit të kaluem pastaj me biografitë e luftëtarve të paepshem per liri si Tal Kurteshi,  Ahmet Nuhi,  Sadik Ali-Bajramaj,  Selim Rrustemi,  Ramë Ali Bicaj,  Selmon Kadri Hasanaj,  Bardh Isufi,  Halit Keçi Bajraj etj,  etj.

Në perpjekjet e mia per të mbledh material per librin tim të ardhshem shpesh po hasi në telashe e probleme dhe shpesh as nuk po mundem të gjej njerëz pasardhësa të figurave të së kaluemes per ti pas si referenca ata per shkrimin që do e baj. Nji problem të tillë e kisha edhe në perpjekjen time per ta marr nji histori biografike per Rexhë Murat Blakaj që në popull ka mbet në kujtesë me emnin Rexhë Murati. Unë njifsha femijët e Rexhë Muratit,  disha se cilet janë ata,  Bollovanin e dija se jeton diku jasht ,  Zanën e kisha nuse të nipit,  Olen e kisha shoqe të gjeneratës në gjimnaz por largësia mes nesh ma bante gadi të pamundshme me vu kontakt me njenin nga ata.

Ngula kambë ta arrij qellimin dhe ja dola veren e vitit 2014 kur per fat pash se Zana Kada bija e Rexhë Muratit perndryshe e njoftun per opinionin kosovar si gazetare dhe reportere e TVP-së dikur e RTK-së tash,  pra pash se Zana kishte ardh te motra e sajë e vogël Buba e cila jeton në trollin e babës afer aty ku unë para tri viteve bleva banesen.

Pa nji pa dy kaperceva rrethojen e oborrit dhe ashtu nëper terrin e mbramjes i pershendeta. Mirë mbrama e juej. Zana ishte në oborr bashk me të motren dhe nipin z. Naim Imeraj. Sado që kishin kalue mbi 30 vite që unë e Zana nuk ishim pa ajo megjithate më njohu dhe menjihere fillojë të flas per prindet e mi të cilet ajo per mrekulli i kishte mabajt mend dhe mu kjo më bani të ndihem mirë dhe krenar.

Nuk prita shumë dhe ju drejtova me ate që ishte qellimi im,  ajo disi medyshej,  pash se ka diçka që ajo ngurron të më jep aq sa din e ka material per baben e saj Rexhë Muratin. Pas kambnguljes time ajo edhe u rrëfye; .... po ku di unë o Selim baba ka qen komunist dhe luftëtar i LBD-së ( Luftës së Dytë Botnore )  mundet dikush me reague të del telashe ty pastaj,  sot historinë po e ban pushtetari e jo ai që e ka meritue dhe e meriton.... foli Zana bukur shumë dhe sado që pajtohesha me te megjithate nuk ju ndava pa ma dhanë fjalen se do ma dergon nji material per Rexhë Muratin,  per Burrin që ka ba histori per shqiptarët e Istogut,  per vendlindjen e vet,  dhe atë histori e ka ba në nji kohë kur Kosova ishte e pushtueme nga Serbia dhe pushteti komunist jugosllav,  pra në kohen kur 95 % e shqiptarve ishin analfabet dhe nga qarqe të politikes serbe dhe institucioneve të sajë insistohej në zhdukjen totale të shqiptarve nga trojet e tyne etnike qoftë permes vrasjeve,  burgosjeve e mënyrave tjera gjenocidale qoftë per mes shpernguljës së detyrueshme per në shkretinat e Anadollit.

Pra Rexhë Murati në kacafytje dhe perballjet e tia si në legjenden e Davidit me Goliatin me shovenet serb tanë jeten ja kushtojë Istogut dhe istogasve qoftë kur pushteti detyrimisht ( sepse ishte luftëtar antifashist ) i jipte poste e detyra qoftë edhe pa to ai asnjihere nuk pushojë punën per ta ba edhe shqiptarin të lir e të barabart me popujt e tjer që ishin minoritet në Istog,  por qe kishin pushtetin dhe me forcen e ti terrorizonin shqiptaret e pafajshem e të urt istogas dhe rrethines. Në këto aktivitete Rexhë Murati kishte edhe të tjer shqiptar trima që poashtu banin çmos per barazi dhe jetë të dinjitetshme edhe të shqiptarve në Istog.

Unë këtë here per revisten zemrashqiptare.net po dergojë në origjinal ashtu si ma ka dergue mu e bija materialin per Rexhë Muratin per këtë burr që asht vlerrë e madhe e Istogut. Te falemnderit Zana Kadaj e nderuara nusja e nipit tim . Te ndihesh krenare Ti per baben tand sepse me Rexhë Muratin jemi krenar të gjith Istogu.

Pra posht e keni komplet shkrimin e të bijes së Rexhë Muratit zonjës Zana Kadaj.

 

I nderuari Selim

Se pari, te falemenderoj shume per interesimin  tend  per te botuar dhe shkruar per personalitetin e babit tim.Me vjen mire qe shkrimi, monografija apo cfrdo qofte tjeter eshte pune dhe angazhim personal i Yti.Kete e them duke kujtuar dhe cmuar respektin qe, kishte familja e juaj e sidomos prinderitn e Juaj, te ndjerit z.Mustafa dhe znj.Zyher, ndaj familjes sone.Me beso, fjalet e tyre, qysh atehere me benin te isha edhe me krenare per familjen te ciles i perkas.Sinqeriteti dhe respekti qe kishin ata, kurre nuk do ti harroj , si nuk do t'i harroj as personalitetet e tyre te vecanta dhe aq te sinqerta ne fjalet dhe bindjet e tyre.

Para se te shkruaj per te dhenat qe i di dhe i kam ne dispozicion per babin, po te informoj se tere materialet dhe dokumentet,  e pothuajse te gjitha fotografite jane djegur, kur eshte djegur shtepia ne luften e fundit.Megjithate une do te te jap ato cka kame ne dispozicion.

Kete qe do ta shkruaj jane kujtimet tona dhe pervojat nga personalitetet e ndryshme te cilat na kane rrefyer per babin, kujtimet e anetreve te ngushte te familjes,  (nenes, hallave, kusherinjeve te afert, dhe shokeve te tij), apo njerezve te cilet kujtonin dhe deshironin te flisnin per ate cfare babi beri per ata dhe per rrethin e gjere te familjeve te tyre.

 

A U T O B I O G R A F I A

 

Rexhe(Murat) Blakaj apo si ehte i njohur ne popull Rexhe Murati, ka lindur ne Istog me 10 maj te vitit 1922 , nga babai Murati dhe nena Ruke.

Murat Smajli (babai i Rexhes), eshte i familjes se Blakajve te Istogut.

Prej disa hulumtimeve qe jane bere per familjen Blakaj, thuhet se keto familje kane ardhe nga pjesa veriore e Shqiperise, aty nga fillimi i shekullit te XVIII-te.

Sipas ketyre te dhenave, Blakajt e Istogut dhe te Podujeves, jane pasardhes te dy vellezerve te shperngulur nga Shqiperia e qe jane vendosur njeri ne Istog dhe tjetri ne Podujeve.Keto familje kane ruajtur edhe sot mbiemerin Blakaj-Blaka, si ne Podujeve ashtu edhe ne Istog.

Eshte interesant te theksohet se, halla ime Rukmoni i dinte si vjershe emrat e stergjysherve, katragjysherve, e me tutje, qe me emra shkonin deri te emrat katolik.

Keta emra une i pata shenuar, por jane djegur ne luften e fundit ne Kosove.

Nuk i kam mbajte mend por e di se fillonin me:Murat Smajli, Smajl Imeri, Imer Uka, Uke Smajli... E deri te Kola dhe emrat tjere te fese katolike.

Familja e Rexhes ka qene nje familje e rendomte shqiptare e cila ka mbijetuar nga te ardhurat e tokes dhe nje keragjihone, ne te cilen ka punuar Murati e me vone edhe Rexha.Derisa ka punuar ne keragjihone(zeje per punimin e qereve te drurit dhe pjeseve te qereve nga druri), Murati, bente idare per familjen e vet, por vitet me te mira te jetes ai doli kaqak.Per te kerkuar te drejtat e shqiptarve ne Kosove dhe padrejtesite qe i beheshin shqiptareve ne kohen e mbreterise SKS.Te dhenat per kete levizje, jane te njohura ne shenimet per levizjen kaqake ne Kosove.

Familja e Rexhes, me daljen e babait Muratit kaqak, ra ne varferi te thelle si shume familje tjera shqiptare te asaj kohe, por per te mbijetur u ndihmua nga farefisi i Rukes(nenes se Rexhes)po edhe te kusherinjeve te Rexhes, skamja i percolli deri me arritjen e moshes madhore te Rexhes, i cili filloi te punoj ne keragjihone, zejen e babait, per te mbajtur familjen.

Te bijat e Muratit(motrat e Rexhes), kujtonin dhe na rrefenin per kohen kur babai i tyre ishte kaqak:"nuk kishin buke per tu ngi, ndersa baba bridhte maleve me kobure te sermes ne brez.Ne nuk do te kishim perjetuar varferine dhe skamen,  pa ndihmen e te te afermeve tane"-rrefenin ato per vitet e veshtira te femirise se tyre.

Murati,  ka pase 7 femije, 3 djem dhe 3 vajza( Magjunin,  Musen,  Rexhen,   Nushen,  Fanen, Rukmonin dhe Zojen).Prej te shtateve kane perjetuar 4.Si femije te moshes madhore kane vdekur Magjuni dhe Musa, ndersa Fana ka vdekur, nuse(ka qene e martuar te Osajt e Xerces).

Kusherinjte tane me te aferme nuk jane Blakajt e Istogut, sepse vellezrit e

Muratit, jane shperngule ne Shqiperi, aty nga vitet e 30 te shekullit te kaluar.Ata edhe sot jetojne ne fshtrat Fllake e Cerret te Duresit me mbiemrin Blaka.

Kulla e dikurshme e kesaj familjeje, qe eshte para shtepise sone sot, eshte konfiskuar nga pushteti i atehereshem dhe ne te eshte vendosur koperativa e Istogut.Sot ne te banon nje familje nga Uca.

Nga familja e kusherinjeve tane te aferme ne Kosove ka mbetur vetem nje vajze e tyre, e cila ka qene e martuar ne Rakosh ne familjen e Hagjijajve te Rakoshit.

Rexha, mori per obligim, te kujdesej , per bijen e vetme te axhallareve te vet(Mihonen)te mbetur ne Kosove.

Mihonja (ne e quanim Tote), bente te pamen te ne, sikur ne gjinin e vet, dhe ne cdo gezim apo mort  te familjes sone ajo ishte e pranishme.Vizitave te bijes me te dashur dhe me te vjeter te familjes sone, ne femijet i gezoheshim shume.Ndersa vizitat e rregullta te burrit te saj, Sugarit per mua ishin nje perjetim dhe kenaqesi e vecante.

Sugari ne pamje dhe sjellje , dallonte nga te tjeret qe une njihja atehere.Kishte tipare te vecanta e karakteristike, prandaj , ne si femije, ishim kureshtare per vizitat e tij.Cilat ishin aresyet e kesaj kureshtjeje?

Zakonisht vinte, pa Mihonen, sepse Mihonen e sillnin te ne, vellezrit ose djemt e tyre.

Veshja e tij, gjithehere e njejte, me bente pershtypje te vecante.Tirqi te zi, gjamadan te zhgunit me nje herke, supeve(ajo varej gjithehere ne njenin sup), me plis si bora te bardhe dhe shall te zi te mbeshtjelle rreth plisit.Kishte nje ecje , mua me dukej madheshtore, hapa te rralle por te medhenj.Ulej ne nje shkam te cilin e ruanim posaqerisht per te, ndizte cigaren e mbeshtjellur ne nje kamish te gjate prej serme e qehlibari.Nuk ulej ne karrike se:"ne shkam ndihem me rehat"dhe i kerkonte nenes:

-"Ratka, bije e fisit, qitma nje kafe  s a d e "

E pinte, ate kafe me merak e kenaqesi te veqante.."

-"Kush s'po din me ma qite kete kafe si ti"-thoshte ai, dhe kur mbaronte viziten, na perkedhelte koken dhe na dhuronte nga nje koker sheqer.

Ky ritual,  i kafes sade, ndodhte pothuajse cdo te enjte(e enjtja ishte dite tregu ne Istog).Isha shume kureshtare te kuptoja, cfare ishte ajo kafe , qe e kenaqte aq shume dhendrein e vjeter Sugarin.Nje dite provova pjesen e mbetur te kafes sade ne xhezve, dhe mu duk shume e pashijshme- e keqe, sepse ajo ishte pa pike sheqeri.Kjo me thelloi edhe me shume kuriozitetin per kete njeri te pazakont qe pin kafe pa sheqer, pasiqe atbote, te gjithe te tjereti preferonin kafet e embla.

I theksova keto detaje, te femirise sime te hershme, ngase ndoshta pikerisht keto detalje ishin ajo e vecanta qe karaktrezonte shtepine tone dhe babin.Ishte koha kur plisi filloi te shihet me rralle e njerezit si Sugari te paksohen dhe ndryshojne si ne veshje ashtu edhe ne sjelljet e tyre.E cfare eshte me e rendesishme, po ne ate kohe babes "i tekej" te vente plisin ne lule te ballit, mu mbi vetull, dhe te bente nje xhiro ne qender te Istogut.

Rexha ka qene pjesmares ne LNC, nga fillimi i vitit 1942.Ka qene i organizuar ne kete  levizje se pari si anetar i SKOJ-it, e me vone edhe pjesetare i drejteperdrejte i kesaj luftes.Babai thoshte atebote LNC-ja konsiderohej"levizje perparimtare, qe luftonte kunder fashizmit dhe per te drejtat dhe lirite e popujve".Por me vone, ai u zhgenjye ne frytet e kesaj lufte.dhe shpeshehere e degjoja te thoshte"Ideali yne nuk ishte ky qe praktikohet tani ne kete shtet".

"Ne nuk fituam te drejtat e barabarta dhe nuk na u realizuan premtimet e dhena"-thoshte ai."Shife cfare po behet tani"- i thoshte ai mamit."Mua po me vie turp qe kame qene partizan.E ty gruja jeme"?-ishin keto fjalet e deshprimit, te cilat kerkonin miratim nga mami e cila gjithashtu kishte mare pjese ne Luften Nacinal Clirimtare.Ajo ka qene e organizuar si pjesemarese drejteperdrejte e luftes , ne komunen e Pejes, qe nga viti 1943.

Rexha gjate kohes se LNC-se, disa here ka qene i burgosur, rrahur e keqtrajtuar. Familjaret rrefejne, se ne dy raste te ketij keqtrajtimi, te rrende, Rexha nuk do te shpetonte, por ne te dy keto raste, jeten ja kane shpetuar dajte e tij nga Llugat e Istogut(Balajt) dhe daja Shaban I Isniqit.

Daja Shaban, pas lufte, ishte shpesh musafire i shtepise sone.

Ishte plak i mire , i veshur me tirqi te zi, me nje bastun, te gdhendur ne dru ne te cilin mbeshtetej shpesh sepse lodheji. Ishte shendet lig dhe shume i dobet.Por kishte deshire "ta qonte ndonje gote raki"e kur i zbrazte, 2-3 gota fliste me "shlire".

Fliste per babin dhe respektin qe kishte ai ne mase, dhe si ne lavderim thoshte:

-"Po mos te isha une, Rexha sot nuk ishte.Lirat e mija e kane shpetu.Shume kam pagu per kete nip, hallall i kofshin, se asht nip i mire dhe i zoti."

Rexha ka gjasa qe ka patur lidhje edhe me organizatat e LNC te Shqiperise, pasiqe kusherinjte tane ne Shqiperi me vone na treguan, se Rexha shume shpesh gjate luftes, ka qene ne Shqiperi.Eshte takuar me persona qe ata nuk i kishin te njohur dhe ka kerkuar nga ata qe per keto vizita mos te meret vesh ne Kosove.Ndersa me ne ne familje asnjihere nuk ka biseduar per keto kontakte.

Kete e them sepse si femije kujtoj , qe babi pas luftes priste te degjoj ose te ndodhe dicka ne Shqiperi.Radio Tirana eshte degjuar, cdo dite ne shtepine tone.

Me kujtohet se emisioni i lajmeve fillonte ne mesdite me fjalet:"ju flet Tirana, ju flet Tirana, po japim lajmet"dhe normalisht ne largoheshim per te degjuar babi lajmet.E per kete babi shpesh fjalosej me mamin sepse nena friksohej se do te mer vesh dikush qe ai po e degjon Tiranen, e cila ishte e ndaluar te degjohej ne ate kohe.

Menjihere pas luftes Rexha filloi te punoi ne Rrethin e Gjurakovcit, njehere si kryetar komune e pastaj edhe si gjykates.Si gjykates ka qene shume i angazhuar, prandaj ne u detyruam nje kohe te jetojme ne Gurakoc.Ai beri zgjedhjen e shume lendeve te paraqitura ne gjykate.Keto lende jane ruajtur deri ne luften e fundit ne Kosove.

Me punen ne kete gjykate, Rexha fitoi besimin e popullates se Istogut me rrethine.Ne gjykimet e tij ai bazohej ne mentalitetin shqiptar, duke i besuar fjales dhe beses dhe duke perfunduar rralle aktgjykime me burg, gje qe nuk e benin gjykatesit serb ose malazijas.Rexha ishte gjykatesi i vetem shqiptar i kesaj ane.

Gjykimet e bazuara gjithehere ne fakte, pa ndikim politik, me ndermjetesim edhe te vet Rexhes, me palet ne konflikt, per zgjedhjen e lendeve, beri qe Rexha te admirohej nga popullata e Istogut me rrethine.Por puna e tij ne kete gjykate nuk e vazhdoi shume.Rexhen e pensionun shume heret.

Ratka bashkeshortja e Rexhes, na tregonte shpeshherekishte, per kohen e punes se Rexhes si gjyqter ne gjykaten e rrethit ne Gurakoc.Ishin ato probleme qe pasuan nga lufta-thoshte ajo.Skamja dhe varfera kishte kapluar vendin, hakmarja, zenkat, te drejtat qe duhet tu takonin e nuk zbatohesh ndersa problemet me te medha ishin ne kohen e "spastrimeve"nga elementet kunderrevolucionare, e qe lidheshin me OZN-ne.Aksionet e OZN-nes i besoheshin popullates jo shqiptare, dhe shqiptareve lojal, familjet e te te cileve me gjenerata ishin te bindshme dhe lojale, per Serbine.

Rexha nuk ishte i besueshem, dhe nuk i takonte ketyre familjeve, prandaj e mbanin larg veprimeve te OZN-es por Megjithate per aq sa mund te bente ai i mbeti besnik popullit te vet,  i cili edhe me tutje kerkonte ndihme nga ai,  por tani jo ne zyre te komunes apo gjykate por ne shtepi te tij ne Istog.Ai sipas shume deshmive ndihmoi shume familje per rreziqet qe iu kanoseshin kesaj popullate nga spastrimi etnik qe behej ne emer te drejtesise dhe per te luftuar nacionalizmin, duke likuiduar bijte dhe bijat me te mire te kesaj ane.Ne ate kohe babain e pezulluan nga puna si gjykates dhe i caktuan pune ne komune pa ndonje post apo pergjegjesi vendimarjeje.Megjithate, popullata e Istogut me rrethine per cdo problem, edhepse nuk kishte funksion Rexha, kerkonin zgjidhje nga ai.

Problemet u shtuan sidomos ne kohen e Rankoviqit, kur filloi edhe plani i qeverise se atehereshme per shpernguljen sa me te madhe te shqiptareve nga Kosova.

Filluan malltretimet e popullates per kinse armembajtje pa leje, per veprimtari armiqsore e presione tjera.

Filloi aksioni i armeve, vazhdoi plani i Qubrilloviqit per shpernguljen e shqiptareve nga Kosova.Filloi edhe nje periudha e erret e shqiptareve nen sundimin serbosllav. Familjet shqiptare edhe nga kjo ane masovikisht filluan te shperngulene ne Turqi.

Me kujtohet nje rast i nje familjeje nga Kernina e Istogut.

Tahir Alushaj kishte shite , token, shtepine dhe krejt cka kishte pase per te ikur ne Turqi.Dokumentet(letrat) per udhetim i vonohen disa vjet dhe ai mbeti ne rruge me te dy djemt(Musen dhe Gjevatin).Gruaja i kishte vdeke ne nderkohe.Si shume te tjere edhe ai vjen te Babi dhe i kerkon te "ia beje qaren"(te zgjedh problemin e tij).

Babi pasi e qortoi per rrugen qe kishte mare vendosi ta ndihmoi.E vendosi perkohesisht ne shtepine e vjeter aty prane shtepise sone, te cilen e kishte ble babi nga nje serb, qe u shperngul heret nga Kosova.

I tha nje pune te punoj ne mullirin tone me mullingjiun Nezir Jasharin.Tahiri per me shume se 10 vjet.mbet ne shtepine tone.Aty Ai rriti, djemt, Musa mbaroi shkollen e mesme ndersa Gjevati zanatin, dhe u bene te afte per pune.Megjithate djemt e Tahirit pas disa vitesh migruan.Musa jeton tani ne Australi ndersa Gjevati ne Gjermani.

Presioni ndaj popullates shqiptare shtohej vazhdimisht, problemet rriteshin e beheshin te padurueshme.Popullat e jone konsiderohej e rangut te dyte.Perparesite per pune, shkollim, ngritje profesionalesone dhe benificione te tjera te shtetit per zhvillim e ndertim ishin te rezervuara per popullate joshqiptare, edhepse Jugosllavia ekonomikisht u zhvillua , kjo nuk u verejt ne Kosove.Kosova ishte 12 here me e varfer se Sllovenia.Ne keto rrethana te jetes dhe punes se se popullates jo vetem te Istogut me rrethine, pamundesuan te zgjedhen problemet e shumta, prandaj gjithnje e me shume familje dhe persona drejtoheshin per keshilla te Rexha.

Shume vendas te Istogut rrefenin se me shume shkonin te Rexha se sa ne Komunen e Istogut.Komuna nuk kishte zgjidhje per ata, ndersa Rexha po.Ai se paku i keshillonte si te vepronin per problemet e tyre.

Shtepia e tij u shendrua ne "gjykate".

Ne nderkohe Rexha semuret nga tuberkulozi, semundje kjo e cila e percolli gjate tere jetes se shkurter te tij.Shume vite i kaloi neper spitale e sanatorijume, por veprimtarine e vet nuk e ndaloi.Me Rexhen konsultoheshin popullata e kesaj ane per cdo zenke,  gjykim,  ndermjetsim e deri te martesat dhe problemet familjare.Te gjitha keshillat, syxherimet menyrat e veprimitn, ai i bente me deshire e vullnet te madh dhe pa kurfare kompenzimi. Shpeshhere me skamnoret ndante edhe buken e gojes.

Me kujtohet, nje rast i ketille qe shkaktoi problem dhe zenk ne familjen tone, ndoshta per kete aresye me mbeti ne kujtese:

Erdhi nje burre i moshuar ne shtepine tone.Ne femijet nuk ia vume veshin sepse cdo dite vinin njerez nga me te ndryshmit.Foli me babin, babi e thirri mamin,  mami i dha dicka dhe musafiri shkoi.Kur filloi zenka degjuam keto fjale:"qysh bre Rexhe po mundesh keshtu,  dinarin e fundit po e jep, e une cka me bo neser"-dhe filloi me qajte

"Hajt bre gru"e ngushllonte babi "ne ja bojme dyqysh e ky i shkreti ish kone fort ngusht".

Rexhes se izoluar nga pushteti iu caktua nje pension i ulet, nga i cili veshtire ishte te kalohet nga muaji ne muaj. Prandaj nena u detyrua te punoj por jo si infermiere por shitese ne nje dyqan te tekstilit, e mej vone, ne nje kiosk per shitjen e cigareve dhe gjesendeve tjera. Megjithate te ne vazhdonin te vinin popullate e cila kishte nevoje per keshilla e ndihme.Kishte edhe raste kur babi vet shkonte neper disa vende, shtepi, apo kontaktonte me persona te caktuar, njerez te cilet benin gabime, nuk perfillnin familjen ose nuk ishin aq largepames per te kuptuar rendesine e shkollimit ose ndryshimeve qe duhet bere.

Nje rast te ketille e kam degjuar shume vone , pas vdekjes se babit tim ne shtepine e Smajl Bajres,  drejtor i TVP-se, sekretar per informata per tere Jugosllavine, njeri i sukseshem ne punen dhe jeten e vet krijuese e shkencore.

Une dhe nana shkuam te kerkonim ndihme dhe keshille nga Smajli, per ta liruar nga burgu vellaun Bollovanin, icili ishte burgose per veprimtari armiqsore dhe kishte mare denimin prej 3 vitesh burg.Smajli na priti shume mire, na udhezoj si te veprojme.Por edhe pas ketyre keshillave, per te bere ankese dhe deshmi te pafajsise, vellau i beri 2 vite burg.(vellau ishte denuar sepse te ai eshte gjetur libri i botuar ne Shqiperi "Dimri i madh", kete liber vet ja kishte dhane Rexhep Balidema dhe po ai e kishte paraqitur se e posedon ne shtepi).

Smajlit i shkuan lotet per vellane dhe per gjendjen tone , sepse ne kishim Bollovanin vella te hasretit dhe frigoheshim se do ti ndodhe edhe me e keqja.

"Me pase fuqi dhe mundesi,  ju kisha ndihmuar,  ja juve, ja askujt tjeter ne bote"-filloi te rrefente Smajli:"Krejt cka kam i detyrohem Rexhes, sepse ai e ka detyruar babain tim te me shkolloi".Pastaj na tregoi ne detaje, si ishte percaktuar fati i tij dhe jeta i kishte mare kahje krejt tjeter.

Ai pas shkolles fillore, mbetet ne shtepi, Istog te Poshtem , per ti ruajtur bagetite.Ishin familje e madhe me shume djem e vajza.Rexhe degjon per Smajlin se ishte nxenesi me i mire ne shkolle dhe nje dite ashtu i semure, shkon ne shtepi te Bajrajve.E presin mire dhe ai i drejtohet babait te Smajlit per aresyen e ardhjes ne shtepine tyre."Smajlin-njerin prej djemve, duhet ta dergosh te vazhdoi shkollimin e metutjeshem" i thote Rexha."JO"-i pergjigjet ai bindshem.Pastaj Rexha i urdheron, edhepse nuk kishte ndonje fuqi te bente ate cfare i tha:"Ose e qon djalin ne shkolle , ose te fus ne burg.Shite njeren prej lopeve tua dhe djalin qoje ne shkolle, se burse nuk i japin,  e mos thuani pastaj se po na sundojne shkijet,  ne, vetem ne kete menyre mundemi me sundu dhe me i mare punet ne duart tona".

Babai i Smajlit veproj si i tha Rexha dhe djalin e dergoi ne shkollim te metutjeshem.

Keshtu ka vepruar edhe me disa raste te tjera na rrefeu Smajli dhe kishte nje respekt te vecante per babin dhe kontributin e tij edhe ne kete drejtim.

Per respektin, besimin, e ndoshta edhe mitizimin e tij ne popull, filluan te fliten e tregohen ngjarje e ndodhe te ndryshme, duke filluar menjihere nga paslufta e deri me vdekjen e tij.

Nje rast te vecante e tregonte halla, Rukmoni.

Kete ngjarje Moni(halla Rukmon),  e tregonte me shume emocione, sepse atebote ajo ishte friguar shume per jeten e te vellait.

Ne mal, pas luftes, kishin mbete njerez qe nuk guxonin te ktheheshin ne shtepi.Njeri prej tyre ishte edhe Tal Kurteshi.I njohur siq thonin ato, si "njeri i cili kishte fute friken ne bark"tere popullates se kesaj ane,  e sidomos popullates serbe.Pse, halla nuk dinte ta sqaronte.

Nje dite, Tali i lodhur maleve, vendose te dorezohet por vetem nese i garanton Rexha, dhe kerkon te takohet me Rexhen.E tere familja e Rexhes mundohen t'a bindin qe te mos shkon ne bisede- takim me Talin.Por ai,  megjithate u takua me te.

Takimi behet te kisha e Gorioqit(nje kishe e futur ne mal mbi Istog).Niset, pa e ditur askush, kohen dhe vendin e takimit.Tali i del perpara dhe fillojne biseden.Rexha i thot "Tal nuk po me intereson cfare ke bere,  ka qene lufte, por neqoftese ke lene deshmitare te gjalle, une nuk mund te te ndihmoj dhe garantoj per ty"."Rexhe" - i thot ai "Kaq deshta me dite, une nuk po mujkna me u zhdjerge ne Istog,  e ti e paq faqen e bardhe , qe erdhe, po mos i beso fort njerezve".Pershendetet me Rexhen, hyn ne mal, ndersa Rexha kthehet ne shtepi pa therre ne kembe.

Per Talin eshte degjuar edhe shume vite me vone, hynte neper stane te bjeshkeve perreth Istogut, per te kerkuar buke e gjasende per te cilat kishte nevoje, derisa nuk u shuan fjalet dhe kallximet per Talin.

Tali nuk eshte zene kurr dhe nuk eshte dorezuar.

Takimi i Rexhes me Talin, eshte nje tregim qe flitej ne popull per te ngritur personalitetin e trimerise, besimit dhe guximit te Rexhes, qe kishte ne popullate dhe deshires se tij per te ndihmuar edhe ata qe kerkoheshin nga pushteti i atehereshem duke ju bere me dije, personave te caktuar, se neqoftese dorezohen, cfare i pret,  ne raste te ketilla dhe te ngjashme,  nga pushteti , qe likuidon nacionalistet shqiptar dhe fale apo nuk ndermer asgje ndaj nacionalisteve serb.

Cila ishte familja e Rexhes?

Rexha menjihere pas luftes shtrohet ne spitalin e Pejes, nga nje infeksion i rende dhe aty njoftohet me nanen.

Ratka, gruaja e Rexhes, ka punuar ne kete spital, si moter medicinale.

Ajo, kshte mbaruar kurset e infermierise te dr.Flloku, te cilin ajo e kujtonte me admirim.Doktor Flloku ishte mjek nga Shqiperia , qe kishte ardhur ne Peje per te ndihmuar personelin mjeksor, ne sherimin e shume semundjeve qe u paraqiten pas luftes(tifusi, zhuga, tuberkulozi etj), dhe per te ushtruar kuadrin e infermierise ne Peje me rrethine.Atebote ne Kosove nuk kishte shkolla per infermiere, kuadri mjeksor ishte i ardhur ose ishte i pergatitur nga mjeket, te cilet vinin pne Kosove, nga Shqiperia e vende tjera te ndryshme te Evropes.

Takimi i pare i Rexhes me kete infermiere te re, i la pershtypje te mira dhe ai vendos te martohet me te.Ka qene veshtire te bindet rrethi familjar i te te dy paleve per kete martese, megjithate, me kete rast fiton dashuria dhe ata martohen ne nentor te vitit 1945-menjihere pas luftes.Thone , se ka patur aq shume te shtena armesh ne kete darsem , sa popullata e Istogut ka menduar se u kthy lufta.

Prinderit tane, kane jetuar te lumtur deri me vdekjen e babit me 28 nentor te vitit 1963, ai vdiq ne moshen 42 vjeqare.

Rexha, kaloi shume kohe neper spitatale e sanatoriume.Spitali i mushkrive ne Peje, u be shtepia e dyte e tij.Ne te u prvuan barerat me te reja per tuberkulozin, te cilat me vone lane pasoja te renda per shendetin e tij.Thuhet se ne babin, me qellim beheshin eksperimente te ketyre barerave.Ne semundjen e tij perkrahje te madhe, Rexha kishte nga bashkeshortja, Ratke,  e cila me kujdes e perkushtim te vecante, beri qe, siq thone familjaret, t'i zgjatet jeta(ymri).

Familja e jone, kishte nje mulli, ne te cilin bluanin, istogasit por edhe bujqit e rrethines.

Nje kohe punonte mire, jetonim nga jymeku i miellit te bluar dhe pensioni i vogel i babait.Me vone u bene shume mullinje, kishte pak dobi nga mulliri, dhe nena u detyrua te punoj jo me si infermiere por si shitese ne dyqan te tekstilit me Riza Kelmendin(tregtare i vjeter ne istog),  e pastaj edhe ne kioskun e vogel ku shiteshin cigaret dhe gjasendet tjera te vogla.

Gjate tere femijrise sime, derisa babi ka jetuar, ne familjen tone vazhduan te frekventojne popullata e kesaj ane per keshilla e veprime.Rexha i izoluar nga pushteti, tani me pretekst se ishte i semuar, nuk pushoi se vepruari.

Keshillat, udhezimet, (urdheresat), largepamese te tij, zgjodhen shume probleme te kesaj popullate.Por ai nuk pushoi se vepruari, ilegalisht, gjithashtu, qe te zbardhen padrejtesite dhe te vetedijesohet popullata per veprimet e pushtetit te atehershem qe faforizonte serbet dhe kombesite tjera ne dem te shqiptareve-vendas.

Eshte i njohur ne kete drejtim etiketimi qe i beri "Shares" se Istogut.

"Shara" ishte njeri prej vendeve ku filluan te gjenin pune istogasit, por per shqiptaret nuk kishte vend as aty.Nje mengjes ne muret e shares u duk mbishkrimi:"Srpska pillana"-"Sharra serbe".

Nje variante tjeter e etiketimit te aresyeshem te ketij institucioni ne Istog eshte se Rexha shkon ne "Sharre" per te pare vendin e pare dhe te vetem ku filluan te punesohen istogasit.Pas kesaj vizite zhgenjyese per Rexhen ne dyert e "Sharres" me shkumes dhe shkronja te medha shkruan:"srpska pillana"(sharra e serbeve),  sepse aty nuk kishte asnje te punesuar shqiptar.

Po pse dhe si i bente babi, ne ate kohe, keto veprime?

Nuk ishte ky vendi i vetem por edhe menyra e vetme e diskriminimit te popullates shqiptare te Istogut me rrethine. Prandaj gjate tere kohes dhe jetes se tij Rexha ka punuar dhe veprur per te bere me dije pushtetin e atehereshem se popullata nuk pajtohet dhe nuk i pranon padrejtesite qe po i behen.Keshtu veperonte edhe per aresimimin dhe edukimin e shqiptareve,  per ndarjen e bursave, per konfliktet qe ishin te qellimshme  ku gjithehere ishin fajtore shqiptaret e tj. Prandaj popullata e kesaj ane ishte mirenjohese per guximin qe kishte prandaj shpeshhere i bashkoheshin dhe i ndihmonin ne veprimet  e tij.Ne ishim ende femije dhe nuk dinin per keto veprime por verenim qe njerez te caktuar vazhdimisht ishin te pranishem ne shtepine tone.Une  personalisht kame menduar se ata kane ndonje problem per te cilin kerkojne zgjithje.

Ishin ata njerez te thjeshte e te zakonshem,  qe nuk binin shume ne sy nga pushtetaret, prandaj edhe nuk u kapen asnjihere.Per kete ndihmese, sherbim qe i bene babit, ne keto veprime, me vone, degjova nga familjaret e tyre.Njera prej tyre eshte edhe familja e Tahir Kuklecit te Llugave te Istogut.

Fadili, djali i Tahirit me ofroj material dhe me tregoi se babai i tij, ka ndihmuar Rexhen ne veprimtarine e tij te asaj kohe.

Tahir Kukleci, punonte ne komune si rojtare,  Rexhen e ndihmonte veq tjerash edhe ne kete menyre:

"Rexha shkruante disa letra, te cilat une i postoja apo i dergoja neper vende te ndryshme te Kosoves,  per t'u mos u mare vesh vendi dhe burimi i dergeses".

Kjo me kujtoj se babi, mua ose vellaun tim, Bollovanin, shpeshehere na luste te shkruanim disa letra, permbajtjen e te cilave, nuk e mbaj mend.Pse kerkonte qe ne ti shkruajme e di se aresyetohej me ate se "ne e kemi shkrimin me te mire".

E di se nena i kundershtonte duke thene:"Mos i fut femijet ne keto pune".

Keshtu zbardhnin neper Istog,  pamflete te ndryshme dhe keshtu sipas babit informoheshin edhe institucionet me te larta per padrejtesite qe po behen ne popullaten shqiptare te kesaj ane.Kjo ishte rruga e vetme e tij per te vepruar.

Me shprese se do te ndikoj ne zgjidhjen e padrejtesive qe i beheshin kesaj popullate.

Deshmi te ketilla na ofroi edhe djali i dajes nga Llugat e Istogit, Riza Bala.

Ai rrefente se letrat dhe materialet e ndryshme te pergatitura nga Rexha"une i kam derguar jasht Kosoves, i kam qite ne kutija postale, te vendeve te ndryshme, per mos  me u mar vesh se nga ku jane derguar".

"Kisha shume frike"-thoshte daja Riza, "besa shpesh edhe i thojsha, lej keto pune Rexhe, se nje dite kan me na nxone dhe kemi me jau pa sherrin".

Qe, babi ka qene i guximshem dhe se nuk i eshte frikesuar as pushtetit as veprimeve te tija, per kete jam bindur dhe isha personalisht e pranishme ne nje veprim te ketille.

Aura e tij frikesonte edhe serbet vendas te cilet nuk guxonin ti kundershtonin., '

Thashe me pare se nana filloi te punoi si shitese.Kur punonte ne kioskun e cigareve une po edhe ne femijet tjere te saj e zevendesonim ne punen e saj derisa ajo shkonte ne shtepi, i bente punet dhe pergatitte ushqimin.Shpeshehere babi kthehej ne kiosk per te takuar mamin, dhe ate dite, qellova une duke shitur ne kiosk.

Ai megjithate hyri te pushoi pak ne kiosk.Kiosku ishte i vogel,  dhe veq shitesit , nga gjesendet nuk shifej askush mbrenda e sidomos kur ulej ne pjesen e prapme te kioskut.

Nuk kaloi shume dhe erdhi nje njeri, nje serb,  i cili mu drejtua me fjalet:"A je ti qika e Rexhes"-"Po"- thashe.

"Me vjen mire qe puna e familjes tuaj, vajti keshtu, edhe femijet duhet te punojne per te mbijetuar, po shiko, mi the( beje me te vogla) keto pare,  se po me duhen"

Ne ate moment, babi si vetima doli nga kiosku dhe e goditi me grusht aq shume, sa qe ai pernjihere u perplas per toke.U la i teri ne gjak.Dhe ai pa asnje pjale u permblodh e iku.Babi u kthye ne kiosk,  dhe me tha:"qika jeme, mos i degjo fjalet e atij pisi, nuk kerkonte ai me ja thy te hollat po hundet".E une dridhesha nga frika.

Ate dite, po edhe sot, nuk mund te kuptoj ku e gjeti babi tere ate fuqi per ta perplase per toke, ate njeri , i cili ishte shume me i zhvilluar dhe me i shendoshe se babi.

Babi ka qene burre i pashem, elegant, qe kujdesej per pamjen e tij.I dashur dhe i kendshem per shoqeri, prandaj kishte shume shoke miq e dashamire.Dinte shume, batuta fjale te urta, dhe krijonte atmosfere te kendshme ne shoqeri dhe familje.Kur babi ishte ne shtepi, shtepia gjallonte.

Shtepia jone kurr nuk ka qene pa musafir.Mami thoshte "kur nuk gjente dikend te njohur ne qender, ne shtepi sillte njerez te panjohur per dreke ose darke".

Nga kontaktet e shpeshte, pothuaj te perhereshme,  me popullate mesonte per hallet dhe problemet e tyre.Me ata krijonte afersi e cila pastaj zhvillohej ne miqesi.

Me, dhe ne popull linden shume batuta , qe jane percjellur nga gjenerata ne gjenerate per menqurine dhe aftesite e tij per largepamesine e tij, dhendashurine qe kishte per vendin dhe popullin e vet, batuta keto qe edhe sot perdoren ne popull.

Njera prej tyre eshte edhe kjo:

"Dhomi i qenit ne mish te derrit"

Ishin ngateruar dy persona ne Istog.Ngatresa shkoi deri te rrahja dhe per te mos shkuar ne gjygj e thirrin Rrexhen per t'i pajtuar.Shkon Rexha, dhe kur i shef ata te dyte, kthehet menjihere, pa bere asgje qe ata te pajtohen.E pyet njeri prej te pranishmeve: "Cka u ba Rexhe"-"Kurgja"-pergjigjet Rexha-"Dhomi i qenit ne mish te derrit".Me siguri qe personat ne konflikt, per te cilet kerkohej ndihma e Rexhes kane qene e njerezeve te pa vlera morale, spiun, apo njerez qe kerkojne ngateresa dhe pastaj ngaterohen me njeri tjetrin, dhe per ata nuk deshirojte te ndermjetsonte.

Kontaktet me popullin, me jeten,  brengat por edhe kenaqesite e tyre i kuptonte nga kontaktet e perhereshme, qe kishte me ta zakonisht ne shtepine e tij.Daljet tanime i kishte me te kufizuara, per shkak te semundjes.

Nga puna e vyeshme , e bashkeshortes se tij, kjo shtepi u be shembull i riseve dhe ndryshimeve ne jete.nder te parat ne kete shtepi u fut uji dhe banjoja mbrenda, u pa TV dhe u blene mobiljet e kohes.

Te Rexha edhe ne kete shtepi istogasit shifnin te rene dhe perparimin.

Por Rexha asnjihere nuk e la punen e ndikimit de ndihmeses per popullate e Istogut me rrethine, por edhe per ndryshimet e domosdoshme politike te vendit, te cilat per shume kend, atebote  kane qene absurde dhe te paaritshme.

Me kujtohet nje mbramje, ishin mbledhe mahalla e jone e Blakajve por edhe te tjere nga Istogu per te shikuar lajmet ne TV.Ne njeren prej lajmeve u theksua Rankoviqi.

Babi iu drejtua te pranishmeve:"Ky bir qeni, gate e pat, he nonen ja..."

Njeri prej te pranishmeve iu kthye babit me fjalet:"Rexhe cka po flet, ky eshte zevendesi i Titos"-tha ai

-"Po, a, se nuk po e di une"- i pergjigjet babi."Nuk durohet ma keshtu, por nuk ka me kalu shume e kini me ja ni krismen".

Pas lajmeve shume prej tyre, menjihere, te friksuar shkuan ne shtepi.

Me vone,  kur u shkarkua nga postet Rankoviqi, ata qe kishin dale ate nate te friksuar nga shtepia na thane se nuk e besuan kur qe do te ndodhe ajo qe tha Rexha, por "kemi mendua se e ka nga semundja."

Istogasit me rrethine kishin nje njeri dhe nje vend ku mund te drejtoheshin per hallet dhe problemet e tyre.Ishin te bindur se Ai do te ju gjeje zgjidhje.Ne kete bindje asnjehere nuk jane zhgenjyer.

Eshte e pamundur te kujtohen te gjitha ato raste, dhe te gjitha ato familje te cilat, iu drejtuan babit per keshilla apo ndihme.Me mbeten ne kujtese, ato raste, te cilat per mua ne ate kohe, ishin me te vecanta dhe interesante.Babi vdiq i ri e ne ishim femije, une isha 14 e vellau 15 vjeq e dy motrat tjera edhe me te vogla.

Duhet te theksoj se ne Istog me rrethine , pa e tepruar, qe edhe fati dhe mireqenja e familjeve, vareshin nga ai.Sot me duket absurde por per kohen ne te cilen babi jetoi dhe veproj kjo ishte normale.Te babi p.sh.drejtoheshin edhe grate qe kishin probleme me burrat.Me kujtohet rast i nje gruaje, qe me lote per faqe erdhi ne shtepine tone , per te kerkuar keshille , sepse bashkeshorti don ta braktise edhepse kishte 3 femije.H.G.i thoshte babit:"Cka me ba une me tre femijet e mi, nuk kam ku me shku".Burri i saj donte te martohej me nje vajze te re.Babi pas tere asaj qe ajo rrefeu, u bind , qe ajo nuk ka kurfare faji,  per veprimet e bashkeshortit te saj i tha me bindje te thelle:"Mos qaj H. mos ke merak se ai nuk guxon te ndahet nga ti dhe femijet.Flas une me te dhe ky problem do te zgjidhet".Dhe vertete ashtu ndodhi.Nuk e di si veproi babi,  por ajo sot eshte gjyshe dhe jeton me bashkeshortin e vet.

Nje tjeter rast, qe me kujtohet dhe qe me la pershtypje ishte atehere kur pas vizites se nje burri ne shtepine tone mami filloi me qajte.

Ja se c'fare kishte ndodhur.

Pasiqe i kishte rrefyer ky person, babit per problemet e egzistences se tij dhe te familjes, ne fund i paska thene:"Une sot buke, nuk kame me ju dhane femijeve".

Babi e paska thirre manin dhe e kishte pyet:"Ratka a e more pensionin"."Po " -pergjigjet ajo."Ma jap pra".Babi tere pensionin ia jep ne dore njeriut te panjohur per mua.Ne ate kohe mami nuk punonte.

Nuk ishte ky rasti i vetem, qe Rexha ndante edhe buken e gojes me te varferit dhe skamnoret.Kishte raste, kur nga rruga sillte njerez ne shtepi dhe ju japte cfare kishte: veshembathje, ushqim, mos tjeter i shtronte sofren dhe ndante me ne dreken e pergatitur nga mami.Mami asnje dite nuk e kalonte pa pergatite dreke per familjen e vet, e pothuajse gjithehere, ky ushqim ndahej edhe me te tjeret.

Tani kur kujtoj punen, kontributin dhe veprimet konkrete te babit po edhe te mamit, bindem ne ate se ata vertete ishin te vecante, dhe ndoshta nuk perkonin me kohen ne te cilen jetuan e vepruan.Per aq sa ishin ne kete mes,  babi vetem 42 vite,  bene sa te kujtohen me gjenerata te tera.

As sot njerezit e shquar te politikes sone, njerezit qe na drejtojne dhe jane lidere, por edhe ata qe nuk kursyen jeten per kete liri nuk po dine te gjejne rrugen per te ndihmuar perparuar dhe zhvilluar popullin tone.

Madheshtia e babit tim dhe vepres se tij, ka mbetur ne kujtesen e kesaj popullate,  edhe pas kaq shume viteve, ne faktin se ai shume pak beri per vetevehten e tij, por beri shume per popullin e vet per drejtesin dhe perparimin e ketij vendi.

Ai u dergj per vite tera, nga nje semundje e rende per kohen, por atij iu mohua mjekimi i denje, per te nuk u gjet ilaqi, ndoshta edhe me qellim, prandaj vdiq ne moshe te re.

Edheperkunder semundjes, presionit, veshtersive te kohes, skamjes , ky njeri beri shume per te gjithe ata qe kishin nevoje per ndihme e perkrahje, qofte ajo morale,  profesionale apo materiale.Ai nuk kishte as per vetevehten e vet, por kenaqej me ate qe kishte i mjaftonte familja,  e cila per te ishte e shejte, prandaj ai u be simbol dhe synonim i te rese, dijes, kultures, dhe harmonise.Ky njeri i rralle, kishte perkrahjen e nje gruaaje te forte, te zonjen, qe ne cdo pune e perpjekje te tij ishte krah dhe mbeshtetje e forte dhe e denje.Derisa ai perballej me te drejtat, drejtesine dhe hallet e kesaj popullate, ajo si moter medicinale qe ishte organizoi ligjerat te ndryshme dhe rendesishme per vetedijsimin e kesaj popullate per shendetin, ushqimin, pastertine dhe mirevajtjen e shtepise dhe femijeve.

Nganjihere mendoj ku e moren tere kete fuqi, deshire e entuziazem dhe pastaj bindem se njerez te ketille per fat te keq ka pak, jan te rralle, perndryshe ne bote dhe ne jeten tone te perditshme nuk do te kishim kaq shume probleme e veshtersi.

Dua te theksoi se edhe nje fakt.Per aq kohe sa ka jetuar babi gjente kohe, fuqi po edhe mundesite qe ne te edukohemi dhe gjenim rrugen e duhur dhe te drejte te aresimimit tone.Cdo vit na pasuronte biblioteken e shtepise me autore te njohur te veprave te njohura te shkrimtareve boterore, per ti lexuar.Ne kishim kohen e caktuar, cdo dite, kur duhej te lexonim keto vepra, kjo ishte detyra e jone dhe kete e benim me deshire por edhe obligim.

Me pyesin shpesh, "si ka mundesi qe ke emer aq te bukur(Zana),  per kohen ne te cilen jetonin prinderit"ky ishte emer i rralle.Me vone kuptova se babai edhe emrin tim dhe te vallut, Bollovanit e kishte gjete aty ne Istog, gje te cilen pak kush ne ate kohe e praktikonte.Bollovani eshte lugu, apo mali i Istogut, i cili shpeshehere atebote na merte me uje , pas te rreshurave te bollshme, ndersa kroni i Zanes gjendej ne Malin apo lugun e Bollovanit.

Jemi krenar qe i patem, mburremi me vepren e tyre dhe i kujtojme perhere me krenari e respekt.