E premte, 29.03.2024, 01:33 AM (GMT)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Në përvjetorin e vdekjes së Pirros!

E diele, 25.01.2015, 05:16 PM


Në përvjetorin e vdekjes së PIRROS!

Nga Ksenofon. M. Dilo

Me resppekt dhe mall të papërshkruar, sot kujtoj të paharrueshmin Pirro Dilo. Plot një vit më parë ai i lodhur dhe me dhimbje për gjendjen ku vazhdonte të lshte Shqipëria, fill pasdrekës përkujtimore të Kaliopi Dilos ai dha shpirt duke na dhënë ne ,miqve dhe të afërmve të tij një goditje të fortë dhe na hapi plagën që nuk do të mbyllet kurrë…

.Kush ishte Pirro Dilo? Një nga bijtë e familjes Dilo që u lind dhe u rrit së bashku me ne që shëmbëlleu gjithmonë si i parë në shkollë e në jetë dhe që e jetoi me nder atë deri në momentin e fundit. E kujtojmë dhe na mungon , sepse tek Ai ne gjenim shokun dhe këshilltarin e mirë, gjenim vetvehten  dhe kishim pranë atë që ishte aq e pastër dhe njerëzore  miqësinë e mirëfilltë , pa interes dhe vëllazërore. Ikja e tij e parakohëshme na hapi një plagë të madhe dhe duke e kujtuar , sot në ditën që mbushet plot një vit nga ikja e tij, ne i themi me dashuri dhe mall, se nuk kemi për ta harruar kurrë e se, duke e kujtuar do ta kemi gjithmonë pranë fjalën e tij të urtë dhe të fortë. Sepse ashtu ishte Pirrua !I urtë dhe këmbëngulës, i dashur dhe miqësor, i palodhur dhe i paharritshëm përsa i përket formimit të tij si një njeri shembullor.

I dashur vëlla!Ti je dhe do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona si një shëmbëlltyre e njeriut të ndershëm, puntor e të devotshëm , si një bir i denjë i familjes Dilo, si një atdhetar e dëshirues i së mirës e së vërtetës , që doje aq shumë të triumfonte ne vendin tonë të dashur. Kam dëshirën e mirë, tju lutem miqve e shokëve të cilët e di që janë shumë pçr kete Ing.arkitekt aq te aftin, t’ju lutem të gjithë së bashku të të dërgojmë me anë të këtij mesazhi dashurinë dhe mirënjohjen tonë. Të jesh i sigurt se je midis nesh, në zemrat dhe në mendjet  tona dhe aty , në atë vend nderi do të mbetesh gjithmonë   !

Me dhimbje të papërshkruar vëllai yt.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora