E enjte, 18.04.2024, 10:17 PM (GMT+1)

Mendime

Ramadan Bozhlani: Sot populli nuk është sikurse dje

E diele, 25.01.2015, 04:15 PM


Sot populli nuk është sikurse dje zotri kyreminister, andaj zbatoje vullnetin e tij!

Nga Ramadan Bozhlani

Në Kosovë, fatkeqësisht statusin e figurës kryesore politike si paraardhësi dhe tashmë pasardhësi e kanë degjeneruar deri në shkallën e qyqaris, duke ia çveshur atributet themelore siç janë dinjiteti, fuqishmëria, guximi dhe vendimarrja në favor të popullit nga i cili janë legjitimuar për të tillë.

Në horizont asnjëher nuk janë shfaqur shenja të përpjekjes për organizimin e protestave nga vet populli kundër atyre fenomeneve që e kanë tërhequr ferrin në çdo cep të vendit edhe kur e kanë verifikuar  mungesën e përgjegjësis politike përball situatave delikate që e kanë cenuar krenarin kombëtare, interesin e përgjithshëm, përdorur e shpërdorur popullin në varësi të interesave të grupeve, të vet politikanëve dhe të të tjerëve.

Sot rrugët e kryeqytetit janë mbushur me pleq, plaka, nëna, burra, rini dhe fëmijë që i përndezin shkëndijat e vetëdijes, e logjikës dhe të përgjegjësis së një populli të pjekur karshi intersava të veta.

Sot përmes kësaj proteste dëshmohet dinjiteti dhe nderohen vatrat, djepat dhe varret e ketij shteti të thyer shpirtërisht.

Nënat shqiptare janë heroinat e këtij vendi, ato linden, rriten dhe frymëzuan fëmijet e tyre në emër të lirisë në kushtet e një roberie mizore.

Një sërb i priviligjuar me statusin e ministrit përmes deklaratave përligj veprimet makabre të përbindshave të races së vet duke fyer heroinat tona me një gjuhë barbare, pastaj thirret ne "Kosovë e Metohi", pastaj edhe kundër formimit të ushtrisë sonë dhe në këtë mënyrë përfill të gjitha kriteret për ta quajtur Jabllanoviqin një shovenist të pandreqshëm.

Isa Mustafa, e pat rastin historik të ju jep një leksion atyre që kanë guximin ta fyejn simbolin e qenies më të sakrifikushme dhe më të nderushme në racen tonë, po ashtu atyre qe thirren në emrin "Kosovë e Metohi" dhe të atyre që jetojnë brenda shtetit të Kosovës dhe mundohen t'i zbatojn politikat nacionale sërbe. Por, fatkeqësisht e veproj të kundërten sepse ishte më e leht t'i nxirrte në rrugë pleqet, plakat, nënat, baballarët, rinin dhe femijët në këtë të ftohët se sa ta flakte nga ekzekutivi këtë shovenist, i cili nuk shqetesohet por rrah gjoks sepse ja keni dhën mundësin!

Sot populli nuk është sikur dje zotri kryeminister, andaj zbatoje vullnetin e tij!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora