Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Sikur Pal Neçaj të ishte milioner...!

| E diele, 25.01.2015, 07:00 PM |


SIKUR PAL NEÇAJ TË ISHTE MILIONER…!

- Pal Neçaj u ndal një çast dhe me të foluren e tij të ngadalshme por plot emocion e sinqeritet me tha at që u bë edhe sebep per kete fotoreportazh :

-Para disa muajsh ne NY, arriti nje lloto mbi 300 milion dollarë. Me dy tre shoke te mi atje ne Manhatan duke shetitur vendosem te merrim nga nje bilete per te provuar shancin. Morem biletat dhe duke pire kafe po shpotiteshim me njeri - tjetrin se , po qe se neser mund te gedhiheshim milioner, ç‘do te benim me tere ato para !?-

E pra, kush është Pal Neçaj?

Pse u gëzova që Ai erdhi në Shengjin?

Ëndërra e Palit per Ranen e Hedhur...dhe

Pali me tha se: “do të vij prap“!

Ekskluzive nga Zeqir Lushaj

Që tu lë edhe pak vend fotove në kete reportazh-ese-portret…, quajeni si të doni, po perpiqem tu jap pergjigje shkurt ketyre pyetjeve te mesiperme që në fund të shkrimit, lexuesi i vemendeshem te arrije te krijoj nje ide te qarte per sa e pse po flasim.

…Sidomos  muajin e fundit te qendrimit tim mbas 17 vjetesh në Amerike, në Maj të ’14-ës  pra, me ftoi disa here me telefon dhe me shkrim ne kompjuter per nje darkë a drekë ne Manhatan. Dhe ngulte kembe: -Jo, nuk do shkosh ne Shqiperi pa ndenjur edhe nje dite bashkë në NY…. Por, kurbeti si kurbti, ditet e fundit si ditet e fundit dhe nuk shkova dot. Dhe Pali i prekur sinqerisht per mostakimin tone ato dite ndarje me Ameriken me tha ne telefon: - “Ti nuk erdhe Zeqir. Por do të vi une tek ti, në Shqiperi, në Shengjin. Madje, kesaj vjeshte që kemi perpara…”.

Dhe e mbajti fjalen burri i Perajve të Nikajve historik. Erdhi, bashke me zonjen e tij te nderuar.

...

Dhe eshte diçka e bukur si koinçidence se, kur me telefonoi miku im (dhe i krejt familjes sime e sidomos i babait tim), Pal Neçaj se ndodhet ne Shengjnin, une vet me gjithe nusen time e shokun e  viteve te rinise Lukë Rrokun, ishim te ftuar ne dreken e festes se Shen-Mehillit, ne Balldre te Lezhes, ne familjen kashnjetore te Pashkë Gjinit. Isha gati te lë dreken e te dal  te takoj mikun nga Amerika por Pali insistoj „pa koment“ qe une te mos levizja dhe se do te takoheshim te nesermen, pikrisht ne Shengjin. Dhe une qe nuk i kam edhe aq per zemer telefonatat, sidomos kur jam me shoke e miq, ju fola te pranishemve per Palin, per at‘ burre te nderuar te Nikaj-Merturit, per at‘ kuader prej me te mireve te arsimit, te veprimtarise shoqrore e shtetrore por edhe te biznesit ne shenderrimet demokratike e deri sot ne Ameriken e larget. Ju thash se eshte edhe historian e poet i kendeshem qe ka botuar libra interesant dhe e  ftova qe aty (edhe) Luken qe te nesermen te ishte prezent per te pritur bashk Neçajt në shtepine time në Mal-Shengjin. Dhe ashtu ndodhi...

...Sa Sabrieja te na pergatiste diçka per dreken me miqte e nderuar ne vendosem te bejme nje shetitje deri te Rana e Hedhur. Per Palin qe per here te pare zbriste ne keto ane gjithçka merrte nje vleresim siperor. Te shkembi i Markanikes, ku edhe i shkrepa (befasisht) kete foto, une i fola Palit dhe te tjereve per kete zone, per detin, malin, per emrin e Markanikes si i pari i Margjoneve (tek te cilet une kam blere token dhe ndertuar shtëpinë). Ju fola shkurt, aq sa dija une edhe per toponimet, historine e deri per perspektivat qe fliten ne kete zone krejt te virgjer te realitetit shqiptar te bregadriatikut.

Pal Neçaj u ndal nje cast dhe me te foluren e tij te ngadalshme por plot emocion e sinqeritet me tha at qe u be edhe sebep per kete fotoreportazh :

-Para disa muajsh ne NY, arriti nje lloto mbi 300 milion dollarë. Me dy tre shoke te mi atje ne Manhatan duke shetitur vendosem te merrim nga nje bilete per te provuar shancin. Morem biletat dhe duke pire kafe po shpotiteshim me njeri - tjetrin se po qe se neser mund te gedhiheshim milioner, ç‘do te benim me tere ato para !?

Dhe une,-thote Pali, megjithese nuk kisha qene kurr ne kete vend ku jam sot, mu kish fiksue nje gje e tille dhe ju thash atyre: -Unë do ti investoja ato para në Rana  e Hedhur, në Shengjin!

...Duke pire nje gote raki e bere muhabet miqesor ne shtepine time, Pali i bën nje kompliment gruas sime Sabries: -Eeeh moj Sabrie, mbete gjithe jeten tuj na sherbye. Keshtu te mbaj mend qe kur ishe  nuse e re tek hotel „Arbana“ në Tiranë ketu e 35 vjet më parë!

...!

Ulur ne hije te mimozave ne oborr, koha per te shfletuar kujtimet tona eshte krejt e pamjaftueshme. Pali dhe Luka shtyhen me tej edhe ne kujtimet per fshatin tim Gri e babain tim Sadik. Aq sa Pali i thote Lukës: -More Lukë po ti jo veç Zeqirin por edhe babain e Zeqirit, Sadik Selmanin e njifte edhe ma mire se une…!

Dhe Luka vazhdon edhe si Lezhjan, edhe si mik i imi por edhe nje njohes i mire  i traditave zakonore shqiptare…

Edhe kjo dite vere kaq e gjate ne mes nesh në shprishje te bisedave pafund na duket e shkurter. Dhe mbyllet me nje premtin te zotri Palit:  -do të vij prap!

…!

Jam nje laik i deklaruar me kohë e me vakt por nuk e fsheh se jo pak me pelqejne edhe profecitë.  Ndaj lutem qe edhe titulli i ketij shkrimi te sotshem te jete ndjellamire per nje profeci. Pse e them kete? Sepse llotot ne NY, USA vazhdojne paperprere dhe Pal Neçaj, çeku e merr ndonje bilete ashtu ne kalim sa per te provuar fatin. E llotoja eshte lloto. Neser vertete edhe Pal Neçaj mund te jete milioner. Dy subjekte do te mund të perfitonin nga kjo ngjarje: Rana e Hedhur qe do gezonte investimin dhe une si mik i Palit e gazetar qe parandolla  „fatin“.

E pra: -në vesh të Perendisë!

...!

Po dua ta mbyll kete shkrim me nje foto nga Manhatani NY, USA me mikun tim, shkrimtarin  e poetin, bashkpunetorin serioz te ZSh-së,  Pal Neçaj.

-Nga Shengjini, Albani, ekskluzivisht per ZemraShqiptare, 25 Janar 2015-