E premte, 29.03.2024, 12:31 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Fol Rexhep Qosja se ne doli tymi!

E diele, 25.01.2015, 05:50 PM


Fol Rexhep Qosja se ne doli tymi !

Nga Fahri Xharra

Shoqëria shqiptare,  asnjëherë  nuk ka qenë në rrezik më të madh se sa këto ditë e këto vjet e fundit. Me ne po luhet si maca me miun. Mjerimi mendor dhe ai fizik përditë e më shumë rndojnë mbi supet tona.

”Kafshatë që s'kapërdihet asht,  or vlla,  mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi; kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta; që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita”-thoshte Migjeni dikur. E ne  dikur duke lexuar qoset e moset mendonim që ishte faji i një epoke zogolliane . Dhe ne, perbiheshim në pamundësitë tona që të themi një fjalë të mirë për ato sy të humbur.

Fol Rexhep Qosja se edhe pakës na del flaka se” Për t' u profiluar në një popull të dezorientuar në substancë,  nuk nevojitet vetëm zhurmë dhe përrallisje,  por dëshirë e flakët për t' i shërbyer shtetit dhe larguar tragjeditë e mundshme kundër popullit. Pra nevojitet një idealizëm i madh dhe një mendje e madhe...Kosova nuk ka këtë njeri në skenën politike dhe do të çalojmë tutje në të gjitha fushat. Nëse popujve tjerë u nevojitet një orë për të arritur tek një cak,  neve na duhet dhjetë (lis bukuroca)...

“Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;asht e neveritshme,  e keqe,  e turpshme;balli që e ka,  syt që e shprehin, buzët që më kot mundohen ta mshefin “

Rexhep Efendi, mjerimi mirfilli ndien tradhti.

“Qeliza me luftëtarë të huaj janë goditur në Austri,  Malajzi,  Kosovë…",  John Kerry.

Po Rexhep QOSJA?:"....nuk i arsyetoj burgosjet për shkak të të ashtuquajturit indoktrinim fetar...nuk kam pritur se shqiptarët edhe në demokraci do të burgosen për indoktrinim: tani për indoktrinim fetar! " Dhe të mos harrojmë se tek disa qenë gjetur edhe armë,  por Qosja shpërfillë këtë...

Vatikani duke djegur Giordano Brunon pat menduar se do të krijojë një legjendë,  që do të trishtojë njerëzit nga të menduarit jashtë kornizave të doktrinës. Rezultati? Pasoi iluminizmi,  përleshja e filozofëve me dogmën,  me obskurantizmin si program dhe metodë,  pastaj lindën liritë dhe të drejtat e njeriut,  çfarë nuk kishte normëzuar asnjë religjion.

Aq sa më shumë të këmbëngulin religjionet për ta dominuar njeriun,  aq më shumë besimtarë do të humbin. Fakt empirik është Vatikani...

Vuçiqi: Kosova është djep i Serbisë.

Unë: Në djep gjendet shqiptarët dhe përkunden nga Amerika.Në vend se të shqetësosh djepin,  kërko kasollën e të parëve pranë Volgës apo diku në Lindje...

Fol Rexhep Qosja ! “ pse qeveria maqedone ka lejuar turqit që të zhyten me aq shumë shkolla e orgnaizata “kulturore e bamirësie” vetëm në rajonet e populluara me shqiptarë. E njëjta koincidon edhe me metodën e predikuesve radikalë islamikë (kryesisht nga Shqipëria,  Kosova dhe vendorë që kanë absolvuar në Prishtinë dhe Damask). Ata në programin e tyre pas rekrutimit (veshja,  mirëmbajtj,  informimi) dhe para “angazhimit konkret” kanë pagëzimin me emër “kuranor”,  që “i shkon shehidit” më mirë. “Kjo bëhet atëherë kur kandidati të ketë mbrrirë stadin total të mohimit të kombit dhe të internacionalizimit islamik të tij”,  na thotë imami B.L. që edhe vetë ka dikur për çështje financiare ka punuar për organizata të tilla e sot gjendet si azilkërkues në Zvicër.”

janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,

të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës

mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm ..... Cili ishte qeni? pse ti nuk flet ?

Gjersa qeveria maqedone paska një strategji konkrete se pse vetëm sa për fasadë lufton rrymat paraterroriste e radikale. Cili qenka interesi faktorit politi shqiptar që hesht?

Pse hesht o Rexhep Qosja ?Pse nuk njoftohen qytetarët me këtë “komplot” turko-maqedon në disfavor të identitetit shqiptar në Maqedoni?

E di ti Shtator Qosja ( rexhep turc shtator shqip) që ekspertë të huaj e vendës në këtë veprim të qeverisë së Gruevskit shohin strategjinë e tij për dobësimin demografik e kulturor të etnisë realisht më kompaktes në vend – asaj shqiptare.

“Sidomos me plasjen e kauzës së fshatrave ortodokse,  të cilat vendosën të deklarohen si shqiptare,  qeveria mendon se nëpërmjet turqizimeve dhe myslimanizimeve do të sforcojë multietnicitetin,  respektivisht defragmentimin brenda identitetit të etnisë shiptare. Me synimin që ajo për nga përmasat mos ia kalojë asaj sllave që deklarohet “maqedone”

Fol Rexhep Qosja,  se nuk je dimri  shqiptar, edhe pse me qëndrimin tënd e ndjellë acarin,  shtrezin,  akullin dhe fortunat e veriut mbi kombin tonë.

Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;

don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,

atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit

kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit

dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,

Fol Rexhep Qosja,  se po na shajnë egërsira !

Gjuriq ka theksuar se”udhëheqësve të Kosovës u ka mbetur,  siç ka thënë ai,  vetëm retorika e nxehtë dhe se ata çdo ditë përpiqen të shpikin diçka,  si rastin e Trepçës tash,  e kur nuk ia dalin,  e hedhin topin në oborrin tonë.  Pse ti nuk i përgjigjesh Gjuriqit ?

Fol Rexhep Qosja se na doli flaka!

Materialet e huazuara jane te Migjenit,  Lis Bukurocës dhe Jon Lekës.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora