Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Florim Zeqa: Kosova e orekseve serbe!

| E premte, 23.01.2015, 08:15 PM |


Kosova e orekseve serbe!

Shkruan: Florim Zeqa

Pas 17 shkurtit 2008, në vend të orjentimit kah Tirana dhe Washingtoni, politika kosovare u drejtua kah Beogradi dhe Brukseli, në vend të bisedimeve me Shqipërinë për koordinimin e një politike të përbashkët kombëtare, Qeveria e Kosovës u orjentua në kursin krejtësisht të gabuar politik për normalizimin e parakohëshëm të mardhënjeve me Serbinë.

Hyrja e papërgatitur dhe pa kushte në bisedime me Serbinë, Kosovës i kushtoj me humbje të sovranitetit, integritetit territorial dhe shtetësisë së saj.

Rrëshqitja e Kosovës nga shtetësia e saj filloj ditën e (ri) shpalljes së pavarësisë së saj, me aprovimin e simboleve antikombëtare (flamurir lara-lara dhe himnit pa tekst).

Mirëpo rrëshqitja më drastike ndodhi me fillimin e bisedimeve ("teknike") politike, ku fillimisht liderët kosovar pranuan heqjën e emrit kushtetues të Kosovës Republikë dhe zavëndësimin e saj me fusnotë * !

Në Kosovën me fusnotë *, Serbia mbanë zgjedhje komunale dhe parlamentare, liderët serb hyjnë e dalin lirshëm nga vendi ynë  sikurse në "bahqe të babës", pa pyetur njeri,...qeveritarët tonë sa herë që nuk janë në gjendje ti pengojnë zyrtarët serb të hyjnë në Kosovë,...për ironi të faktit deklarojnë (gënjejnë opinionin) se gjoja po hyjnë me "lejen" tonë !

Në fakt, liderët serb hyjnë me leje në Kosovë,...me leje të "bajram begut" (Brukselit), i cili për liderët kosovar është bërë pikë reference e përhershme !

Atdhetarët e vërtetë, liderë dhe luftëtar të lirisë sonë, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, asnjëherë nuk e pyetën Brukselin për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre,...dolën haptas me qendrimet dhe veprimet e tyre duke i qendruar besnik idealeve dhe aspiratave të popullit të tyre.

Këta liderucët e ditëve të sotme, pa lejën e Brukselit (Beogradit), jo që nuk janë të zotët të marrin vendime për të mirën e vendit dhe popullit të tyre,...nuk guxojnë as të mendojnë me kokën e tyre e lërë më të veprojnë ndryshe.

Përderisa vendosja e barrikadave mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë shënoi ndarjen "de facto" të asaj pjese nga Kosova, marrëveshja e 19 prillit 2013 në Bruksel ndryshoi hartën gjeopolitike të Kosovës me krijimin e asociacionit të komunave serbe, me çka edhe "de jure" legalizohet ndara e Mitrovicës në dy pjesë duke nxjerrë pjesën veriore nga shtrati juridik i Kosovës !

Rasti i fundit i Trepçës, sikur i zhveshi nga të gjitha gënjeshtrat liderët tonë. Kosova në shtatvjetorin e pavarësisë së saj, gjithnjë e më pak i ngjet një shteti të pavarur, pothuajse është kthyer në pikën zero, në pikën që e dëshiron Serbia; "më pak se shtet dhe më shumë se autonomi " !

Degradimi institucional dhe politik i Kosovës ishte synim i përhershëm i Serbisë. Falë servilitetit të liderëve shqiptar të Kosovës dhe ndihmës së një pjese të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia këtë e arriti me sukses duke shtrirë agresionin politik edhe në mbrendi të Kosovës.

KQZ-ja kosovare organizon zgjedhje në komunat serbe me mbishkrimet; "Republika Serbija", Opstine Gracanica...!!!

E njëjta situat është në të gjitha komunat dhe enklavat serbe në Kosovë, kudo janë mbishkrimet e shtetit serb, madje edhe në çirilicë, dhe të papenguar nga askush valojnë flamujt e shtetit të huaj në shtetin e "pavarur" !

A ka ku shkonë më poshtë kur deputet dhe ministra serb në qeverinë e Kosovës jo vetëm që nuk e pranojnë shtetesinë e saj, por e quajnë Kosovën, sipas orekseve të tyre, me termat më ofendues dhe nënçmues të pavarësisë sonë.