E enjte, 25.04.2024, 10:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Shqiptarja e Jazz-it, surpriza e shekullit ne Zvicer

E premte, 11.07.2008, 07:55 PM


ZVICER - Imcake! Eshte cilesuar si surpriza me e bukur e shekullit XXI ne Zvicer. Shqiptarja 28-vjecare e muzikes Jazz, Elina Duni, duket se eshte e perkedhelura e kritikes, ndaj edhe perhere e me teper, me zerin e saj po perpin pushtet nga skenat evropiane te Jazz-it. Ne agjencine gjermane te lajmeve Dojce Vele, kengetarja shqiptare shfaqet nepermjet nje pershkrimi tejet interesant. "Festivali i xhazit ne Ebersvalde, prane Berlinit! Vajza ne skene eshte shtatvogel dhe flokegjate, me rroba qe nuk bien ne sy, thjesht te zeza dhe me corape te perveshura. Kur mbaron nje kenge, ngre shishen e plastikes nga toka dhe pi uje. Kjo modesti irriton kur ke parasysh qe vetem disa muaj me pare, ne festivalin e Lozanes "Jazz onze plus", kjo 28-vjecare me zerin e formuar u quajt "surpriza me e bukur muzikore e shekullit te 21-te ne Zvicer". Elina eshte ende studente e Jazz-it ne Berne, ndonese kjo s'e ka penguar aspak te jete prezente ne skenat me te medha evropiane. E per te qene ne qender te vemendjes, eshte e udhes te percjellesh dic te vecante, dhe te mos jete vetem mrekullia e zerit, ajo per te cilen mund te evidencohesh. Repertori i saj permban shume kenge ballkanike te perpunuara ne Jazz, por vet Elina kujdeset qe asnjera prej tyre te mos e humbase thelbin, gjenezen e tyre. Ama duhet te qendroje edhe larg stereotipeve qe kane pushtuar muziken.

Ne nje interviste per Dojce Velen, kengetarja shqiptare tregon se, "sot ne Shqiperi behen shume kenge folklorike, por jane me shume kenge per aheng, per te kercyer, dhe jane kenge me tone elektronike, shumica e te cilave nuk me pelqejne, me duket sikur dicka ka humbur. Ndersa muzika ime eshte akustike dhe e ruan esencen e muzikes popullore". Jeton prej 17 vjetesh ne Zvicer, por Shqiperia eshte vendi qe e ben te percoje mallin per vendin e saj. Muzika e Ballkanit eshte dashuria e saj e madhe. Elina rrefen se, "me muziken qe kendon ka dashur t'i lidhe dy botet e saj: ate te prejardhjes, Shqiperine dhe ate ku eshte rritur dhe ka marre gjithe kulturen dhe edukimin, Zvicren". I duhej unitet mes ketyre dy boteve dhe duket se ka arritur ta gjeje me se miri. "Jazz-i per mua ishte Zvicra, ishte kultura evropiane, ndersa Shqiperia ishte femijeria ime, qe ka qene periudha me e bukur e jetes sime. Duke i bashkuar keto dy bote, une kisha mundesi ta gjeja vetveten", vijon Elina Duni, kengetarja shqiptare e muzikes Jazz, qe ka pushtuar skenat e Evropes me zerin, modestine dhe madheshtine e saj. Ne CD-ne e saj, gjendet i gjithe Ballkani. Jo vetem kenget aq te dashura te muzikes sone, Baresha ajo ben nje turne akustik neper "Qiparisi", "Baresha" nga ka marre edhe titullin albumi, por edhe greke, bullgare etj. Madje, me motive ballkanike eshte edhe punimi permbylles i diplomes se Akademise se Arteve ne Berne, te cilin Elina eshte duke e kompozuar ne kete periudhe. Jane pjeset kryesore nga legjenda e "Konstandinit dhe Doruntines", te cilat ajo tani do t'i ktheje ne tinguj. Ndersa teksa kthehet pas, per te treguar femijerine, Elina asokohe merrte pjese ne festivalet e femijeve. Ajo kthehet pas per te treguar edhe femijerine, periudhen me te bukur te jetes se saj e pohon se, "te ishe femije ne regjimin komunist nuk ishte fare keq. Si femije, po them. Sepse kishe gjithe rrugen ku mund te luaje, shkoje hipje ne peme. Ishte nje kohe e arte per mua. Ishte nje lloj lirie dhe kishte shume solidaritet midis njerezve". Anisa Ymeri

BALLKANI

"Baresha" ka zgjedhur ta pagezoje CD-ne e saj me muzike Jazz, i cili mund te cilesohet si nje kthim ne rrenjet e saj, kthim ne Ballkan. Ne te s'ka vetem kenge shqiptare, dhe pse per kedo shqiptar ato jane me te shtrenjtat.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora