E enjte, 25.04.2024, 02:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Poezia e Jusuf Gërvallës

E enjte, 22.01.2015, 07:41 PM


SHFLETOJMË HISTORINË E MARTIRËVE

JUSUF  GËRVALLA  NJË    I  VEÇANTË    POEZINË  E  SOTME  SHQIPE

Nga: Ramiz DËRMAKU

Për poetin, gazetarin, atdhetarin, intelektualin dhe martirin e kombit Jusuf Gërvalla, shkrimtari i madh Ismail Kadare, thotë:

“Krijimtaria letrare e Jusuf Gërvallës, poezitë e Tij si dhe proza artistike e publicistike përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në rrugën e zhvillimit të artit e të mendimit shqiptar. Jusuf Gërvalla, ishte: Poet, prozator, publicist, etj, ai posedonte të gjitha cilësit dhe dimensionet  që e bëjnë të shquar një personalitet të letrave të kulturës. Për fat të keq mundësitë e tij mbetën të pa shprehura plotësisht“.

Poezia e sotme shqipepër çdo ditë po marshon me hapa të sigurtë drejt sukseseve.Kalimin cilësor të poezisë së sotme nga një poezi deklarative me tematikë jo të pasur dhe strukturë uniforme po kalon në një poezi më të pasur si nga motivet e llojllojshme poashtu edhe nga mënyra e të shprehurit. Këtë e kushtëzoi paraqitja e natyrave të fuqishme krijuese moderne, individuale e poetëve. Ismail Kadare,Sabri Hamiti, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Din Mehmeti, Rrahmon Dedaj, Ali Podrimja, etj.Kur flasim për poezinë e sotme shqipe, mund të themi se sot ajo shënoi një hap cilësor e sasior. Këto vitet e fundit, ne me plot të drejtë mund të flasim edhe për poetë që çdo njëri nga këta për nga mënyra e vet autentike dhe origjinale sollën një senzibilitet , dhe forcë poetike figurative të vetën. Sot procesi i modernizimit të shprehjesë poetike është më  shpejtë,më dinamik dhe më i gjithëanshëm se sa ai para disa viteve.Poezia e sotme shqipe zë vend të spikatur dhe ka marshuar me hapa gjigantë  drejtë zhvillimit dhe internacionalizimit të saj falë punës dhe përkushtimit të poetëve tanë. Poezia shqipe e këtyre viteve do të rradhitet në suazat e një poezie të vërtetë mediative e intelektuale ku shpeshë gërshetohen e sintetizohen  e kaluara dhe e sotmja, e shëmtuara dhe e bukura, kombëtarja dhe jo kombëtarja, pastërtia e shprehjes e krijimit, etj. Vend të spikatur në mesin e poetëve të denjë të kësaj periudhe zë poeti, gazetari, intelektuali, e martiri Jusuf Gërvalla.

Poezia e  poetit Jusuf Gërvalla, dhe ajo e shumë shokëve të tij sjell klimë të re si në aspektin ideor e artistik poashtu edhe ne pikëpamje konceptuale në qëndrimin e tij ndaj vetvetës. Mendoj, se poetin Jusuf Gërvalla, duhet vendosur në rendin e parë të këtyre poetëve. Jusuf Gërvalla para lexuesëve doli me tri vëllime të poezive:“ Fluturojnë e bien“ 1975,“Kanjushë e verdhë“ dhe“Shenjat e shenjta“1979, si dhe një numër të madh poezish të pabotuara. POeti,Jusuf Gërvalla, është një zë origjinal dhe i veçantë në poezinë e sotme shqipe.Pos krijimtarisë origjinale Jusuf Gërvalla ka bërë përkthimin e një numri të madh materialesh e veprash letrare; si poezi, tregime drama, romane, ese ,etj. Një veprimtari të pasur poeti Jusuf Gërvalla, zhvilloi edhe në RTP-ës, . Ai përgatiti edhe një numër të madh të kopertinave të librit të shkrimtarëve nga Kosova. Poezia e Jusuf Gërvallës është lirikë e kulluar,e pastër dhe e qiltër është poezi magjepse për lexuesin, është poezi shfryerjesh të sinqerta si nji larje hesapesh dhe preokupimesh të thella të shpirtit të poetit. Vargjet e Jusuf Gërvalles janë të lehta dhe të lexueshme.Poeti Jusuf Gërvalla bënë pjesë në grupin e poetëve të cilët i karakterizon dashuria e madhe ndaj Atdheut dhe transponimi subtil i saj. Ndjenja e dashurisë për atdheun, malli për te ka qenë dhe do të mbetët çdo herë fisnike. Ai shumë shkrime të tij ia ka kushtuar vendlindjes e shumë shpeshë edhe i këndoi asaj.Në poezinë e tij shohim një tendosje të madhe emocionale për KOSOVËN,  vendlindjen dhe nënën  e dashurë AJSHE.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora