E marte, 24.05.2022, 08:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Vlonjatët në Kongresin e Lushnjes

E enjte, 22.01.2015, 08:28 PM


VLONJATET QE MORREN PJESE NE KONGRESIN  E LUSHNJES

Nga Gëzim Llojdia

KONGRESI I LUSHNJES-VLONJATET QE MORREN PJESE

Xhafer Belegu në mesin e viteve 1934, verë qershor, u ka përcjellur, shqiptarëve dokumente me të dhëna nga historia e lidhjes së Prizrenit. Dritën, botimit ja ka dhënë botuesja “Kristo Luarasi”:”Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj 1978-1881”.Nga veprimet e marsit 1878 faqe 148 shkruhet: Lidhja në jug…Lidhja shqiptare duke i parë këto veprime të Greqisë e duke marrë njoftime për kërkesën e saj në kongres vendosi me zhvillue një aktivitet të madh në jug. Organizoi këshillat krahinor dhe përgatiti një fuqi mbrojtëse kundër Greqisë. Mbledhja e parë si mbas dëshirës së Abdyl Bej Frashërit i cili ishte faktori më kryesor në jug, u ba në teqenë e Frashërit, nën kryesin e Baba Alushit i cili vuri në dispozicion të Lidhjes një shumë të madhe të hollash.Në këtë mbledhje të parë të jugut u bisedua organizimi i këshillave krahinor e masat, që do të merreshin kundër Greqisë Burrat me rëndësi të Lidhjes në Jug.Abdyl Bej Frashëri, Mehemet Ali bej Vrioni.Sulejman Ali Kuci,  Myslim Vasjari, Mustafa Pashë Vlora, Muslim Gjoleka. Sheh Mahmuti nga Kolonja e Kurveleshit, Xhafer bej Vlora, Thanas Ekonomidhi prej Sopiku disa bejlerë prej Libohove, Vasil Hido, Petro Meksi prej Tepelene, Mihal Haritua nga Përmeti, Vasil Linavori e Eustrat Tasho Duka nga Berati Dhimitër Kolea. Lidhja në Jug u mbajt në 11 kallnuer 1878.Dhimitër Qypi Kolea ka qenë nënprefekt në Himarë dhe Lushnjë. Delegat i Vlorës në Kongresin e Lushnjes dhe financues.

Po citoj disa te dhena marre nga rilindasi Ibrahim Abdullai:“Kujtime te shkurtera nga Levizja kombetare ne Vlore , viti 1947libri Rilindasi Ibrahim Avdullai , Bardhosh Gace.Fati e solli qe pas manifestimit te dites se Flamurit disa perfaqesues te Vlores te thirren ne Lushnje ku disa atdhetare me ne ze organizuan Kongresin e Lushnjes.Organizmi I nje kongresi kombetare sic na thane :Dhimiter Qypi, Halim Xhelo, Jani Minga, Myqerem Hamzai qe u kthyhen prej andej na bene me krahe pasi atje shikonim shpresen tone per te fituar Shqiperine.Me 26 dhjetor 1919 ne shtepin e Osman Haxhiut me kthimin e perfaqesuesve te Vlores nga Lushnja u zgjodh nje Nenkomitet per te zgjedhur delegatet e Vlores.Anetare te ketij Nenkomiteti u zgjodhen: Osman Haxhiu,  Abaz Mezini,  Aristidh Ruci, Dhimiter Qypi, Beqir Sulo, Ymer Radhima, Myqerem Hamzarai, Hamza Isai, Eshref Dano, Ibrahim Abdullai.

Anetare te komisionit per organzimin e Kongresit te Lushnjes ishin caktuar edhe Halim Xhelo dhe Dhimiter Qypi.Vlonjatet zgjodhen per në Kongresin e Lushnjës 4 delegatë,  5 përfaqësues. Ja lista e plote:Dhimitër Qypi, Qazim Kokoshi, Myqerem Hamzai, Ymer Radhima, Osman Haxhiu,  Ibrahim Abdullai, Jani Minga, Hamza Isai, Halim Xhelo.Këta përfaqësues morrën me vete edhe 5 shoqërues të armatosur. Pasë ditës së pare thote autori B.Gace ne librin Rlindasi Ibrahim Avdullai “ Mesapliku dhe Kurveleshi dërgoi 6 përfaqësues të tjerë në përkrahje të kongresit.Ne senat u zgjodhën nga Vlora: Qazim Koculi, Spiro J.Koleka, Sadulla Tepelena, Myqerem Hazmai.” Pra përfaqësues nga Vlora dhe krahinat ishin 9+6=15. Arsye ishte për një shpërndarje dhe përfaqësim të të gjithë krahinave.Lista e parë ishte e përfaqësuar vetëm nga delegatët e qytetit të Vlorës.Krahina e Mesaplikut dhe Kurveleshit dërgo I ditën e dytë,  6 përfaqësues të sajën.

Patrioti Dhimiter Qypi me një kontribut të rëndësishëm në kulmin e përndritjes tonë kombëtare ,  si dhe aktiviteti i mëvonshëm i tij ka ngecur nën rrotat e mullirit të kohës. Vetëm një shkrim dhe përmendje nëpër libra të aktivitetit të tij patriotik regjistrojnë një thatësirë, për këtë figurë historike. Ka prurje të madhe për figurat e rilindjes madje edhe ato vlonjate,  që dhanë kontribute për pavarësinë tonë kombëtare. Ndërsa pritej,  që pas çlirimit të Shqipërisë të merrte vlerësime , harresa e historianëve u bë më e madhe dhe rëndesa e errësirës më e errtë.

Shtëpia Muze Kongresi i Lushnjes kryesisht, historiani Niko Ferro ,  na mundësoi një fotografi të këtij patrioti e cila gjendet aktualisht në muzeun e Kongresit të Lushnjës. Historiani në fjalë jep këtë shpjegim për foton e cila i përket atyre të viteve ’20 Kjo fotografi përbënë interes sepse është e vetmja foto që do të pasqyrojë figurën e këtij patrioti . Të afërmit e tij nuk disponojnë një foto as edhe në arkivat e qytetit historik nuk gjendet. Gjetja e një fotografie për të bërë portretin e patriotit Dh.Qypi sjell interes, edhe për faktin që ky muze ka bërë në ruajtje dhe dokumentimin e figurave që patën kontribute në Kongresin e Lushnjës. Ndërsa kemi prekur vitin e 100 vjetorit momenti për të zbardhur figurat e këtij përvjetori mbetet pikënisje për evenimentin kryesor.

DHIMITËR QYPI NË KONGRESIN E LUSHNJËS

Fotografia nga shtëpia Muze e Kongresit të Lushnjës

Patrioti Dhimiter Qypi me një kontribut të rëndësishëm në kulmin e përndritjes tonë kombëtare ,   si dhe aktiviteti i mëvonshëm i tij ka ngecur nën  rrotat e mullirit të kohës. Vetëm një shkrim dhe përmendje nëpër libra të aktivitetit të tij patriotik regjistrojnë një thatësirë, për  këtë figurë historike. Ka prurje të madhe për figurat e rilindjes madje edhe ato vlonjate,    dhanë kontribute për pavarësinë tonë kombëtare. Ndërsa pritej,  që pas çlirimit të Shqipërisë të merrte vlerësime , harresa e historianëve  u bë më e madhe dhe rëndesa e errësirës më e errtë.

Shtëpia Muze Kongresi i Lushnjes kryesisht, historiani Niko Ferro ,  na mundësoi një fotografi të këtij patrioti  e cila gjendet  aktualisht në muzeun e Kongresit të Lushnjës. Historiani në fjalë jep këtë shpjegim për foton e cila i përket atyre të  viteve ’20 Kjo fotografi përbënë interes sepse është e vetmja foto që do të pasqyrojë  figurën e këtij patrioti . Të afërmit  e tij nuk disponojnë një foto  as edhe në arkivat e qytetit historik nuk gjendet. Gjetja e një fotografie për të bërë portretin e patriotit Dh.Qypi sjell interes, edhe për faktin që ky muze ka bërë në ruajtje dhe dokumentimin e figurave që patën kontribute në Kongresin e  Lushnjës. Ndërsa kemi prekur vitin e 100 vjetorit momenti për të zbardhur figurat e këtij përvjetori mbetet pikënisje për evenimentin kryesor.

Trungi i fisit Qypi

Skeda fillon me atësinë e Dhimitrit që quhej Themistokli. Për të ëmën nuk disponojmë të dhëna , kryesisht për emrin, ndërkaq bashkëshortja  e tij quhej Melpomeni. Prejardhja e tij nga Berati. Vendlindja Vlorë diku nga vitet 1886. Ka të dhëna se kanë ardhur në Vlorë dy shekuj më parë. Koleat ishin tre vëllezër. I pari quhej Spiro.Ka pasur djalë Harilla Kolean oficer me gradë në luftën e Vlorës. Ka qenë drejtor burg në vitin 1943. Shenjë e veçantë është se njësitet guerile kanë pasur respekt sepse Harrilla i njoftonte duke u dhenë të dhëna  konspirative të rëndësishme për luftën çlirimtare. Harilla besohet dhe ka të dhëna se ka qenë edhe kuestor në Kosovë.Markua. E renditëm ne pikërisht të dytin, por jo më pak patriotë. Madje me një kontribut në luftërat shqiptare për liri dhe pavarësi të shquara për kryengritjet e vitit 1911, kur pritej shpërthimi dhe ngjarja madhore për kombin shqiptar , pavarësia madhe. Pjesëmarrës në kuvendin e dëgjuar të Sinjës. Ka pasur dy çupa. Njëra martuar me Jakov Milen, tjetra martuar me avokatin bregas që mbrojti jezuitët.

DHIMITËR QYPI

Xhafer Belegu në mesin e viteve 1934, verë qershor, u ka përcjellur, shqiptarëve dokumente me të dhëna nga historia e lidhjes së Prizrenit. Dritën, botimit ja ka dhënë botuesja “Kristo Luarasi”:”Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj 1978-1881”.Nga veprimet e marsit 1878 faqe 148 shkruhet: Lidhja në jug…Lidhja shqiptare duke i parë këto veprime të Greqisë e duke marrë njoftime për kërkesën e saj në kongres vendosi me zhvillue një aktivitet të madh në jug. Organizoi këshillat krahinor dhe përgatiti një fuqi mbrojtëse kundër Greqisë. Mbledhja e parë si mbas dëshirës së Abdyl Bej Frashërit i cili ishte faktori më kryesor në jug, u ba në teqenë e Frashërit, nën kryesin e Baba Alushit i cili vuri në dispozicion të Lidhjes një shumë të madhe të hollash.Në këtë mbledhje të parë të jugut u bisedua organizimi i këshillave krahinor e masat, që do të merreshin kundër Greqisë Burrat me rëndësi të Lidhjes në Jug.Abdyl Bej Frashëri, Mehemet Ali bej Vrioni.Sulejman Ali Kuci,  Myslim Vasjari, Mustafa Pashë Vlora, Muslim Gjoleka. Sheh Mahmuti nga Kolonja e Kurveleshit, Xhafer bej Vlora, Thanas Ekonomidhi prej Sopiku disa bejlerë prej Libohove, Vasil Hido, Petro Meksi prej Tepelene, Mihal Haritua nga Përmeti, Vasil Linavori e Eustrat Tasho Duka nga Berati Dhimitër Kolea………….Lidhja në Jug u mbajt në 11 kallnuer 1878

Dhimitër Qypi Kolea ka qenë nënprefekt në Himarë dhe Lushnjë. Delegat i Vlorës në Kongresin e Lushnjes dhe financues.

Po citoj disa te dhena marre nga rilindasi Ibrahim Abdullai:“Kujtime te shkurtera nga Levizja kombetare ne Vlore , viti 1947libri Rilindasi Ibrahim Avdullai , Bardhosh Gace.Fati e solli qe pas manifestimit te dites se Flamurit disa perfaqesues te Vlores te thirren ne Lushnje ku disa atdhetare  me ne ze organizuan Kongresin e Lushnjes.Organizmi I nje kongresi kombetare sic na thane :Dhimiter Qypi, Halim Xhelo, Jani Minga, Myqerem Hamzai qe u kthyhen  prej andej na bene me krahe pasi atje shikonim shpresen tone per te fituar Shqiperine.Me 26 dhjetor 1919 ne shtepin e Osman Haxhiut me kthimin  e perfaqesuesve te Vlores nga Lushnja u zgjodh nje Nenkomitet  per te zgjedhur delegatet e Vlores.Anetare te ketij Nenkomiteti u zgjodhen;

Osman Haxhiu, Abaz Mezini, , Aristidh Ruci, Dhimiter Qypi, Beqir Sulo, Ymer Radhima, Myqerem Hamzarai, Hamza Isai, Eshref Dano, Ibrahim Abdullai.

Anetare te komisionit  per organzimin e Kongresit te Lushnjes ishin caktuar edhe Halim Xhelo dhe Dhimiter Qypi.Vlonjatet zgjodhen per në Kongresin e Lushnjës 4 delegatë, 5 përfaqësues:Ja lista e plote:Dhimitër Qypi, Qazim Kokoshi, Myqerem Hamzai, Ymer Radhima, Osman Haxhiu

Ibrahim Abdullai, Jani Minga, Hamza Isai, Halim Xhelo.Këta përfaqësues morrën me vete edhe 5 shoqërues të armatosur.

Pasë ditës së pare thote autori B.Gace ne librin Rlindasi Ibrahim Avdullai “ Mesapliku dhe Kurveleshi dërgoi 6 përfaqësues të tjerë në përkrahje të kongresit.Ne senat u zgjodhën nga Vlora: Qazim Koculi, Spiro J.Koleka, Sadulla Tepelena, Myqerem Hazmai.”

Pra përfaqësues nga Vlora  dhe krahinat ishin 9+6=15

Arsye ishte për një shpërndarje dhe përfaqësim të të gjithë krahinave.Lista e parë ishte e përfaqësuar vetëm nga delegatët e qytetit të Vlorës.Krahina e Mesaplikut dhe Kurveleshit dërgo I ditën e dytë,  6 përfaqësues të sajën.

 

 

Mirëpo në 5 maj 1930  shuhet ose shpirti i ndriçim i këtij rilindësi ka shtegtuar përgjithmonë. Kemi një dokument origjinal, që vërteton këtë nga ofiqari i gjendjes civile.:”Sot më tre nëntor 19930, ora 16, Telo Noçkës sekretar i gjendjes civile i deleguar nga zvkryetari i bashkisë delegimi 30 nëntor 1930, për të përmbushur detyrat ofiqarit të gjendjes civile,  më mëriti kopja e vendimit gjyqtarit të Vlorës Nr 442 dt 3 korrik 1930, masi e vizitova e rreshtova në volumin e të lidhurave të këtij radhori dhe këtu poshtë transkriptoj diapozitivin e tij:”Prandaj gjyqi vendosi;Dhimitër Qypi ish-nënprefekt i Lushnjes, ka vdekur në 5 maj 1930, ofiqari T.Nocka…”

I biri Dhimitrit Platoni martuar në vitin 1940 në shtetin italian, kthehet befasisht paslufte në tokën e tij. Kolejat ishin të pasur dhe fëmijët e tyre kërkuan të shkollohen si paradhësit e tyre. Mirëpo aty nga viti 1946, kthimi në atdhe shtrëngohet të pësoj një zhgënjim të tmerrshëm. Nuk merret me mend sepse nuk kishte orë ndriçimi në ato vite paslufte dhe kur shteti shtrëngonte rradhët për tu afruar drejt lindjes, duke rrëzuar çdo urë që na lidhte me perëndimin. Duke qenë i shkolluar punoi si fillim në gazetën “Federata sportive”, Gjyqtar në gjykatën Durrës,  Lezhë. Avokat në Tepelenë dhe në Ballësh. Mirëpo kur shteti ndërtoi burgjet për të burgosur njerëzinë. Kështu Platoni i biri patriotit Dhimitër Qypit Kolea do të burgosej. Kur u arrestua babai isha shtat vjeç rrëfen: Marked Kolea, ndërsa më i vogëli 1 vjeç. Vite arrestimi regjistrohet duhet të ketë qënë 1957, kur e mbyllën në burgun e Tepelenës. Nëna ime pra Liri Kolea ishte mbesa e Selam Musajt. 4 vite burgimi dënohet avokati i njohur. I martuar me tre fëmijë. E bija e Selam Musa Salarisë, Metua vajza e këtij luftëtari,  të shquara të vitit 1920, e mbajti në shtëpinë e saj të bijën, Lirin bashkëshorten e Platonit.Absurdi që lexohet shkurtazi është.Platoni i biri i Dhimitrit,  që financoi Kongresin e Lushnjës dergjej në burg.Metua vajza e Selam Salarisë do të duronte hidhërimin që i solli regjimi duke i burgosur dhëndrin në Tepelenë. Platoni përfiton nga një amnisti duke u kthyer në qytetin e lindjes. Avokati i Padoves tash zë fill në një formë të re rrëfimi, punëtor gjeologjie duke gjezdisur neper vende kërkimi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora