E premte, 19.04.2024, 06:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Cabej, portret i "babait te shqipes" permes kujtimesh

E premte, 11.07.2008, 07:52 PM


TIRANE - Rastesi e bukur! Eqerem Cabej, me te cilin ne nje fare menyre personifikohet shqipja, u lind pikerisht ne vitin kur shqiptaret munden te kene alfabetin e tyre. Plot njeqind vjet shkuar! Ministria e Kultures e ka shpallur 2008-en vitin e Cabejt, ndaj, perpos nje konference te madhe shkencore, qe do te mbahet ne vjeshte, dita e djeshme shenoi mbajtjen e nje konference, e cila portretizoi pakez ndryshe gjuhetarin Cabej. Emra te njohur te gjuhesise shqiptare, por edhe figura te tjera te ndritura te shkences, dikur nxenes te profesorit te shqipes, percollen copeza kujtimesh me perulje. Jo vetem vleresim per ate cka ai beri per shqipen, por edhe per modestine e njeriut te ndritur te shkences. Ata, nxenesit e tij te dikurshem, qe sot jane gjuhetaret tane, perulen para figures se tij. Askush prej atyre qe referuan diten e djeshme s'u ndal vetem ne dimensionin e pa mate te shkencetarit Cabej, por ne modestine dhe miresine e njeriut te shqipes. Kjo konference, vec te tjerash, ishte nje portret per gjuhetarin Cabej, duke rrokur edhe momente pakez intime te se perditshmes se tij, i rrethuar nga ata studiues te rinj, qe ai vet i kishte ndjekur ne auditoret e fakultetit te gjuhesise e letrave. Gjuhetari Gjovalin Shkurtaj rrefeu pakez prej atyre momenteve kur pihej kafe me kursim, por aman mungesa e saj nuk ndjehej teper, pasi vemendje ishte e perqendruar te profesori i tyre. Te fjala e tij sa shkencore aq edhe njerezore.

U shua ne vitin e hershem 1980, e s'mund te mos kete pasur pengje! Prof. Emil Lafe nuk mendohet gjate kur e pyet se cili mund te kete qene pengu i gjuhetarit. Fill nis te pohoje se, "profesori yne vdiq ne kulmin e krijimtarise se tij, ne kulmin e pjekurise se tij shkencore, kur sapo kishte nisur te botonte vepren e tij madhore, "Studime etimologjike ne fushen e shqipes". Eshte padyshim enciklopedi e kultures shqiptare. Kete nuk arriti ta shihte te botuar te plote, por vetem vellimin e pare". Vellimet e tjera te vepres se tij u botuan me vone. Nje pjese e tyre qene gati per botim, kur Cabej u shua ne Rome, ndersa te tjera akoma ne doreshkrim. Ai s'ia pa driten e botimit vepres se jetes se tij. Por, nese kjo veper u botua, gjuhetari Lafe tregon se, "Cabej kishte edhe shume projekte qe nuk munden te shkonin me tej, pasi u shua. Ai vertet e ka bere nje tekst te Historise se Gjuhes Shqipe qe ka sherbyer e sherben si tekst universitar. Por, po ta kishte lene jeta do te bente nje histori shume me te plote te shqipes, te fonetikes se gjuhes shqipe", vijon te tregoje nje prej nxenesve te tij dhe mbrojtes i standardit te shqipes, gjuhetari Emil Lafe. Shume prej kontributeve te tij ne shqipe e kane pare driten e botimit, por shumecka ka mbetur edhe ne doreshkrim. Sikunder pat premtuar e bija e profesorit, Brikena Cabej, diten e shpalljes se 2008-es si viti i Cabejt, u botua per te paren here ne Shqiperi, libri qe permbledh leksionet qe ka mbajtur ne Prishtine ne vitet '71-'73 dhe qe nuk jane shkruar kurre. E bija tregoi se "me pas radhen e kane studimet italo-shqiptare, ose shqiptaret ne Itali, teza e doktorates se tij. Ka disa vite qe e mbaj neper duar". E ja tani vjen edhe momenti qe te shohe driten e botimit. Vec ketyre do te botohen edhe te tjere tituj, qe kane 30-40 vjet qe jane bere periodik te harruar, e te gjitha keto do te mblidhen ne nje vellim, si per ta sistemuar vepren e tij te plote ne kete 100 vjetor te lindjes", perfundon ajo.

Nivelet e Cabejt nuk eshte lehte te arrihen e, mjerisht, kjo eshte e provuar tanime. Po cili duhet te jete raporti i me te rinjve me figuren e tij dhe ate cka ai perfaqeson?! Lafe pohon se, "te rinjte duhet ta vleresojne si duhet figuren e tij, ta studiojne me kujdes vepren, pasi do te perfitojne shume. Ai eshte nje shembull i perkryer i nje shkencetari te madh, qe ngerthen ne vetvete nje personalitet poliedrik me veti te larta njerezore dhe veti te shquara shkencore". Anisa Ymeri

KONGRESI

Nje shekull shkuar, ne Manastir u "thirr" tubimi i dijetareve shqiptare. Ai qe njihet si Kongresi i Manastirit aq sa edhe "Kongresi Alfabetit", pasi perfundoi me percaktimin e alfabetit te gjuhes shqipe, u mbajt me 14 nentor-22 nentor 1908 ne Manastir.

KONFERNCA

Konferenca qe pritet te mbahet ne vjeshte me gjase do te pagezohet "Cabej dhe dijet albanologjike sot". Sikunder eshte shprehur Aurel Plasari, pak muaj me pare, "eshte menduar te mos e leme thjesht me perkujtimin, por me gjendjen e dijeve albanologjike".

JETA

Eqerem Cabej lindi ne vitin 1908 ne Eskishehir te Turqise dhe vdiq ne vitin 1980 ne Rome. Puna e tij si studiues ne fushen e albanologjise per dekada te tera, e shnderroi ate ne nje nga figurat me te shquara te shkences arsimit dhe kultures shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora