E enjte, 25.04.2024, 05:36 AM (GMT+1)

Faleminderit

Xhafer Leci: Ibrahim Rugova, një Lis i madh

E merkure, 21.01.2015, 08:59 PM


Ibrahim Rugova, një Lis i madh në mes një mali të vogël

Në shenjë mirënjohje, përkujtojmë 9 vjetorin e vdekjes së dr.I.Rugova

Dr. Ibrahim Rugova (2 dhjetor 1944 –  21 janar 2006)

Nga Xhafer Leci

IBRAHIM RUGOVA, NJË LIS I MADH NË MES NJË MALI TË VOGËL, I CILI U PËRBALLOI PA U LUHATUR TË GJITHA STUHIVE NGADO QË ATO FRYNIN, 15 VITE NË FRONT MË ARMIKUN NUK ISHIN TË PAKËTA DHE TË LEHËTA

Askush nga armiqët e  jashtëm dhe të brendshëm nuk mundi ta venë në mes kulle dhe çekani, presidentin Ibrahim Rugova, vigan, diplomat dhe politikan largpamës.

Kur në vitet 1989/90/91 dr. Rugova u ipte intervista gazetarëve dhe agjencive të ndryshme të botës për krimet që bëheshin ndaj shqiptarëve të Kosovës, shumë sish që sot krekosen apo më mirë të them krrokasin, ishin futur në “birë të minit” dhe s’u dëgjohej zëri për së gjalli madje edhe Rrahman Morina në një rast më 1990 e pati „hëngër“ kur pati thënë se kishin gabuar që nuk e kishin burgosur dr. Rugovën.Të gjitha gënjeshtrat dhe shpifjet që bëhen populli i din dhe mos harroni se gjyqi i popullit është shumë i rëndë dhe askush heret a vonë nuk mund t’i shpëtojë. Të prirë nga dr. Rugova  shqiptarëve nuk u ndodhi ashtu sikur na  ka ndodhur që nga Kongresi i Berlinit më 1878 e këndej, kur shqiptarët dilnin në grupe dhe programe, platforma e kërkesa të ndryshme sa që as diplomatët europinë nuk i binin në fije se çka kërkonin dhe çka donin shqiptarët, gjë që shkaktonte huti të të huajt, prandaj edhe kërkesat nuk mirreshin seriozisht. Pra, për çështje madhore, për formimin e shtetit nuk mund të bisedohej me grupe minore, as me njerëz që me shpesh i ndërrojnë bindjet politike se sa rrobat e trupit.

Pra, për ate duhej krijuar istitucionet shtetërore, kuvendin, qeverinë, të zgjidhej presidenti, në rastin e Kosovës dr. Ibrahim Rugova, i cili edhe  e kishte legjimitetin të fliste në emër të popullit. Në mungesë të organizimit të mirëfillt shtetëror në vitet e sipërpermendura kërkesat për pavarësinë e Shqipërisë e humbnin kuptimin. Kështu gati ndodhi kah mesi i viteve 90-ta edhe me Kosovën, por falë vigjilencës së dr. Rugovës, dr.Fehmi Aganit, dr. Mark Krasniqit etj. punët rrodhën drejt. Kur vinin delegacoine të huaja për bisedime në Prishtinë, pasi e takonin presidentin Rugova, dikush u thoshhte atyre se nuk ka biseda të plota me shqiptarët nëse nuk e keni takuar Qosjen dhe Demaçin, për të cilët populli e dinte se kënd përfaqësonin ata. Dr. Rugova me shokë diti të kërkojë dhe mbrojë interesat kombëtare. Më në fund diplomatët e huaj kuptuan se më të vërtetë në Kosovë ka një lider të sinqertë, i zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli me të cilin patjetër duhet bisduar. Disa që thonë se Rugova i ka mësuar përmendësh disa fjalë, të cilat i përsëriste gjithmonë. Ata nuk marrin vesh asgjë në politikë, sepse nuk mund të bësh politikë duke i ndërruar fjalët dhe kërkesat çdo ditë në stilin dje kërkon diellin dhe sot kërkon të bie shi. Ata që ndërrojnë dhe manipulojnë me opsionet dhe kërkesat politike të 2 milionë shqiptarëve të Kosovës për pavarësi nuk kanë vend në politikë dhe as në diplomaci. Edhe ata që thonë se Rugova ishte mendjemadh, se nuk dilte të bisedojë me popull, as kjo shpifje s´është e vërtetë. Aty ku ka patur siguri ai ka shkuar. Dr. Rugova përherë kur ka ardhur në diasporë si në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Amerikë është takuar me bashkatdhetarët dhe ka biseduar plotësisht i lirë me ta, sikur edhe vetë të ishte mërgimtar e jo president i mbi dy milionë shqiptarëve.

DHEMBJE DHE KRENARI PËR SIMBOLIN E LIRISË DHE TË PAVARËSISË

EDHE MËRGIMTARËT TANË BËNË HOMAZHE PARA VARRIT TË PRESIDENTIT DR. I.RUGOVA



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora