Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Florim Zeqa: Faleminderit president

| E merkure, 21.01.2015, 09:59 PM |


Faleminderit president

Në nëntë vjetorin e shkuarjës në amshim të shpëtimtarit të qënjes sonë kombëtare

Shkruan: Florim Zeqa

Sa ikin vitet, shtohet malli për presidentin, rritet respekti dhe ndjenja e krenarisë kombëtare. Mungesa e presidentit Rugova sot është e madhe dhe e pakompenzueshme.

Kujtimi për presidentin na bënë sa të fortë po aq të vendosur për të vazhduar rrugën e trasuar nga ai.

Me presidentn Rugova, bota e civilizuar dhe demokratike na njohu si popull liridashës, të urtë dhe paqësor, të përkushtuar ndaj vlerave civilizuese, me besim të fuqishem në Zot dhe atdhe.

Rugova, më një shallë rreth qafe, edhe në kohë të nxehta vere, nga personalitete të ndryshme botërore ishte kuptuar si një mesazh drejtuar botës së civilizuar e demokratike, se vendi i tij është i lidhur në qafë nga vargonjët serbosllav, që dëshirojnë të mbajnë edhe më tutje Kosovën si pjesë të saj, të dhënë dhuratë nga fuqitë e mëdha një shekull më parë, dhe se nuk do të ketë qetësi në ballkan , rajon e më gjerë pa heqjen e vargonjëve nga qafa e Kosovës.

Sikurse profetët e kohërave më të vjetra që kishin kundershtarët e vet, ashtu edhe lideri ynë shpirtëror, Ibrahim Rugova kishte kundërshtarët e vet politik e ideor, para të cileve nuk u gjunjëzua asnjëher, dhe nuk ju pergjigj në asnjë rrethanë shpirtëligëve, fatzinjëve të kombit shqiptar.

Përkundër kërcënimeve e shantazheve, fyerjeve e sharjeve, akuzave e sulmeve, Ibrahim Rugova ishte i vendosur në rrugen e tij, në misionin e tij prej profeti, për të shpëtuar një popull nga shfarosja, dhe asnjëherë nuk u ndal që të arrijë në cakun final që ishte PAVARËSIA e Kosovës, nocion ky  që i rrjedhi vazhdimisht nga goja deri në frymën e tij të fundit.

E pikërisht këtu qendron madhështia e Profetit, njeriut që e bëri realitet pavaresinë e Kosovës më politikën e tij paqësore.

Janë bërë krahasime të shumta mes figurave të shquara kombëtare, se kush ka bërë më shumë per kombin, për popullin e vet, janë bërë krahasime  nga më të ndryshmet,...Ibrahim Rugova mbetët i pari në historinë e shqiptarëve, që më urtësinë e tij, aktivitetin e tij paqësor arriti të unifikoj gjithë faktorin kombëtar rrethë levizjes paqësore demokratike (LDK), si dhe të fitojë perkrahjen e gjithë faktorëve nderkombëtar në përpjekjet tona për çlirim, për ruajtjën dhe shpëtimin e qënjes sonë kombëtare nga shfarosja dhe dëbimi serbosllav.

Presidenti historik, ishte dhe mbeti pergjithmonë sinonim i së mirës, i paqës e tolerancës, i guximit e qëndresës, i afrimit  në mes njerëzve, i dashurisë per bashkombasit dhe atdheun e vet.

Tani, kur trupi i tij prehet në paqe, në token Dardane që aq shumë e deshti, shpirti i tij i shëndërruar në një yll, na i  shëndritë dhe na i ngrohë zemrat, na jepë forcë edhe kur ajo na mungon, na jepë shpresë kur ajo nuk ekziston.

Sadoqë mundohemi të themi diçka për Ibrahim Rugovën, asnjëherë nuk do të arrijmë t'i themi të gjitha, ngase duhen shekuj për t'i kuptuar hapat e njerëzve të mëdhenjë të kombit siq ishte Ibrahim Rugova.

Më mirë se çdo varg, më mirë se çdo poezi dhe më mirë se çdo shkrim flasin veprat e tija kudo dhe kahdo në mesin tonë.

Politikajt e sotëm, të të gjitha ngjyrave qofshin ata, jo vetëm që nuk mundën të dalin jasht projektit Rugovian, por po e kanë të vështirë të qëndrojnë vertikalisht në të njëjtit binar siq qëndroj ai,...të pavarësisë së Kosovës!

Bekimi i tij i vazhdueshëm për njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës u bë realitet më 17 shkurt 2008-të,...kur bota demokratike dha sinjalin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Edhe pse presidenti iku në përjetësi para kësaj date, ai la shtetin e Kosovës në miqësi të përjetshme më SHBA-të, si garantuesin më të fortë të pavarësisë dhe ekzistencës së shtetit tonë dhe në miqësi me shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian.

Rugova i hodhi thëmelet e një filozofie politike, thëmelet e të së vërtetës së kombit shqiptar si një komb evropian, me një kulturë të qytetërimit përendimor.

Thëmelet e forta të shtetit të Kosovës, që Rugova i ndërtoj për afro një dekadë përmes rezistencës paqësore, sfidat e panumërta të popullit dhe gjaku i derdhur për liri në luftën e fundit çlirimtare janë bazament i fortë i shtetit të Kosovës.

Së paku edhe për 100 vitet e ardhshme nuk do të ketë ide apo formul tjetër më të sakt se sa ajo e Rugovës për ecjën dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Projektet e Rugovës për; simbolet e shtetit të Kosovës, Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), funksionimi i rendit dhe ligjit, shëndetësia bashkohore, arsimi cilësor, infrastruktura rrugore (autostradat), krijimi i vendeve të punës për të rinjët,...dhe shumë projekte të fushave të ndryshme do të jenë udhërrëfyes i shumë qeverive të ardhshme të Kosovës.

Populli i Kosovës, sikurse e ka për nder të ketë pasur një lider të përmasave botërore, ashtu edhe e ka për obligim të qojë në vend amanetin e tij, për një shtet vërtet sovran dhe demokratik, më simbole të vetat kombëtare, në vend të dizajnimeve aktuale antikombëtare.

Ideja e presidentit Rugova e flamurit Dardan për flamur të shtetit të Kosovës, dhe e himnit "Kur ka ra kushtrimi n' Kosovë", janë ide që vetëm njerëzit e mëdhenjë mund ti projektojnë.

Sa më fat paskeni qenë president që u ngritet lartë në qiellë,...për të mos përjetuar devijimet dhe deformimet e kësaj kohe të keqe ku vlerat u zavëndësuan më antivlera, morali më imoralitet, drejtësia më padrejtësi, besa më tradhëti...

Ne që sot ballafaqohemi më sfidat e kësaj kohe të keqe na mbanë gjallë ndjenja e krenarisë që jetuam dhe vepruam në epokën tënde, në epokën e krenarisë kombëtare.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës madhore të presidentit historik Ibrahim Rugova.