Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Moj Kosovë moj tokë dardane

| E hene, 19.01.2015, 08:01 PM |


MOJ KOSOVË MOJ TOKË DARDANE

 

Moj Kosovë , moj tokë dardane –

Mbi ty ,  t’ huajt po kërcejnë pa dane !

Moj Kosovë ,  ta  puthsha  syrin –

Erdhën t’ huajt , ta thurën Himnin !

 

Moj Kosovë , ta  puthsha  gurin –

Erdhën t’ huajt ,  ta prunë Flamurin !

Moj Kosovë , ta prefsha tutën –

T’ huajt , ta sollën Kushtetutën !

 

Moj Kosovë , t’i  puthsha  trungjet –

Erdhën t’ huajt , t’i hapen burgjet !

Moj Kosovë , të rrofshin  andrrat –

Kurrë s’ tu  ç’ kapën Aleksandrat !

 

N’ Beograd shkon Ismajl Qemajli –

N’ Kosovë  kthehet Car Dushani !

N’ Beograd shkon Boletini –

N’ Kosovë kthehet Millutini !

 

N’ Beograd po  shkon Ramçiqi –

Në Kosovë na vjen Vuçiqi !

Në Kosovë ,  nënat ma t’ mira –

Pagëzohen : “Egërsira” !

 

Moj Kosovë , të rroftë pushteti –

Për çdo ditë t’ ngjallet Kosmeti  !

Moj Kosovë ,  t’ rroftë  Qeveria –

Me  Kosova e Metohija !

 

Në Beograd  po priten teshat –

Ne Bruksel bahen martesat !

N’ Beograd po mbillen  plepat –

Në Kosovë përkunden djepat !

 

Në Prishtinë lindin protestat –

Policia ua thyejnë eshtrat !

N’ Preshevë hiqen përmendoret –

Në Kosovë po vallëzojnë horrët !...

 

Gjilan, më 17.01.2015.  Demir KRASNIQI