E enjte, 28.03.2024, 10:24 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: A është kjo Kosova

E diele, 18.01.2015, 06:31 PM


A është kjo Kosova për të cilën u derdh gjak ?

Shkruan: Florim Zeqa

Para 16 viteve as pesimistët më të mëdhnjë nuk e kanë menduar se Kosova e jonë do të katandiset kështu keq viteve të lirisë së saj !" Kush e ka menduar Kosovën e pavarur shtat vite më pas; pa zhvillim ekonomik, pa shëndetësi kualitative, pa arsim cilësor, pa ushtri të veten, të izoluar nga bota përendimore, të enklavizuar dhe të barrikaduar nga pakicat serbe, me autostrada moderne dhe varfëri ekstreme !

Situata e krijuar këtyre vieteve, muajve dhe ditëve të fundit në Kosovë nuk është e rastësishme, është produkt i investimeve disa vjeqare të organizatave të caktuara ndërkombëtare që për qëllim kanë ndryshimin e hartës gjeopolitike dhe fetare sipas orekese sllavo-turke në ballkan.

Kush e ka menduar se 16 vite pas çlirimit, në shtetit për të cilin u derdhë gjak, për të cilin u flijuan familja Jashari, familja Delija, familja Berisha,...për të cilën u flijuan qindra e mijëra dëshmor të tjerë do të ladrojnë turq e shkije!

Në një vend ku nuk i pranon rregullat dhe ligjet e atij vendi nuk mund të përfitosh as një asistencë sociale e lëre më shumë, ndërsa në paradoksin e quajtur Kosovë ndodhë e kundërta, ata (serbët) që nuk e njohin dhe pranojnë ligjet e vendit gëzojnë të gjitha privilegjet e shtetit, madje bëhen edhe ministra!

Ku pos në Kosovë ndodhë, që hajnat dhe kriminelët në vend të burgut, të ngriten në majat e pushtetit !

Kush e ka menduar se do të kalojnë kaq shumë vite pa stabilitet ekonomik, pa stabilitet energjetik dhe pa stabilitet politik,  pa përspektivë për ardhmëri në vend!

E gjithë kjo katrahurë ka ardhë si rezultat i kapjes së shtetit dhe pushtetit nga bandat mafioze dhe kriminale të këtyre viteve të paspavarësisë, duke zhvatur e gjithë pasurinë publike dhe shtetërore që rezultoj me pasurimin ekstrem të kësaj klase politike, duke u shndërruar në multimilioner, ndërsa në anën tjetër popullata gjithnjë e më shumë është duke u varfëruar.

Historia qe harrohet eshte e destinuar te perseritet prap !

Krimi që klasa politike ka bërë kundër këtij populli nuk është vetëm korrupsioni, hajnia, zhvatja e pasurisë publike dhe shtetërore, por mbi të gjitha është mbytja e besimit të njerëzve për të jetuar në shtetin e tyre, për të cilin sakrifikuan shumë dhe pritën një kohë të gjatë.

Si rezultat i ksaj situate, 16 vjet pas "largimit" të Serbisë nga Kosova, dhe këtyre shtat viteve të  "pavarësisë", po na paraqiten të njëjtat skena të ekzodit të përmasave alarmante, të ikjes së shqiptarëve nga Kosova !

Perderisa viteve të 90-ta, shqiptarët e Kosovës iknin nga dhuna dhe represioni sistematik i Millosheviqit, tani po ikin nga pasojat e keqeverisjes së lidershipit të vet, në shtetin e "pavarur"të Kosovës.

Aq zhgënjyese dhe e pashpresë është situata sot në Kosovë, saqë njerëzit janë të gatshëm të shesin e gjithë pasurinë e tyre për t'u larguar nga vendi ku kanë lindur.

Ajo çka është më dëshpruese, shpresat kanë filuar t'i humbin edhe intelektualët e ndershëm, truri dhe ajka e kombit,...jeta e të cilëve është vështirësuar nga injoranca e kësaj klase politike.

Një ditë u ndjeva tepër keq gjatë bisedës me një mik timin, gazetar i një të përditshmëje në Kosovë; "une po arrita të dalë njëherë jasht vendit, nuk do të kthehem më në këtë vend,...ti je mirë atje në Itali, mos të mundon aspak  Kosova dhe  as puna e shqiptarëve,...tani po e shofë se Fishta, Noli, Konica, Kadare nuk e kanë braktisur atdheun nga qefi por nga zori,...Kosova e sotme nuk është vend për njerëzit e ndershëm..."!

Deri këtu e sollën Kosovën kjo klasë kusarësh dhe matrapazësh politiik, të cilëve nuk ju intereson jeta e qytetarëve as fati i vendit të vet,...janë të gatshëm të bëjnë kumbari me turq e shkije,...të sakrifikojnë të ardhmën e shtetit për mbajtjen e pushtetit !



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora