E marte, 09.08.2022, 02:33 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Jabllanoviqa me emra shqiptarësh

E diele, 18.01.2015, 07:56 PM


Jabllanoviqat e Vuqiqat i njofim more që ishin dhe janë çetnik, por mos kemi ende në radhët tona Jabllanoviqa me emna shqiptarësh ????

Me rastin e përvjetorit të vrasjës së Komandantit dhe Delegatit të Republikës së Kosovës Smajl Hajdaraj

Shkruan: Xhevat Rexhaj

Serbët dikur masakronin, vrisnin, digjnin, pushkatonin , dhe në fund në luftën e fundit gati edhe e dogjën fare tokën tonë, dhe ne shqiptarëve në përgjithësi. Po serbët edhe sot luftojnë kundër ne shqiptarëve, por tani më kanë ndryshue taktikat, kanë ndryshue strategjinë duke ditur se Kosova sot është shtet i formuar, dhe pranuar nga SHBA me aleatët tanë euro-atlantik.  Shkiet sot bile me fjalë e deklarata ende po na tundisin mendjët tona, vërtet e mjerishtë  kemi edhe serb që ne duhet të i pranojmë si deputet apo edhe minsitra , nga presioni ndërkombëtar dhe rezultati i marrëveshjeve të Brukselit, por këta serb janë që kokën e kanë të Millosheviqit dhe punojnë për Serbinë…Po megjithatë mendoi une, ne duhet të fokusohemi më shumë në ecjen tonë si shtet, si shoqëri dhe si demokraci. Ne sot nuk guxojmë të humbim javë, e muaj duke u marrë me Vuqiqa e Jabllanoviqa sa here ata rrasin m..., ne duhet të kuptojmë se sa të ketë shkie  në tokë, kështu do sillen andaj jam i mendimit që mos të ua vëjmë mendjen aq shumë deklaratave të tyre , ngase Kosoven e kemi na shqiptarët, mos të harxhojmë shumë energji, por te fokusohemi në zhvillime ekonomike,  dhe pa krim e korrupcion të cilin ne shqiptarët fatkeqësishtë vet po e prodhojmë në shtetin tonë. Ne shqiptarët pra shtetasit e Kosovës mjerishtë kemi edhe në radhët tona Jabllanoviqa, të cilët kinse nuk dijnë apo nuk kanë njohuri se gjatë,  dhe pas luftës në Kosovën e lirë u vranë me qindra figura kombëtare e që përflitete se shumë nga ta u vranë nga klane mafioze e para politike të vet shqiptarëve. Po po kjo është më se e vërtet, nji ndër rastet ku nga „ dikush“ u vra  ishte edhe figura e njohur e Kosovës, LDK isti dhe Komandanti i vërtet i ushtrisë së Kososvës  Z. Smajl Hajdaraj,  që ishte aso kohe edhe deputet i Parlamentit të R. së Kosovës. U vra deputeti Hajdari mu në hyrje të banesës së tij, po po mu në Pejë ku thuaja se ato ditë nuk kishte asnjë shka në Pejë….kështu si Smajli ishin vra, dhe u vranë më pas edhe plotë emna të njohur veprimtarësh e bashkëveprimtarësh të Presidentit Rugova. Athue a duhet që shteti, ligji dhe ne shoqëria të merremi me drejtësin, ti zbulojmë vrasësit që ndoshta gjinden në radhët tona këtu në Kosovë, në institucione, apo në shoqerin tonë për rreth nesh, po ne kemi detyrën ta bëjmë këte, ndërsa sa për Jabllanoviqat,  dhe fjalorët e tyre nuk duhet fortë të mbytemi tash në mes vete, se atë e dëshirojnë shkiet ,përqarjën tonë. Une që kam të vrarë Nanen, vëllaun e plotë familjar të tjerë nuk mërzitem fortë për Vuqiqa e Jabllanoviqa se çka ata llomotisin, ngase une i njof si çetnik dhe vrasës, por une e due një Kosovë ku ne shqiptarët duhet të jemi me një vetëdije më të avancuar, ta duam, dhe zhvillojmë shtetin edhe për inat të shkieve. Smajl Hajdaraj,  dhe mijëra luftëtarë nuk kanë luftue që ne të përqahemi, por që ne të ndërtojmë shtet demokratik me zhviliim ekonomik e politik, duke qëndruar fortë në aleanca me SHBA në dhe shtetet mike europiane, Gjermani, Angli, Francë e të tjera. Sot kur ne përkujtojmë vrasjën bizare, kriminale e barbare të Smajl Hajdarajt, duhet të prekim mendjët tona, athue a po ecim atyre rrugëve që na i shtruan Smajli, Xhemajli, Enveri, Ekremi, Uka, Tahiri, Ahmeti, Rraci, Manaj e plotë të tjerë që u vranë nga „hije“ të zeza të cilët ose ishin Jabllanoviqa shkie ose siameza të Jabllanoviqit me emna shqiptarësh. Lavdi veprës dhe  emnit të Smajl Hajdarajt.

Në këtë shkrim une do sjelli edhe fjalët e Presidentit Rugova të thëna në Akademinë përkujtimore në dyvjetorin e vrasjës, mbajtur në Teatrin Kombëtar:

"Edhe sot, pas dy vjetësh e kemi të rëndë dhembjen për humbjen e Smajl Hajdarajt, por edhe ndjenjën e krenarisë e kemi më të fuqishme për punën e Tij të çmuar për vendin tonë, Kosovën", theksoi në vazhdim të fjalës së tij Presidenti Rugova.

"Për vite të tëra punoi në ndërtimin e institucioneve në nivel të Pejës dhe të Kosovës. Si shumë anëtarë të tjerë të lëvizjes sonë për liri e pavarësi Smajl Hajdaraj vinte nga dega e inteligjencës teknike të Kosovës, e cila ishte aktive dhe pragmatike në vitet '90", tha Presidenti Rugova, për të vazhduar: "Në vitin 1998 kur pushtuesi vendosi ta shkatërrojë vendin tonë me luftë, Smajl Hajdaraj u aktivizua në luftën tonë për liri e pavarësi. Ai e organizoi rezistencën në Rugovë në këtë regjion të Alpeve kosovare me shumë aktivistë të tjerë dhe u bë Komandant i njësive të luftës për të mbrojtur Republikën e Kosovës".

Ndërkaq, duke folur për aktivitetin e Smajl Hajdarajt pas luftës, Presidenti Rugova theksoi se ai vazhdoi punën e tij në rindërtimin e vendit dhe aktivitetin e tij politik. "U zgjodh anëtar i Asamblesë Komunale në Pejë, në vitin 2000, në zgjedhjet e para lokale. Kurse në zgjedhjet nacionale në vitin 2001 Hajdaraj u zgjodh deputet nga LDK-ja në Kuvendin e Kosovës. Dhe në kohën kur punonim për ndërtimin e institucioneve shtetërore të Kosovës u vra në një atentat mbi të në Pejë. E vranë ata që ishin kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. E vranë ata që ishin kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. E vranë ata që ishin kundër institucioneve demokratike të vendit tonë", tha Presidenti Rugova, duke thënë se ata do të dalin para drejtësisë së Kosovës tash apo më vonë. "Zoti i dënon me drejtësi ata që janë kundër lirisë dhe pavarësisë së një vendi për të cilin u flijuan me mijëra njerëz", nënvizoi Presidenti Rugova, për të theksuar:

"Aktivisti i palodhshëm dhe deputeti Smajl Hajdaraj, do të mbetet në historinë moderne të Kosovës, si burrë i madh me vepër heroike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai ishte një burrë tipik kosovar  shqiptar që punon pa iu ndier shumë zëri, që punët në kohë të vështira, i merr si obligim dhe i kryen me përkushtim. Kosovarët këta trima i quajnë 'burra të dheut', burra të vendit që punojnë dhe sakrifikohen për të, duke lënë veprën dhe shembullin e Tij për brezat e ardhmërisë".

Duke e përmbyllur fjalën e tij, Presidenti Rugova tha se

Smajl Hajdaraj do të shërbejë si shembull i madh si punohet për vendin në kohë lufte dhe paqeje. Ai gjithë veprën dhe jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë Kosovës sonë të shtrenjtë, theksoi në fund Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova .



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora