E premte, 19.04.2024, 11:48 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Portret i mërgimtarit Milazim Dervishi

E diele, 18.01.2015, 07:50 PM


PORTRET I MËRGIMTARIT MILAZIM DERVISHIT

NGA AGIM GASHI

Milazimin e njoha këtu në Gjermani. Kishte ardhur pas meje, dhe kudo që e takoja, shifej se ishte një djalosh i zoti, që e donte Kosovën, LDK-në dhe Rugoven. Në çdo tubim shifej me një aparat në dorë, fotografonte pa pritesë, here për vete e herë për Myftar Dragidellen dhe Boten Sot e herë për mua.

Milazim Dervishi është nga fshati Gradicë i Drenicës, punonte në Obiliq, por ja që furtunat e mërgimit, si shumë të tjerë në vitet e nëntëdhjeta, e rroken edhe Milin si i themi shkurt.

Dua të flas për Milin si një njeri zemërbardhë që kurr nuk diti ta ndal doren për ta ndihmuar Kosovën, të varfërit e miqët, natyrisht me aqë sa kishte, por shpesh edhe jashtë mundësive të tij, kur ishte fjala për luften dhe Kosoven tonë.

Mili-Milazim Dervishi, pos disa pasioneve tjera, ai e ka edhe  një pasion të jashtëzakonshëm, që nuk mund ta plaku ditën po nuk e bleu gazeten „Bota Sot“. Këtë e bën që nga dalja e gazetes këtu në mërgatë.

Ka shumë vite që në qytetin ku jetoj, nuk vie gazeta dhe ska as me e ble. Mirpo Milazimi gjithonë i tubon atje ku i blenë,  sidomos shkrimet e mia të botuara në këtë gazetë, dhe bashkë me ndonjë dhuratë, mi sjell e më bënë vizitë. Edhe kësaj radhe Milazimi mi solli disa ekzemplrë të gazetës, e me gjithë gazeta, ai mi solli edhe dy palë pantolla, që kishte menduar se më bien taman. Për fatin e keq, pantollat nuk më vyenin, sepse akoma kisha fituar kilogram, por ai nuk i mori mbrapa me shpresë se pas ngushtimit të lukthit do të dobsohem, e bile do të kemë nevoj edhe me i ngushtue.

Sido që të jetë, miqësia e bujaria njerzore nuk maten as me trashësi, as me kilogram, por me zemër, shpirt e bujari. Këto Milazimi i posedon, andaj gjithmonë ma bëri nderin por edhe ia bëra me aqë sa munda.

Kësaj radhe Milazimi më vizitoi bashkë me djalin e mikut tim të ndjerë, veprimtarit të qështjes shqiptare Veli Selimit, Fahruk Selimi i cili gjithashtu nga babi i tij trashëgoi dashurinë ndaj njeriut shqiptar dhe ndaj atdheut.

Falenderime nga ana ime për dy miqët me zemra bujare. Ju dëshiroj mirësi njerzore ashtu si i keni zemrat e Juaja.

Milin do ta takoj prap për derisa gazeta do të botohet në mërgatë. Ai nuk mundet të mos lexoi shqip. Shqip edhe mendon edhe pse në vendin e punës me vendasit flet gjermanisht. Mirësjellja e tij ndjell dashuri dhe respekt nga të tjerët.

18.01.15

Düren



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora