E marte, 23.04.2024, 09:48 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: 70 vjet nën ''perkrenare'' betoni

E premte, 16.01.2015, 08:43 PM


Nga Fritz RADOVANI:

1945 – 2015

70 VJET SHQIPTARËT

NËN “PERKRENARE” BETONI

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

17 Janar ...

?Plot 70 vjetë që u dhunue Atdheu dhe Flamuri i Gjergj Kastriotit...

Një za ushtoi pranë kompanjelit ku partizanët vune Flamurin e Shqipnisë me yllin e kuq.

Ishte... At Gjergj Fishta...

ÇOHI, TË  VDEKUN !

Shqiptarë, a ndiet ? Evropa, mrrutë e ndytë,

Shkerdhye me Evrej t’ Parisit e t’ Londonit,

(Se cilës dreqi ia plasi të dy sytë

E marren ma s’ e sheh, njitash n’ e s’ vonit)

E bani gjyq, qi t’ nipat e Kastriotit

Shkjeve t’ Balkanit urë t’u rrijnë mbas sotit.

Po; per Shqiptarë pleqnue e ka Evropa,

Qi shi njatyne urë t’u rrijnë perdhé,

Të cilët Kishat rrënue ua kanë me topa

E n’ djep foshnjet e njoma ua kàn pré:

Qi t’ ndertat vasha u kanë koritë përdhuni

E rrugash bamë i kanë me vdekë ûni.

E mbas sotit Shqiptarët n’ gjuhë t’ huej do t’ flasin;

E gjakësve t’ vet do t’ bajnë këta t’u ngjatët jeta?

Hajnat lapera zotni do t’ thërrasin,

E t’ pa rodit do t’ i apin pagë e t’ dheta;

Me armë shqiptare, n’ za gjithmonë e n’ namë,

Sogje Shqiptari shkjaut do t’ rrijë sot n’ kambë.

Ah vaj! Ah kob! A ka ma zi n’ ketë jetë?

A ka si i bahet kujt ma tepër dhúnë?...

Ehu! Shka do t’ bajnë, thue, tash Shqiptarët e shkretë:

Ata, qi m’ vedi pasë e kanë kanunë:

Ata, qi n’ dej kanë gjak të Skenderbeut:

Qi shekulli mbajtë i ka per burra t’ dheut? –

***

Urra! Po, djelm! Shqiptar kushdo ka lé,

N’ mos mujtë Shqiptar me mbetë, Shqiptar t’ hijë n’ dhé!

E n’ kjoftë se lypet prej s’ hyjnueshmes Mëni,

Qi flijë t’ bahet ndo ‘i Shqiptar m’ therore,

Qé, mue tek m’ keni, merrni e m’ bani fli

Per Shqiptari, me shue çdo mëni mizore. –

Oh! Edhe pa mue Shqipnia kjoftë e rrnoftë

E nami i sajë per jetë u trashigoftë!

Po: Rrnoftë Shqipnia! E porsi krypa n’ Dri

E porsi krandja e thatë n’ nji flakadâ,

U shoftë me arë, me farë me mal me vërri

Kushdo Shqiptar, qi s’ brohoritë me zâ,

Kushdo Shqiptar, qi s’ brohoritë me uzdajë

Oh! Rrnoftë Shqipnia! Rrnoftë Flamuri i Saj!

(Marrë nga Lirikat: “Surgite mortui!”)

***

?Nëse në vitin 1913 kishte mbetë një “copë” Shqipni, po i themi...

Në vitin 1945, Aleatët e robnojnë Shqipninë e Gjergj Kastriotit, nën zgjedhen e eger të shovenistëve sllavokomunistë të Titos... Qeveria kukull e Tiranës, i dorzohet një tirani sa anadollak aq tradhëtar dhe i pabesë, që për kolltuk të vet vret e therë edhe kunatin...

At Gjergj Fishta vertetë se u “perjashtue” nga shkollat Shqiptare... Pse, vepra e Tij asht e papersëritëshme dhe e panjohun nga brezat pasuese... Ai parandjente:

Qé, mue tek m’ keni, merrni e m’ bani fli

Per Shqiptari, me shue çdo mëni mizore. –

Po, a u shue deri sot ajo mëni mizore? – Urrejtja ndaj Tij...nuk shuhet!

Lè të flasin zani i vertetë i Historisë së Pergjakëshme 47 vjeçare të Popullit Shqiptar...

Lè të flasin varrezat nën “Perkrenaren” e betonit...

Ata, qi n’ dej kanë gjak të Skanderbeut:

Qi shekulli mbajtë i ka per burra t’ dheut? –

E nuk janë aq pak sa kujtojnë... Po, janë mbi 50.000 viktima të kësaj robnije 47 vjeçare...



(Vota: 9 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora