| E enjte, 15.01.2015, 07:19 PM |
NEBI DRAGOTI
SATIRA
DYFYTYRËSI
Në qeverisje
kikirisnin si gjela.
Në qeverisje ,
kur qenë,
troç fare:
e dhjenë…
Tani që s’janë
puplat u ranë,
bëhen legen,
lehin si qenë:
ham,ham,ham…
ZHURMË
Goja u erdhi,
kur ranë
në opozitë.
Goja e shthurur,
zhurmon goja
dokrra,
pa llogjikë
si gazrat zhurmojnë
në prapanicë.
Të shash,
të llomotisësh,
nuk është zotësi;
zotësi është
të jesh realist
dhe konstruktiv.
ZAGARI
Zagari
zagar ngeli tërë jetën.
E përdor sipas oreksit,
e përdor i zoti kryetar
në gjah
për t’i ngritur prenë…
Për të zotin dhe prenë
dhe brekët
në ferrë
i çjerr
qyqari njeri!
Zagar i mbeti emri,
zagar i përçmuar
në shoqëri.
FODULLËT
Nuk dinin ç’bënin,
kur qeverisën;
qenë fodullë të thekur,
të lehtë,
pa mendë;
qenë byk e kashtë
pa bereqet.
Kur qenë,
qenë ujk
me mëlçi në qafë…
Tani që s’janë
të japin mendë:
“Për qeverisje jemi ne!”
Dhe fodullçe të shiten
(të pëshurrur)
për kapedanë,
për strategë…
DERR
Derr
nga trutë,
nga qimet
prapë derr…
Trutë
dhe qimet
derrit
e këlysh derrit
nuk i ndryshojnë në jetë.
BISHT LUGE
Qënka
sarkazëm,
satirë,
fjalë therëse
shprehja:
“Bisht luge”.
Mirë është
mos të bëhesh bisht…
Por…
në bisht luge
ujë t’i japësh
kushit
që të lëpihet
si karrierist…