E marte, 27.09.2022, 04:29 PM (GMT+1)

Mendime

Dibrani: Eduard Ndocaj, garues për kryetar në Lezhë

E merkure, 14.01.2015, 07:54 PM


Eduart Ndocaj biznesmen dhe politikan, garues për kryetar në qytetin e Lezhës me programe perëndimore për zhvillimin e Lezhës dhe Shqipërisë!

Nga Asllan Dibrani

Eduart Ndocaj politikani i sfidave për ta mposht varfërinë ,skamjen dhe korrupsionin në qarkun  e  Lezhës!

Ne hymë edhe në  vitin 2015, ku shume   qytetar i ju gëzuan edhe këtij viti. Dike e gjeti shume keq  të pa përgatitur , të  varfër   të vrarë nga skamja, por dike te dalldisur pas kapitalit dhe korrupsionit! Për  politikanin Eduart Ndocaj  me program të sfidave për ta mposht varfërinë ,skamjen dhe korrupsionin në qarkun  e  Lezhës e gjeti ky vit shumë të  shqetësuar!?. Eduart Ndocaj, u shpreh se kjo forcë politike nuk ka arsye që të festojë pasi ka mashtruar qytetarët dhe nuk ka mbajtur asnjë premtim të fushatës zgjedhore të vitit 2013-të .

-Ai na u rrëfyer se viti 2015,  po  troket  në derën   e popullit  me varfëri  të goditur deri në kockë!. Ai ma poshtë shprehet  se lamë mbrapa 2014-ten, një vit qe u dukë se do te sillte shpresa, por thelloi zhgënjimin ,shënoi tradhtinë e rriti varfërinë dhe skamjen  në këtë qark . Eduarti doli fitues me 23 Qershor në Lezhë, por Rilindja e tradhtoi dhe e  zhgënjeu  shumë me çka  Eduardi me vullnet me drejtësi ringriti  demokristianët.  Brenda viti solli risi, beri ngriti kauza , mbrojti dhe  ndihmoje të varfrit. Sot është simboli i demokristianeve e shpresa e vetme në Lezhë. Eduart Ndocaj është pa dyshim njeriu i vitit në Shqipëri që veproj dhe bëri shumë për atdheun me  stil dhe  model  perëndimore.  Eduart Ndocaj si   biznesmen  krijoj emër  që gëzon një autoritet  në Itali, por pa u shkëputur kurrë nga atdheu por me ëndrrat  kishte  gjithnjë të Lezha  e bukur dhe Shqipëria. Shqipëria ka kushte shumë të mira, ndaj do të dëshiroja para së gjithash që të rinjtë tanë të hedhin bazat dhe të ngrenë familjet e tyre në atdhe. Patjetër duhet sakrifica , por do të arrijmë t'i çojmë përpara thekson zori Eduard nder të tjera. Zoti Ndocaj është i preokupuar edhe me Kishën  Ortodokse  qe u uzurpuar nga tendencat e helenizimit të “Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare" e dirigjuar nga një agjent ,antishqiptar Anastas Janullatos i vendosur  si kryepeshkop në formë dinake të "Kishës ortodokse shqiptare ". Anastas Janullatos i vetëshpallur  ,  është grek i dërguar nga Greqia me mision për të mos pasur kishë shqiptare, pasi ortodoksët e Shqipërisë, konsiderohen grekë nga kisha greke .Është  i  financuar  dhe i autorizuar që të vijë në Shqipëri në cilësinë e një fare misionari që t’i greqizoj shqiptarët ortodoks. Z. Eduart Ndocaj, Kryetar i FDSH dhe vete linjat kryesore të FDSH po luajnë një kontribut të rëndësishëm edhe shpirtëror për  këtë Kishë  ortodokse Shqiptare.

Z. Ndocaj, ka pasur takime të vazhdueshme me At Nikolla Markun për mbarëvajtjen e "Kishës  Ortodokse Shqiptare" si dhe mjaft çështje  tjera me natyrë kombëtare.

Eduart Ndocaj si   biznesmen  dhe politikan dhe  garues për kryetar në qytetin e Lezhës

Gjithashtu, z. Ndocaj u shpreh se po bënë  lobimin  përmes FDSH në Amerike për "Kishën Ortodokse Shqiptare" qe t'i kthej imazhin dhe vlerën që kishte dikur nën  udhëheqjen e Fanolit të   madh.

Ai   sot kërkon të bashkojë qytetarët e Lezhës, Mirditës e Kurbinit, pa dallime partiak,  në një kuvend  të zhvillimi ekonomik dhe kulturor të këtij  rajoni. Eduart Ndocaj  me një figurë të shkëlqyeshme  nga një familje  me tradita shqiptare   e ka më të lehtë sfidën e besimit qytetar për një organizim politik  në suazat kombëtare që do të garoj në zgjedhjet e  ardhshme për kryetar në "Qarkun e Lezhës"...

Zoti Eduard zotohet që të jetë zëdhënës i  interesave shoqërore për zhvillimin  e vendit si rrjedhojë e punës  dhe i sakrificave të shumta që e presin . Ai në bisede e sipër  duke  e zhvilluar me të shton  se jam i  kujdesshëm që gjithmonë të përulem  kundrejt të gjithë atyre që, me sakrificat e tyre të përditshme, jetojnë me ndershmëri dhe përkushtim ndaj Zotit dhe familjeve të tyre, por edhe ndaj kombit.  Unë jam djalë lezhjan, marr dhe u jap mirënjohje për të gjithë banorëve të këtij qyteti me respektin nderin dhe gatishmërinë, për ta  vetmohuar veten time për interesat e shoqërisë , për interesat e Lezhës  së Skenderbeut,për  Shqipërinë dhe kombit tim...

Ajo që synoj të arrij është pikërisht ndërgjegjësimi i të gjithë investitorëve vendas dhe ata të diasporës për të krijuar një forum të madh i cili do të jetë në shërbimin  e atdheut, me përvoja të shteteve perëndimore me që edhe vet kam një përvojë nga  atje  me një kulturë dhe strategji  zhvillimi.

-Kërkohet që biznesi të gjenerojë ide dhe shteti  t’i përkrahë dhe t'i zbatoj  në praktikë. Për këtë qëllim jam i bindur se duhet të krijohet një kuvend i zhvillimit kombëtar, që mos të mbetet vetëm  lokal për Lezhën tonë të  dashur , për Lezhën  e Skënderbeut.

Në pyetjen tonë se Varri i Skënderbeut është pikërisht në Lezhë, përse nuk u projektuara as  menaxhuar një projekt ma i mirë se ky qe është  për një figure aq madhështore që  posedon ky komb që  vetëm nga vizitorët do të ketë qyteti të ardhur  ma të  mirë ?

-Zoti  Eduard Ndocaj tha se e kemi një projekt të tillë , po që i marrim  dhe i fitojmë  zgjedhjet aty do ta  bëjmë një investim    madh që do te jetë  një pikë  turistike shume nga shqiptarët anembanë  botës  ,por edhe nga të  huajtë. Do ta  pajisim me  amfiteatro dhe  salla ekspozuese të krijimtarisë për ketë  figurë .Do t'i mbledhim  veprat artistike  nga e cila do të jetë edhe një muze për ketë figure  madhështore dhe me vlera për kombin tonë. Mbishkrimet qe i mungojnë qytetit tonë , do i bëjmë me  elegance çdo cep po edhe   në muzeun  e Skënderbeut në  Lezhë që ma është  edhe varri i tij.

Pastaj shtoj se sektori i bujqësisë është lëne anash që  duhet  çdo pëllëmbë , e  tokës të punohet , por edhe të mbrohet nga vërshimet   nga  dora e shtetit  ku i kam në  plan që ta evitojmë edhe këtë    keqe që fshatarin tonë  e  godet pothuajse çdo vërshimë.

-Programi i ynë  është një program jo vetëm social, por dhe një program shkencor mbi zhvillimin e sektorit te bujqësisë.  Prodhimet bio në zonën e Lezhës janë nga më cilësoret jo vetëm në vend por edhe në rajon.

Varfëria ekstreme që ndesh çdo ditë në çdo takim është një shenjë se qytetarët shqiptarë nuk jetojnë as në minimumin jetik prandaj, ne duhet ti rrekemi punës  me shumë vullnet dhe  sakrificë, që  varfrin  e vendit ta shndërrojmë në  një ekonomi stabile, duke  e ngrit standardin e familjes .Familja është e  shenjt edhe pikërisht unë kam synim familjen ta ruajmë  duke e stimuluar në  shfrytëzimin edhe te resurseve të pashfrytëzuara të cilat nëse do të vihen në lëvizje, do të bënin që të lulëzonte ekonomia e  vendit. Turizmi dhe sektori ekonomik ngritin  standardin e familjes .  Po ashtu infrastruktura nuk është as pak e favorshme që  kemi në  projekt. Planifikojmë ujërave të zeza t'u ndalet rrjedhoja dhe zëvendësimin me tubacione të reja dhe kanalizime  . Personalisht jam përfshirë në një projekt i cili do të ketë një impakt tjetër të lartë për turizmin. Nga kontaktet me biznesmenë italianë kam siguruar  investime të rëndësishme për krijimin e një porti  turistik për pjesën veriperëndimore të vendit.

Stafi i tij elektoral i bëjnë thirrje të  hapur dhe të gjithave subjekte opozitare të mbështesin kandidaturën e z. Ndocaj dhe të  ndërtojmë koalicionin me të  madh opozitare për t’ia kthyer Lezhës demokracinë e mohuar ,zhvillimin ekonomik dhe kulturor   të vendit.

-Ftojmë  qytetarët që në  zgjedhjet e ardhshme mos humbeni shansin e juaj po përkrahen PDK (Partia Demokristiane) dhe FDSH (Fronti Demokristian Shqiptar).

Sipas të gjitha gjasave PDK aktualisht bëhet forca me e madhe dhe vetme demokristiane si dhe një alternativë  e fortë  dhe e besueshme në Shqipëri. Politikani dhe  biznesmeni shqiptar Eduard Ndocaj është shpresa dhe  figura që   premton për një    ardhme të sigurt të  qytetit të Lezhës si kryetar  i saj.

Le të  mbetet qe ky takim me zotin Eduard si  ngelje  mbresëlënës që të këtë Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera të tille njerëz për ta  rindërtuar imazhin dhe vlerën e komit tonë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora