Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Bleona Qereti me foto skandaloze

| E hene, 12.01.2015, 07:31 PM |


Bleona Qereti me foto skandaloze bredharake  komerciale!

Nga Asllan Dibrani

Bleona e cila së fundmi me paraqitjen e saj skandaloze  po humb ekuilibrin e një këngëtareje  qe ka pretenduar te jetë  si e tillë! Bleona Qerreti po ashtu  u vu në qendër të komenteve nga ma te ndryshmet nga mediat tona po edhe të huaja për së keqi me rastin e pjesëmarrjes së saj në ceremoninë  e çmimeve "American Music Awards", e cila u mbajt  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesëmarrja   e saj  ishte shume e mirëseardhur dhe e pritur mire nga çdo shqiptar që ti shohim artistet tanë  ,krijuesit dhe njerëzit me vlera qe trokasin në  dyert e artit botërorë , sikur të ishte paraqitur në kornizat e   atij takimi si duhet!?.

Për t'i dhënë imazh të keq vetes ajo doli pothuajse lakuriq pran publikut apo  e veshur shumë keq me çka edhe u vlerësuar po ashtu në vendin e dytë e veshur keq nga e gjithë prezenca e  konkurruesve tjerë ne ketë e ceremoni.

Ajo në vend se te marr komplimente pozitive nga publiku morri shume kritika  edhe për vjedhje stili  nga  e  cila ngjalli zemërim tek shumë shqiptarë , dhe tek mediat ndërkombëtare për veshjen e saj të turpshme,të emituar nga një këngëtare Rose McGowan e cila kishte pasur një veshje të ngjashme në vitin e largët 1998.

Provat e saj qe të jetë në qendër të vëmendjes këto ditë  doli me publikime skandaloze nga një  femër me stilin e një pseudokëngëtarje  e provuar edhe ne stilin  ekstrem të  fotografive  nudo ,erotike  qe të jete sa ma seksi pran publikut,por medalja  i doli keq dhe u deklasuar nga fansat e vet por edhe nga artdashësit  tanë. Për ta  provuar  forcën  e fundit  për t'i shokuar fansat e vet dhe vlerën e saj  si "këngëtare   me stil artistik"doli me një veshje krejt ndryshe ku ajo shfaqet me një mbulesë islame tip ferexheje. Foton është publikuar pran  një Xhamie gjatë qëndrimit të saj në Abu Dabi  të Dubait e  cila po  ashtu shoqëron me një tekst në FB,duke shtuar: “Salam Alaikum to all myslim people” (Përshëndetje  "Selam Alejkum" të gjithëve myslimanëve. Këtu shihet  ma vlera e saj që nuk ka potencial ,as qe e ka arritur ndërtimin  e një këngëtareje  me një stil te vet origjinal'?!. Artisti ,këngëtari dhe poeti duhet ta kenë  stilin personal të krijuar si origjinal nga e cila Bleones i mungon.

Qerreti po prezantohet si një figure e paraqitur me dy bota personale që nuk korrespondon fare njëra me tjetrën ! Paraqitja e saj në foto shumë ekstreme  në boten e civilizuar dhe në atë  të prapambetjes  mbulesën e shteteve islamike  janë gjëra të kundërta. Këtu shihet shumë  çart mentaliteti dhe kultura e saj.  Nuk ka të bëjë me artin  as kulturën  tonë shqiptare as me vlerat  tona me çka shumë lehtë mund të vlerësohet se ky ritëm i saj është hiq ma shumë se një shau komercionalizem  përfitues, pa art pa kulture dhe pa elemente që  duhet t'i posedoj një artiste dhe këngëtare  e mirefillt!!!...

Bleona me këto paraqitje  e përafron vetën shume me një Kallashin mjaft e publikuar  në Kosovë që as shkollën fillore se ka mbaruar , por ka arritur të bëjë  emër përmes paraqitjes erotike në kafenetë  e Kosovës dhe  me të  pasmet  e saj.

Ajo është një nga shumë "artistët" e pasuksesshme të kësaj bote, që mundohen ta mbulojnë dështimin përmes  fotove , gjë  qe fotoja erotike  është e preferuar për ato qe merren me atë profesionalizëm ,por edhe për Bleonen s'kishte të keqe po të qëndronte vetëm ne atë  pa u fut në boten tjetër të  mbulojës islamike gjë qe ka mbetur një bredharake duke kërkuar se me çka ta mbaj veten në aktualitet për të ardhmen.