E enjte, 25.04.2024, 01:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Teatri i Kosovës shpall konkursin e dramës shqiptare

E premte, 11.07.2008, 06:10 PM


Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) ka shpallur publikisht të hapur konkursin dramatik “Katarina Josipi 2008”, duke ftuar për garë të gjithë krijuesit shqiptarë me dramat e tyre. Ky konkurs mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. Kriteret për të marrë pjesë në këtë konkurs janë si vijon më tej: Konkursi për dramë “Katarina Josipi” është i hapur për të gjithë krijuesit shqiptarë që shkruajn drama; Një autor mund të sjellë më së shumti dy drama për shqyrtim; Dramat që konkurojnë në këtë konkurs duhet të jenë jo më të shkurtëra se 50 minuta; Dramat e të gjitha zhanreve do të merren në shqyrtim, por prioritet në këtë edicion do t`u jepet komedive; Tema dhe as numri i personazheve nuk janë të limituara;
Dramat e papërfunduara apo sinopsiset nuk do të merren fare në shqyrtim; Dramat që sillen në këtë konkurs duhet të jenë origjinale, të shkruara mbas vitit 2000, duhet të jenë të pa inskenuara më përpara dhe të pabotuara; Tri dramat më të mira shpërblehen me tri çmime. Çmimi i parë 3,600 euro, çmimi i dytë me 2,400 dhe çmimi i tretë me 1,200 euro; Dramat që shpërblehen, poashtu, fitojnë të drejtën për lexime skenike në TKK në vitin 2009; Drama që fiton vendin e parë gjithashtu konsiderohet si dramë potenciale për t`u inskenuar në njërën nga sezonat e ardhshme në TKK; Tri dramat fituese botohen në një edicion special; Dramat duhet të dërgohen në adresë të Teatrit Kombëtar të Kosovës (Teatri Kombëtar i Kosovës, Sheshi Nëna Tereze, nr.21, Prishtinë, Kosovë); Dramat dorëzohen në tri kopje. Faqja e parë duhet të përmbajë: emrin dhe mbiemrin e autorit, adresën e autorit dhe mënyrën e kontaktimit me të, të dhëna për dramën: kur është shkruar dhe mbishkrimin “Konkursi për Dramë ‘Katarina Josipi 2008”; Autorët që sjellin dramat e tyre në këtë konkurs konsiderohet se i pranojnë kushtet e këtij konkursi; Konkursi konsiderohet i hapur nga dita e publikimit në media (Korrik 2008), kurse mbyllet zyrtarisht me 25 Dhjetor 2008. Çdo dramë e ardhur mbas datës 25 Dhjetor nuk do të merret në shqyrtim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora