E shtune, 20.04.2024, 10:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Tahir Bezhani

E hene, 12.01.2015, 08:28 PM


Tahir Bezhani

 

PEZËM NATE

 

Kur iki mërzia

Dhimbët filluan buzëqeshjet

Pezmatimi filloi të ndizet në heshtje

Gjumi mori arratinë pa gjurmë

Pastaj furtunë

Tymnajë

Pikonte në heshtje

Streha e kullës sime

Hijet lëviznin  mureve

Pa figura

Vetmia më thimthonte

Sa të gjërë e ka murin kulla ime!...

 

Gjakove,10.01.2015

 

 

KONTRAST JETE

 

Një plumb i bardhë

Mbledh thërmia buke

Rrugëve të  Nurnbergut

Pastaj  fluturon  i  gëzuar

Naten e festës plot dashuri

Gugatë në përgëdhelje   njeriu

Mbushë  gushen  e ikë

Ne çerdhën e tij

Shetit  hareshëm  me tufen

Buzë lumit Pegniz

E mua sa ora

Me fluturojnë  mendimet

Në vendin  time

Si do kalojnë jetimët festën

A kanë kore buke

 

A  dëgjojnë  muzikë

Zbrazësive te  stomakut

A do jenë para ekraneve

Apo  kantenjerëve ,

Ne luftë me ndonjë qen

Për kore buke

Ku do jenë jetimët

E vendit  tim

A i ngohë dorë e njeriut

Apo muzikë  bënë uria

Vrimave te shpirtit të lënduar

Acari therë  dhimbshëm

Rrugëve të botës  tretur

Kontrast jete

Ne pa mbarim…

24.12.2014

Nurnberg

 

 

ËDERR E PAVA VALBONEN

 

Ëndërr e preka me dorë boren

Në Majen e Hekurave

Për të shuar etjen,mallin

Valbonë

Tre net rresht

Pava gjith bukuritë  e botës

Puthsha shpate e pisha

Mbuluar me bore,

Malli desh me plasi Valbonë,

Kaq larg teje

Shihja veten ëndërr

Duke larë sytë me ujin e këthjellët,

E me thonin:të  sheron sytë,

Nuk të lotojnë

Nuk do kesh dhimbje tjetër,

Mallin ta shëron

 

Dëshiroja një pejsazh,

Një pikturë të shihja dhimbjen time

Të vari kujtim në telat e zemrës

Të drynoj në dhomën e shpirtit

Ku jetoj vetëm unë e malli

Unë e zjarri

Ku me djeg dashurija

Deri në amshim Valbonë

 

Nurnberg,

08.12.1014

 

 

SHETIJE NGACMUESE

 

Rrugëve të qytetit

Largë vendlindjes shetisja

Për të ushqyer dëshirat e varura

Në erën e vetmisë

Mendimet   zhyteshin  pshërtimave

Nuk dija kah kishin ikur gëzimet

Brenda kisha dhimbje,

Furtuna  gulfaste  ëndrrat

  tjerrura  kryqëzimeve të fatit…

Ecja rrugëve  të qytetit t’Europës

Si memec,

Me pezëm të heshtur

Në vorbullen time

Vlonte  zjarr    malli

Kujtimet më ndrydhnin

Asnjë përshëndetje nuk ndija

Ndonjeher ndëgjoja fjalen “guten tag”

Askush   nuk  njihte  gjuhen time

As dhimbjen me dënesje

As lotin,as plagët

I lodhur humba rrugën  kryqëzimeve

Nuhata gjurmëve të ecjës së gjatë

Rrugëtova sërish rrugës me pluhur

Gjeta çoshen e kullës përmalluar

Putha lëmashkun e gurëve

Statujë u bëra

Në buzëqeshjen hidhëruese…

 

21.11.2014

Nurnberg



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora