E enjte, 18.04.2024, 11:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Salihu: Poezi nga Paul Kersten

E diele, 11.01.2015, 05:50 PM


Paul Kersten u lind më 1943 në Hol­cminden. Prej vitit 1963-1970 studioi Shkencat e letërsisë dhe linguistikën. Gjatë viteve 1970-1972 e ka ligjëruar Letërsinë e re gjermane në Universi­tetin e Hamburgut.

Nga viti 1973 punoi si redaktor përgjegjës në repartin kryesor për kulturë dhe shkencë në radio. Një kohë ka jetuar në Hamburg. Veprat më të rëndësishme të këtij poeti janë: “Lozhë shkëmbi’’, poezi (1963), Meta­forika në lirikën e Nelly Zahsit’’, (1970), “Vdekja e përditshme babait tim’’, tregime (1978), “Kërcimi’’ roman, (1979), “Ndryshimi i stinëve’’, poezi (1983) etj. Këto poezi janë zgjedhur nga libri “Lulja është e druajtur’’ (1983).

 

 

LOJA

 

Djallin e kemi lënë

të vallëzojë në shishe

 

Ne i shkelim një mijë aerostate

 

Loja laradashë godet

dhe shkon përpara gëzimit

 

(kur kam qeshur unë

për të fundit herë?)

 

 

KËNGË

 

Në vendin mjegullor jetojnë yjet

Në vendin mjegullor luajnë engjëjt

 

Topi është një yll

Topi im është një shigjetë

To pi im i mbërrin flatrat e engjëjve

 

Kërce në mjegulla

Topi im

 

 

KËNGË

 

Ruaju

fëmijë

ruaju

nata është një pus

nata është një varr

helm ka në pus

helm ka në varr

Ruaju

Fëmijë

Ruaju

 

 

KËNGA E MBRËMJES

 

Do të bjerrë errësira mbi ujë

do të bjerrë errësira mbi mal

 

Në ëndërr

një gjarpër

ruan thesarin

 

Në kopshtin e hënës

bie borë

nga divi i përgjumur

 

lulja është e druajtur

lulja do qetësi

 

 

BUZË GJUMIT

 

Buzë gjumit

ku varrosen zërat

janë kthinat e një mijë vjetorit

 

Nata thyen degët e veta

me zemrat e të vdekurve

 

Duart tua

Sa  të lehta sa të ftohta

sikur uji në ëndërr

 

Në verë

bie borë

e zezë nga qielli

 

Tymi tërhiqet mbi rrugë

në varreza

 

Tani ne duhet

gjak qiriu të pimë

dhe të jemi në mbrojtje

nga të shtënat e zverkut

 

Sa shumë plagë

në ajër

 

 

NË MBRËMJE

 

Kur ne me shqiponjën

zbresim në

Mont Everes

Ose me anije kusarësh

ngjitemi në Hënë

dhe kur ne duhet ngandonjëherë

rreth gjumit shpejt të tundohemi

menjëherë na shkon mendja

p, sh.

Si do të ishte e mundshme që vrullshëm

të zbrisnim me litar nga dielli

ose ta kemi gjuajtur spirancën

nga anija e piratëve

përmbi yje

dhe mbi horizont

që ajo ndokund

në largësi

të kapet fortë

ndoshta në një kruspull

në malin e pa prekur të Tarzanit

 

 

PËRRALLA NË KOKË

 

Një vend

një hapësirë

një shpellë

 

në diçka të ngjashme

mund të mendoni

kur unë ju them juve: “në’’ përrallë.

 

Pasi më shumë se njëherë

ajo ka pyetur:

a mund njeriu të hyjë

brenda në përrallë

sikur që hyjmë në kinema

ose në supermarket?

Dhe vërtet aty

të gjithë janë brenda:

mbreti i bretkosave

princi me mure të argjendta

dhe shkurtabiqi që pengon

mollën e  helmuar

në gojë të Borbardhës.

 

A nuk mundet

ndonjëherë me aeroplan

ose me raketë

të fluturohet brenda

te vitorja vigane

te dinozaurët

kuçedrat

dhe princeshat

Si mund të hyjë njeriu

brenda në përrallë

të themi me anie

me automobilin e zjarrfikësve

me anijet kozmike?

 

Përralla:

një vend i largët

me siguri ajo ekziston diku

 

Unë them:

Përrallat, ato ende ekzistojnë

në kokat tona

a më kupton ti?

  gjitha ngjarjet e mrekullueshme,

Aventurat e Pinokios

Dhe heroizmat dhe miqësitë e marinarëve

që ne i kujtomë

këtu me këtë kokë lartë,

them unë

ia memorojë vetes këtu në ballë.

 

Këtu u shikon njeriu juve

se si përralla nuk do

t’u hyjë në kokë,

juve vende magjike

juve ëndrra

juve shpella

 

Gjepura, thotë ajo

ti donë mua të më bësh të marrë

një përrallë në kokë

kjo është një pallavra

 

Dhe unë jam i gëzuar

që ju “përrallën’’ tuaj

e mbroni

 

meqenëse

këtë ajo e dinë:

për çdo natë e marr me vete

në aventura të reja

në vendin e përrallave

 

 

NJË FOTOGRAFI

 

Më dhuron mua

një lidhje me murin mbi shtrat

 

kositësi

mendoj unë

ka kërcyer lart në mjegulla

helikopterët e çmendur

pak  para rrëzimit

 

fluturat janë

sqarimi im

dhe natën

kur ti flenë

ato bëhen të gjalla

dhe fluturojnë te ti

rreth tullacit

dhe mjekrës

 

 

DITË ME DIELL

 

Ne ngjyrosim

qiellin

me lule

 

 

ME KOKËN E VERDHË

 

Me kokën e verdhë

dhe me sqepin e kuq

rosa plastike

qëndron përjashta në borë

 

Kur të shkrihej bora

thotë ajo

atëherë rosa

mund përsëri të notojë

 

Përktheu nga gjermanishtja: Remzi Salihu



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora