Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shqipëria, në gjysmëfinale

| E enjte, 10.07.2008, 07:49 PM |


Basketboll 

Kanë vuajtur shumë, por më në fund kanë mundur të kualifikohen për në gjysmëfinalet e Evropianit. Ka qenë ky rezultati përfundimtar i ndeshjeve në grupin B për femrat e kombëtares sonë të basketbollit, të renditura të dytat me 5 pikë. Në vendin e parë u rendit Malta, e cila i kishte shkaktuar edhe humbjen e vetme Shqipërisë. Për t‘u kthyer te ndeshja e djeshme, mund të pohojmë se ka qenë shumë emocionuese deri në sekondat e fundit të saj, të cilat kanë qenë vendimtare. Vajzat kuqezi dominonin në 2 periodat e para 22-15 dhe 20-12. Ndërkohë që kanë humbur 2 periodat e tjera 10-16 24-18. 22 sekonda nga fundi i periodës së katërt dhe i të gjithë lojës, vajzat kuqezi ndodheshin një pikë përpara: rezultati 68-67. Rezultatin final të sfidës e vendosin gjuajtjet e lira të Artemida Myrto dhe në fund Shqipëria fiton 70-67, duke siguruar vendin e dytë në Grupin B të Divizionit C.

G. Shqip