Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bekim Rexhepi: Parisi i Aliut dhe armët e Kadiut

| E diele, 11.01.2015, 06:31 PM |


Parisi i Aliut dhe armët e Kadiut*

Hapja e shoqërisë arabe duhet të ndodh për faktin qe të ulet numri i madh i regjimeve diktatoriale dhe i dhe i dhunës se pandalshme qe kapërcen kufijtë e terrorit dhe gjenocidit brenda vet shoqërisë arabe. Nuk mund të mendohet qe shoqërorja të organizohet sipas një qendre të vetme, e cila instrumentalizon rendin shoqëror duke prerë koka, për mosbindje dhe botëkuptime ideologjike.

Nga Bekim Rexhepi

Po të ishte i gjallë poeti dhe shkrimtari Ali Podrimja, gjithsesi do të reagonte ashpër çoftë nga Parisi apo edhe nga Prishtina, nder të tjerash Aliu do të ndjehej keq, do të shkrepte përmes pendës  dhimbjen që solli aktit terrorist në qendrën e satirikes së famshme Charlie Hebdo. E di se do të reagonte goxha ngjashëm si në një vragë poezie “ nuk kemi tokë me nda, me fal, armiku në p... të nënës”. Ndofta në këtë koincidencë do ta shkrunte: “ nuk kemi me e ndal dijen, civilizim, e ndalqit e verbët në p... të nënës, me gjithë terrorizëm e primitivizëm”. Parisi i ëmbël Aliut u godit me pas shpine hithër në ditën qe s’ngrysi zakonshëm nga bukë përmbysurit e Kadiut.

Vrasësit e Kadiut siç do ti quaj unë terroristet islamik, kanë rënë në gjak dhe vetëm gjaku i ndal, në këtë hov të tyre të verbërisë e politikës në emër të zotit.

Ndofta edhe Migjeni kishte ndjerë qe herët hiret e mbrapshta të njeriut, dhe më të drejtë shkruante për mëdyshjet “me ... s'po dihet kush është Zot e kush njeri, njeriu është pjellë e Zotit apo Ai pjellë e tij”.

Vrasësit e Kadiut janë shkrepur kudo, ata janë kudo, janë shndërruar në bombë dhe bota është mbushur me pasiguri prej tyre, ka plotë bomba gjithandej botës, ndaj tash duket se edhe zoti ka frikë nga Kadit e lindjes?! A është Kadiu vrasësi më i tmerrshëm i botës tanipërtani? A do të ketë një bombë të ngjashme si ajo e Julius Robert Oppenheimer, për ta(?) - sepse vetëm kjo i ndal yryshit e tyre për të vra të tjerët qe janë jo si ta.

Arti i kritikës është vlerë universale e krijuesve, dhe për këtë ka një unifikim paraprak që nuk mund të rrënohet aq lehtë me tentativa kriminale duke vrarë krijuesit e vlerave të mëdha. Pra, pavarësisht se si ajo mund të kuptohen këto vlera nga individi i thjesht apo grupe të caktuara për rrënimin e tyre, mbase duhet kapërcyer legjitimitetin e mase universale, në të kundërtën këtë që po bëjnë militantet kadist, është e tmerrshme sepse po vije e po s’postohet me gjithë ato boshllëkun e një sistemi fare izolues, që veçse i mbushur me koherencë spontane shpërthen si në ëndrrat e këqija.

Në sistemet e izoluara të lindjes, përmbysjet diktatoriale vërtetë kanë teptisur njëri pas tjetrit duke i kapërcyer edhe vet diktaturat me shembuj më agresivë, më barbarë që njeh bota. Rendja e diktaturave në lindje si e Sadamit, Gadafit, Mubarakut dhe kjo më e përgjakshmja e Asadit, nuk sjellën diç të hairit as në horizontin e vet lindjes.

Ndonëse kjo gjendje e rëndë arabe do të zgjasë edhe për kohë të tjera, i mbetet perëndimit të marri masat e saja në parandalimin e ekstremit brenda kufijve të saj legjitim. Të cilët edhe në rastin e fundit në Paris u lënduan rënd. Por, perëndimi edhe pse qëndron në ofensivë dhe synon të zhvillohet në të gjitha aspektet e saja, madje, deri edhe atje ku aspiratat para bekohen dhe vdesin akoma pa lindur.

Sistemi i hapur perëndimor po kundërshtohet nga sistemi i mbyllur dhe hermetik i lindjes, i cili orvatet të veçohet me elementet e saja më primitive të kohës. Perëndimi ka provuar ta ndihmoj Lindjen, duke i rrënuar diktaturat e egra brenda saj, por në shumë raste ka dështuar sepse besimi dhe puna e saj është keqkuptuar dhe nga të gjitha shtete me shumicë myslimane, diktaturat e rëna janë shfrytëzuar për të ngritur të tjerat me radhë, në fund me të dhimbshme për vet ta. Ndërsa. lindja mbetet prova, e provës së madhe për perëndimin që duket gjithnjë e më shumë i dështuar në insiativat për ta ndihmuar.

Liberalizmi si një rrymë e politikës në perëndim, qysh në mesin e shekullit XVIII në Angli, japi dëshminë e fundit të heterenomisë fetare dhe e demaskon koherencën e saj spontane, jashtë çdo lloj karakteri transcendental. Feja është e kuptueshme vetëm atëherë kur ajo skanohet nëpërmjet emancipimit moralizues dhe human, në të kundërtën qëllimi i saj bije.  Shoqëria arabe në përgjithësi duhet të dali nga çrregullimet e njëpasnjëshme, nëse duan t’ia dalin, atherë duhet ata të vet organizohen ti përvishen liberalizmit dhe hapjes.

Kjo sfidë arabe është e mundur duke ndarë shtetin nga feja, një domosdoshmëri e ekzistencës dhe e zhvillimit të çdo shoqërie të emancipuar. Pra, hapja e shoqërisë arabe duhet të ndodh për faktin qe të ulet numri i madh i regjimeve diktatoriale dhe i dhe i dhunës se pandalshme qe kapërcen kufijtë e terrorit dhe gjenocidit brenda vet shoqërisë arabe.

Nuk mund të mendohet qe shoqërorja të organizohet sipas një qendre të vetme, e cila instrumentalizon rendin shoqëror duke prerë koka, për mosbindje dhe botëkuptime ideologjike.

Duart dhe maskat e krimit janë paradigmat e çrregullim shoqëror të shteteve të dobëta dhe si të tilla kurrë nuk mund të krijojnë një rregull mbi norma, sepse nuk ndërtohet mbi norma të përcaktuara si norma universale. Ndaj fabula e Kadiut duket se do të zgjatet në manin e vet edhe për kohë të tjera – fatkeqësisht...

*me fjalën Kadiu i metaforizojë terroristet islamik.