E premte, 19.04.2024, 11:52 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Shqiptarizimi: Xhemal Ahmeti bëhet Jon Leka

E shtune, 10.01.2015, 08:36 PM


Xhemal Ahmeti bëhet Jon Leka

Nga Linda Bekteshi - Zeri.info

Publicisti Xhemal Ahmeti sot në facebook njoftoi se do të ndërrojë emrin dhe mbiemrin në Jon Leka. “Zëri“ u interesua për motivin dhe arsyet e një vendimi jo aq të zakonshëm, sidomos kur dihet se autori është i njohur si publicist dhe autor librash me emrin e tij të deritanishëm.

Zëri: Si quheni?

Jon Leka.

Zëri: Nga ideja për ta bërë këtë veprim?

Nuk ishte ide ose është një problem i vjetër i imi. Duke rikonfiguruar të dhënat në murrin tim e shkrova rastësisht mbiemrin Leka. Nuk shkoi gjatë dhe shpërthyen reagimet. Sidomos në inbox më shkruan shumë të rinj edhe nga Maqedonia, të cilët qëmoti tentojnë kot të ndërmarrin një aksion të tillë, mirëpo të pengohen nga familja, rrethi, ofiqaritë e të ndryshme. Pse? Identiteti është e drejtë supreme dhe personale e njeriut. Ai ka lirinë vetë të vendos mbi të dhe askush tjetër.

Zëri: Domethënë jo i motivuar nga arsye religjioze apo politike?

I motivuar nga arsye politike ndoshta po. Mbiemri im si Ahmeti shfaqet veç pas Luftës së Dytë botërore. Në shumicën e dokumenteve të siguruara deri tani njerëzit e fisit tim (shek 18-19) përmenden si Gjoni i Lekeve, Rusta i Lekeve, Mihajli i Stepeve, Gjergji, Fili, Krista i Gjonkeve veç në dokumentet e pasluftës hasim në Qamili i Lekeve, Ramizi i Lekeve ose siç ishte ne dokumentet e babait tim të ndjerë edhe Zekir Kamilov Leka e më vonë Ahmeti. Nuk ka asnjë dilemë se administrata turke ka ndryshuar emrat në myslimanë, ajo bullgare i ka bullgarizuar e kjo maqedone pastaj i ka përforcuar me ov - in dhe ovski - at. Kemi të bëjmë me një asimilim të detyruar e permanent të emrave dhe popullatës ndër shekuj.

Personalisht nuk kam asnjë motiv religjioz. Të gjithë që jetojnë atje nga vij unë e dinë se babai im gjithmonë është thirrur Zeqir Leka e jo siç ka qenë zyrtarisht.

Zëri: Po këto fise si quhen sot?

Njëjtë Gjonke, Stepe, Gurushe, Lice, ndërsa të rejat shumë të vonshmet Halilet, e ku ta di.

Zëri: Jo religjioze, mirëpo ti e ndërron edhe emrin?

Ta them të drejtën asnjëherë nuk jam ndier mirë me këtë emër e mbiemër. Emrin ma ka vënë një hoxhë, madje si Xhemaludin. Për fat të mirë babai im e harron pjesën e dytë dhe mbetet vetëm pjesa e parë. Sa herë që pyetem si quhem – mendoj përballë tjerëve – menjëherë ia nisin: je turk? Jo. Egjiptas? Jo. Arab? Jo u them dhe lodhem dikur e u them shqiptar jam!

Nuk kam motive religjioze. S'mund t'i kem. Familjen atje e kam myslimane. Thjeshtë: emrin ma ka ngjit dikush, mbiemrin ma ka vënë dikush dhunshëm dhe që të dy nuk kanë të bëjnë as me bindjet e mia, as me origjinën e as me identitetin tim kështu si jam. Pse t'i barti si një depresion të përjetshëm edhe pse më bëjnë nervoz.

Zëri:Në rrjet lexova se e konsideron edhe “trashëgimi” nga i ati të merresh me këtë punë?

Njëherë e pyeta. Ishte Bajram. Thash pse shkon ti tek varret kur i shanë ata që shkojnë në xhami. Më tha: “Ku shkojn kit budallt shkojme ene ne”. Unë e di se ngula këmbë: “Ku janë varret e tjerëve; babës së gjyshit, e tjerëve”? Tekstualisht më tha: “Kur të rrajtesh kërkoj napër defeterët e turçive, bullgarëve, sëbeve... hajt shtaj mos m' shurdho dhe mos ma mer ftajrën”. Këtë e bëna unë pas shumë viteve. Gjurmova dhe morra vesh për djegien sistematike të varreve, demolimin e kishave e shumë gjëra tjera, që mendoj se dikur i botoj si studime.

Zëri: Tha se kanë reaguar shumë të rinj e të reja që duan ta bëjnë të njëjtën gjë?

Po. U habita nga reagimet. Edhe ata jo patjetër të nxitur nga debatet mbi fetë, por   shumica edhe nga vetëdija se dinë që emrat që bartin si familje nuk janë të tyre, janë të imponuara madje edhe me dhunë në kohëra të ndryshme. Nuk identifikohen me to. Duan emra konform identitetit sepse ndihen shqiptarë, flasin shqip. Unë iu apeloj ta bëjnë sa më parë, sepse është e drejtë e tyre dhe çlirohen nga depresionet që ua sjell emri i padëshirueshëm sa herë të thirren të tillë.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora