E enjte, 25.04.2024, 11:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Të flasësh me gjuhën e skulpturës…

E enjte, 24.05.2007, 11:20 PM


Dy piktorët korçarë Visallaq Kolovica dhe Llazi Tili i dhanë rrugë ëndrrës së tyre që fshihej në sirtar prej vitesh,  çeljes së një ekspozite në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Vasillaq Kolaveca  rrjedh nga një familje artistësh. Babai i tij piktor i dëgjuar në qytetin e Korçës, u bë nxitësi i parë për të ndjekur rrugën e artit. Me mbarimin e shkollës artistike aktivizohet me krijimtari të bollshme në të gjitha ekspozitat lokale, kolektive dhe vetjake, si dhe ato kombëtare.

Punimet e tij gjejnë shtrirje në të gjithë territorin e Shqipërisë si dhe vende të ndryshme të Ballkanit dhe Evropës, si Itali, Francë, Gjermani.  Të dy artistët kanë çelur ekspozita vetjake në qytetin e tyre të lindjes. Ekspozita e kulturës popullore i ka vlerësuar me çmime të parë nga Akademia e Shkencave në qeramikë si dhe Urdhrin “ Naim Frashëri” të klasit të parë.

Në Vitin 2005-2006 Vasi  ka çelur tre ekspozita shumë të suksesshme vetjake me 130 punime, me objekte të skulpturës  dekorative dhe skulptura në terrakot, si rezultat i një pune shumë vjeçare. “Kjo është ekspozita ime e parë pas viteve 90-të. Kurse para këtyre viteve, kam hapur edhe tre ekspozita të tjera në Tiranë. Në Pallatin e Kulturës, në Muzeun Historik Kombëtar dhe në Galeri”, - shton Vasi.

Punimet e prezantuara për publikun kryeqytetas janë  krijime të reja, të dy viteve të fundit, ku janë paraqitur në formën e vazove, 50 skulptura si  dhe në formën e relieve të glazuruara rreth 60 punime, ndërkohë që edhe 40 punime janë nga artisti i talentuar Llazi Tili. Të gjitha punimet janë  në skulpturë dhe qeramikë. Vasi thotë se “ne kemi dy mendime të ndryshme dhe po dy rrugë të ndryshme punimi. Drejtimi i tij është i fokusuar në pasqyrimin e jetës dramatike në Shqipëri dhe këtë, ai arrin ta pasqyroj në mënyrë shumë të kapshme dhe të perceptueshme  për syrin  e gjithsecilit”. Ndërsa punimet e Vasit janë pak më të komplikuar  dhe me drejtim abstrakte, ku përcjellin në vetvete një mesazh filozofik.

Të gjitha veprat, të parë një e nga një  transmetojnë për atë që e shikon një mesazh të veçantë të realitetit tonë shoqërorë. Vasi thotë se  futja në hollin e pikturës nuk ka qenë e rastësishëm, pasi  rrjedh nga një familje artistësh. Babai im ka qenë piktor i dëgjuar në qytetin e Korçës dhe kështu ai u bë nxitësi i parë për të ndjekur edhe unë rrugën e artit. “Fatkeqësisht unë nuk kisha mundësi të studioja, pasi kisha probleme familjare, por pata fatin e madh të punoja në një repart të vogël në Korçë, ku mësova zanatin e poçarit. Dhe për të krijuar profilin tim individual, u mundova që të shkrija në një të gjitha njohurit e marra në forma të ndryshme. Të ekspozosh në Shqipëri, është një emocion krejt ndryshe nga çdo vend tjetër i botës, edhe pse në të gjithë shtetet jemi pritur mirë, si nga publiku dhe mediat”, - shtojnë skulptorët. Ndërsa çelja e ekspozitës në Galerinë e Arteve ka qenë një ëndërr në sirtar, që mori rrugë nga të dy artistët korçarë. Emocioni  i tyre u shtua edhe më shumë ku miqtë dhe të afërmit kanë bërë kilometra rrugë për të qenë prezent në natën e tyre. Të krijosh në qeramikë për artistët nuk është shumë e thjeshtë, pasi krahas problemeve artistike,  ku hynë dizenjim dhe vizatimi, qeramika është një art që ka mjaft probleme teknologjike. Në Korçë i themi shtonë “Kolavica që të bëhesh qeramist i mirë, duhet të kesh një torbë të madhe me hallate”.

Që  të krijosh argjila të mira, do kushte speciale për përpunimin e argjilës, pjekjen e saj. Qeramika është një art që kërkon një sërë makinerish, që pa to nuk bën dot. Dhe krahas këtyre, do një përgatitje të madhe profesionale në njohjen e zmalteve ose glazureve. Ku që të dy artistët korçarë në shumicën e rasteve glazuret nuk preferojnë t’i marrin të gatshme, por t’i përgatisin vetë. Që të jesh një qeramist i mirë, duhet të shkrish në një kompleksin artistik dhe ata teknologjik.  Llazi Tili e quan nder të çelësh një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve.

 

 

 

Në këtë ekspozitë ai është përfaqësuar me punime në terrakot dhe grafika,  ku pika më e fortë e artit të tij ishte skulptura. Megjithëse artin e tij ai e pranon që është konkret, por për një sy artisti perceptohen edhe elemente të abstraktes. Gjithsesi unë jam përfaqësuar në këtë ekspozitë me figura konkrete. Arti i tij shpaloset përmes emocioneve që percepton nga realiteti në mënyrë vizuale. Ai thotë se “jam ndikuar shumë nga ngjarjet që kanë ndodhur vitet e fundit në Shqipëri. Nuk mund të qëndronte indiferent shpirti im”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora