E shtune, 26.11.2022, 03:29 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Si ta shpëtojmë Kosovën

E enjte, 08.01.2015, 07:29 PM


Si ta shpëtojmë Kosovën nga përbindëshat politik !

Shkruan: Florim Zeqa

Ikja e shqiponjave (të rinjëve) nga trualli atëror duke mallkuar çdo gjë në këtë vend, është një ogurë i zi, ky nuk është mallkim nga Zoti këtë e di, por është "dhuratë" nga korbat e zi (politikajt), të shëndrruar në përbindësha të gjithçkaje në këtë vend.

Politikanët e papërgjegjshëm, Kosovën nga një vendi i shpreses dhe i ardhmërisë e kanë kthyer në një vend ku ënderrat shëndrrohen në iluzione, ku shpresat vdesin akoma palindur, ku vdekja të shoqëron çdo kund dhe në çdo hap të jetës.

Shqiptarët e Kosovës që në të kaluarën e afërt identifikoheshin me heroizmin, trimërinë, krenarinë, atdhedashurinë, solidaritetin, humanizmin, toleranacën ndaj njëri-tjetrit,...nëse deri dje morali njerëzor ishte vlera absolute e shoqërisë sonë, sot  maskarallëku dhe poshtrimi njerëzor kanë njollosur imazhin dhe  mjegulluar historinë tonë kombëtare.

Edhe pse të gjithë e kemi gojën plot ndryshime, megjithatë nuk po e gjejmë rrugën e ndryshimeve !

Zgjedhjet e fundit parlamentare ishin rasti i fundit për kthimin e shpresave të qytetarëve për ndryshime pozitive përmes votës së lirë,...përderisa lidhja e koalicionit të madhë paszgjedhor PDK-LDK, shënon fundin e iluzioneve!

Koalicioni paszgjedhor erdhi si rezultat i interesave meskine të një grupi të vogël njerëzish pa moral dhe ndjenja njerëzore, dhunoj vullnetin e shumicës për ndryshime...gëlltitën e çka nuk gëlltitën, në fund fashitën edhe shpresat e qytetraëve për jetë në këtë vend.

Hipnotizimi, apo më mirë më thëne, rënja në gjumë e popullatës pas 17 shkurtit 2008-të, ka ndikuar në rritjen e papërgjegjësisë së qeveritarëve; rritjën e shkallës së korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera të shumta negative në Kosovë.

Thellesisht jam i bindur, sikur popullata të ishte treguar më syqelë këtyre viteve të paspavarësisë, në ndëshkimin e së keqës përmes protestave dhe formave tjera deri të padëgjueshmëria qytetare ndaj qeveritarëve, më siguri sot situata do të ishte krejt ndryshe.

Mirëpo në vend të kësaj ndodhi heshtja nga pritja e "mrekullisë nga qielli".

Heshtja ndaj skandaleve serike të qeverisë dhe respekti i tepruar ndaj ndërkombëtarëve na ka prurë në situatë mjeruese.

Varësia e skajshme e politikës kosovare ndaj ndërkombëtarëve dhe heshtja e popullatës garanton stabilitetin politik që kërkojnë "miqt" ndërkombëtarë, përderisa mungesa e zhvillimit ekonomik të vendit ka prodhuar varfërinë e dhe mjerimin social në vend.

Vetëm një popullatë shqiptare e varfër, e heshtur më një klasë politike nënshtruese ua garanton të huajve jetëgjatësinë e tyre në Kosovë!

Andaj më shumë së pushtetarëve aktual, ju intereson ndërkombëtarëve që të mos ketë protesta dhe demonstrata që qojnë në prishjën e "stabilitetit" politik.

Lënja e fatit të vendit në duart e liderëve të korruptuar politik, është më tepër së heqje dorë nga shtetësia dhe sovraniteti politik.

Demonstratat, protestat gjithëpopullore dhe padëgjueshmëria qytetare ndaj pushtetarëve janë instrumente që i shfrytëzon bota demokratike për largimin nga pushteti të klasave politike të dështuara.

Protesatat janë forma demokratike të shprehjës së paknaqësisë qytetare ndaj një regjimi apo qeverisje, kur  këto të fundit bëjnë shkelje kushtetuese apo abuzojnë më pushtetin, përderisa opozita mbetët kujdestare e përhershme e mbrojtjës së të drejtave dhe lirive qytetare, e mbrojtjës së rendit kushtetues në vend.

Sa do e drejtë, paqësore dhe demokratike të jetë një protestë kur numërikisht është e vogë, efekti i saj është minimal. Por kur një shprehje e paknaqësisë dhe demonstrimit bëhet nga një masë e madhe njerëzish, ajo merrë karakterin gjithëpopullor, atëhere reagimi i pushtetarëve është tjetër,...me këtë ndërron edhe qasja e  ndërkombëtarëve.

Nëse dëshirojmë ndryshime, duhet t'u bëhemi barrë në qafë pushtetarëve me kërkesa të vazhdueshme për vende të reja pune, ulje taksash, sigurime shëndetësore arsim cilësor,...organizimi i protestave gjithandej vendit për rritje pagash, ulje çmimesh të konsumit të përditshëm, furnizim me energji elektrike dhe ngrohje në këto ditë të acarta të dimrit,...do ta bënin Qeverinë të gjunjëzohej shpejtë para kërkesave popullore.

Sa më parë ta çlirojmë Kosovën nga përbindëshat politik, aq më e afërt do të jetë dita e ndryshimeve pozitive në vendin tonë,...zgjatja e jetës kësaj klase politike do të thotë vdekje e ardhmërisë së shumë gjeneratave në Kosovë.

Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj me një thënje të të madhit Faik Konica e cila i shkonë për shtati aktualitetit politik; Në qoftëse Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të shkruhej: "Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora