E premte, 29.03.2024, 05:53 AM (GMT)

Mendime

Shahin Ibrahimi: E lënë në harresë

E enjte, 08.01.2015, 07:20 PM


E lënë në harresë

Nga Shahin Ibrahimi

Kaloj edhe ky vit si vitet e tjerë, herë duke u zvarritur e herë të tjera me shpejtësinë e erës. Krahas varfërisë që na ka zotëruar, na duket vetja të pa vlerë, të lënë në harresë. Megjithëse jemi lagja më e madhe e qytetit të Durrësit, dhe i paguajmë shtetit të gjitha detyrimet që na takojnë si qytetarë, ende vazhdojnë të na shohin me sytë e njerkës. Ndonëse kjo lagje është dhe pasqyra turistike e vendit në verë, mbasi është dhe plazhi më i madh dhe kryesori i Republkës tonë. Shteti hesht dhe kujdesi mungon. Premtimet e dhëna sidomos nëpër fushata flejnë nëpër sirtare, apo fluturojnë larg gojrave që i nxorën ato. Është lagje që ka dy tabllo në infrastrukturën e saj rrugore, {si Buda dhe Pesti i mesjetës}, si në shtrimin e tyre edhe në mirëmbajtje. Nga bulevardi kryesor deri në tortuarin e breg detit, ajo është e shtruar me asfalt çdo pëllëmbë, me tortuar dhe kanalizime të rregullta. Ndërtesat shumë katëshe që janë ndërtuar shumë pranë njëra tjetrës, {sa në disa raste s`kanë lënë vënd të futen as ambulancat apo zjarrfiksja}, se për parkim nuk bëhet fjalë. Pemë nuk ka, por  nuk ka asnjë lulishte apo kënd lojrash, ku të prehet pushuesi dhe fëmijët. Edhe sikur këmbët të tundësh nuk gjen asnjë banjo publike apo një çesëm për të pirë ujë apo të freskohesh në muajt e verës. Tortuari në bregdet vlen për të dëshiruar, nga ndërhyrjet që bëhen për tu çuar ujë dhe energji kjoskave që janë ndërtuar në rërë si kërpudha. Pushteti vendor i shikon dhe bën gjumin e ariut. Për qytetarët nuk ka as dhe një metër vënd të vendosin çadrat e tyre, se sot dhe deti ka pronarë. Të shumta kanë qënë rastet e konfrontimeve fizike të pushuesëve turistë apo vëndas me këta të vetqujtur pronarë si dhe me puntorët e tyre rrugaçë. Bulevardit krysor brënda tetë vjetëve i janë bërë tre ndërhyrje në të gjithë gjatësinë prej katër km, për elektrik, ujë të pijshëm dhe së fundi për kanalizime. Por firmat që marrin këto tendera punojnë shumë ngadalë dhe nuk i përfundojnë punimet mbrënda afateve dhe me cilësinë e duhur. Shpesh herë bulevardi përmbytet nga uji që shpërthen nga pusetat e ndërtuara para gjashtë muajsh. Tjetër shkak është se janë të bllokuara nga rëra dhe mbeturinat. Ky kanalizim nuk është lidhur me kolektorin kryesor edhe tani, mbas gjashtë muajsh që kanë përfunduar punimet, gjë që bën të mundur shperthimin e ujrave në bulevard ku qytetarët lagen nga lëvizja e makinave. Ngado vetëm indiferentizëm.

Tek stabilimenti “Hekurudha” midis shinave dhe bulevardit kryesor, përballë tregut një godinë shumë katëshe ka bllokuar të vetmin kanal kullues që mblidhte ujrat, i hapur që në vitin 1960. Policia ndërtimore merret vetëm me punë të mëdhaja dhe, as e vë ujin në zjarr për këtë. Sa për krytarin e Bashkisë, zoti i shtoftë ymrin dhe betonierat. Ndërtuesit e shikojnë që kanë bllokuar kanalin, shikojnë dhe lagjen që përmbytet dhe nuk marrin masa të gjëjnë një zgjidhje.

Ata shohin vetëm fitimet. Duke parë këtë situatë çdo kujt prej nesh, është e natyrshme ti lindin në kokë një sërë pyetjesh.

:- A shikohen projektet kur miratohen nga komisjoni rregullues i qytetit, dhe a kontrollohen në terren para miratimit të dhënjeve të lejeve të ndërtimit?

Përballë saj lagja qëndron e heshtur, me rrugë të prishura pa kanalizime ku qytetarët xhveshin këpucët dhe çarapet për të shkuar në shtëpitë e tyre. Po bëhen dekada që ne jetojmë me këtë preokopim dhe pa gjetur zgjidhje. Ka katër legjistacione që pushteti vendor na mban me premtime. Gjendja e tyre sa vjen dhe keqësohet më shumë. Mirë për rrugicat që lidhin shtëpitë nuk ju bie mëndja, por për rrugët kryesore që lidhin bulevardin kryesor me unazën dhe që janë bërë për tu qarë me oi. Nëpër fushata elektorale kandidatët e kujdo spektri politik vetëm sa na premtojnë, pastaj as nuk hapin telefonat, edhe kur lagja noton në ujë. Përpara disa viteve në premtimin e dhënë në një fushatë na thanë, se dhe në rast se nuk fitojmë, dhe në opozitë të jemi, do të ngrjmë zërin për gjëndjen e kësaj lagjeje. Por edhe kur ata fituan dy mandate, nuk ju bëhet vonë fare për ato që premtuan. Nga dita në ditë bulevardi dhe rrugët po përkeqësohen. Në një takim që patëm kohë më parë me një nga kanditatët i cili shpalosi vetëm programin e partisë së tij, i dha rëndësi hapjes së vendeve të punës, evidentimin e vlerave të qytetit të Durërsit, dhe premtoi që do bënte ndërhyrje në bashki për problemet e lagjes. Diskutimet e qytetarëve ai i aprovonte me kokë dhe bënte sikur mbante shënime të shumta. Shumë kujt ju bë qejfi për këto premtime dhe i premtuan atij mbështetje. Por vetëm kaq.

Zotërinj pushtetarë:

- Plazhi ynë është pjesë përbërëse e qytetit turistik të Durrsit. Nga statistikat e fundit mësojmë se popullsia e kësaj lagje i ka kaluar të 70 mijë banorë. Por sa herë mblidhet kshilli bashkiak në planet dhe projektet e tyre, janë vetëm rrugët e qytetit. A thua se plazhi nuk është pjesë përbërëse e qytetit, por një lagje fshati anonim.

- Le të marrim problemin e lulishteve. Ka që nga viti 1996 e këndej që hapësirat e gjelbëra janë shkatërruar, e në vënd të tyre janë ngritur dhe po ngrihen pallate të pa fund. Me dhjetra janë firmat e ndërtimit apo persona privatë që i kanë zaptuar ato, dhe pushteti vendor vetëm fërkon duart. Në rast se do të bënim një llogari të vogël matematike i bie që për frymë popullsie këtu tek ne, të mos kemi asnjë centimetër gjelbërim për frymë. A është normale kjo gjë zotërinj pushtetarë?.

A e dini ju se një vend pushimi si plazhi ynë, prezantimin e parë duhet ta bëjë me sheshet dhe hapësirat e gjelbërta, që dikur i ka patur me bollëk. Plazhi i vjetër i Durrësit që dikur të joshte me gjelbërimin e plepave, palmave dhe pishave tani është kthyer në një shkretëtirë hekuri dhe betoni. Nga të gjitha anët smog, pluhur dhe prestigjin “dhe”.Vetëm rëra e ndarë në ngastra dhe deti i pisët nuk mund ti japin atij statusin e një vendi pushimi dhe rekuperimi. Le të shohim dhe një gjë tjetër:

- Semaforët. Para tetë vjetësh ata u vendosën dhe nisën të funksionojnë normalisht, duke i dhënë një lloj orientimi lëvizjes së makinave dhe njerëzve. Më pas semaforët i prishën dhe i nxorën jashtë pune. Me qëllim apo jo kjo duhet parë. Janë disa dhjetra viktima që kanë rënë pre e mungesës së tyre dhe vijave të bardha. Bashkia dhe politika mjaftohen vetëm me postera propogantistike dhe kaq. Po a mjafton kjo? Plazhi ynë dalngadalë po e humb prerstigjin dhe emrin e tij të mirë dhe është kthyer në një grumbull heterogjen pallatesh dhe hotelesh të pa vlerë dhe mediokër.

Deri kur do vazhdojë ky indiferentizëm ndaj problemeve të tilla që po i heqin vlerat plazhit të qytetit tonë, dhe po largojnë turistët për çdo vit e më shumë, drejt destinacioneve të tjera.

A ekziston tek ju zotërinj të kshillit bashkiak pak sedër durrsaku dhe moral qytetar. A nuk ju vret sytë një pamje e tillë. Ju që keni pushuar në plazhe të ndryshëm nëpër botë, a nuk e ndjeni disnivelin që egziston midis tyre.

Shpesh dëgjojmë se lëvrimi i fondeve për lagjet bëhet lojë politike midis pushtetit qëndror dhe atij vendor. Luftën politike mbajeni për vete sepse popullit nuk i duhet loja politike e fondeve, por i duhet që ti shërbehet dhe mos të luhet me dinjitetin e tij. Është detyra e atyre që janë në drejtim të Bashkisë apo drejtuesit e Këshillit të {Qarkut të kujdo spektri Politik qofshin} që të jenë më afër problemeve dhe shqetësimeve që kanë lagjet, apo individët për tja bërë atyre më të mirë jetesën, e pse jo edhe krenarinë e të jetuarit në një vënd turistik. Me punën tuaj të ndërgjegjëshme nesër të krenoheni, se jeni bij të këtij qyteti, që pasnesër qyteti tju nderoj, dhe tju rizgjedhë përsëri në forumet drejtuese të pushtetit lokal dhe qëndror. Plazhi ju pret.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora